Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla në Shtëpinë e Bardhë, në ditën e dytë të vizitës zyrtare të monarkut britanik në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë ceremonisë pritëse, Trump e cilësoi si një “nder të madh” mikpritjen e çiftit mbretëror, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve. Pavarësisht motit me shi në Washington, D.C., presidenti amerikan nuk i kurseu batutat, duke thënë me humor: “Çfarë dite britanike është sot”, në një referencë ndaj kushteve atmosferike tipike për Britaninë.
Në ceremoni morën pjesë figura të rëndësishme të administratës amerikane, përfshirë zëvendëspresidentin J.D. Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, si dhe drejtues të tjerë të lartë. Nga pala britanike ishte e pranishme Sekretarja e Jashtme Yvette Cooper. Në mesin e të ftuarve spikatën edhe emra të njohur të biznesit si Tim Cook dhe Jensen Huang.
Gjatë fjalës së tij, Trump kujtoi vizitat e tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke përmendur mikpritjen në Kështjellën Windsor dhe duke e cilësuar atë si një përvojë të paharrueshme për të dhe bashkëshorten e tij, Melania Trump. Ai theksoi gjithashtu lidhjet historike mes SHBA-ve dhe Britanisë, duke nënvizuar ndikimin kulturor dhe vlerat e përbashkëta.
Presidenti amerikan solli edhe momente personale në fjalimin e tij, duke përmendur nënën e tij dhe admirimin që ajo kishte për familjen mbretërore britanike, veçanërisht për Mbretin Charles.
Vizita e Mbretit Charles III në SHBA konsiderohet një moment i rëndësishëm diplomatik, ndërsa marrëdhëniet transatlantike mbeten një element kyç në politikën ndërkombëtare.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
28 Prill17:15
VIDEO/ Përfshihet nga flakët një ndërtesë shumëkatëshe në Moskë, humbin jetën 7 persona dhe plagosen 13 të tjerë
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një ndërtesë shumëkatëshe në Moskë, ku si pasojë e k&eu...
BOTA
28 Prill16:12
“Irani na ka informuar se është në gjendje kolapsi”, Trump: Teherani kërkon të hapim Ngushticën e Hormuzit sa më shpejt të jetë e mundur
Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur përmes një postimi në Truth Social se Irani sapo ka informuar palën amerikane se n...
BOTA
28 Prill16:03
Heshtje e qëllimshme! Aktorja Meryl Streep shmang komentet për romancën e përfolur me Martin Short
Aktorja Hollivudjane, Meryl Streep i ka mbajtur të ndaluara pyetjet në lidhje me aktorin Martin Short përpara paraqitjeve të fund...
BOTA
28 Prill15:35
Lufta godet tregun e naftës në Suedi, paralajmërohet mungesë e karburantit për avionët
Suedia po lëshon një paralajmërim të hershëm për një mungesë të mundshme të karburantit për avionë...
BOTA
28 Prill15:30
Emiratet e Bashkuara largohen nga OPEC, goditje për tregun global të naftës
Emiratet e Bashkuara Arabe do të tërhiqen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) më 1 maj.
“Ky vendim përp...
Piranjat News
BOTA
28 Prill14:31
VIDEO/ Momenti kur Izraeli rrafshon brenda pak minutash 1500 banesa në Liban
Në zemrën historike të Bint Jbeil, një Xhami e Madhe 400-vjeçare dikur qëndronte si një dëshmi e kujtesës s&eum...
BOTA
28 Prill14:32
Samit i jashtëzakonshëm i vendeve të Gjirit Persik, takim për të planifikuar përgjigje ndaj sulmeve iraniane
Vendet e Gjirit Persik po mblidhen sot në Xhedah të Arabisë Saudite për një samit të jashtëzakonshëm, takimi i par&eum...
BOTA
28 Prill13:48
Lëkundje tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mesditën e së martës pranë ...
BOTA
28 Prill13:42
"Google" bllokoi 8,3 miliardë njoftime mashtruese në vitin 2025
Në vitin 2025, Google bllokoi ose hoqi 8,3 miliardë reklama dhe pezulloi 24,9 milionë llogari, duke përfshirë 602 milionë reklam...