BOTA

"Nepërkat fluturuese"/ Çfarë ndikimi do të kenë aeroplanët F-16 në luftën kundër Rusisë?

M.B. Përditësimi i fundit 13 Qershor 2024, 07:47
"Nepërkat fluturuese"/ Çfarë ndikimi do të
Foto ilustruese

UKRAINA- Teksa vëzhguesit presin për shfaqjen e aeroplanëve luftarakë F-16 mbi qiellin e Ukrainës, Keith Rosenkranz, pilot që ka fluturuar në mbi 30 misione me këta aeroplanë gjatë Luftës së Gjirit, ka disa paralajmërime për ukrainasit që do të merren me ta.

“Tjetër gjë është të jesh në mision trajnimi dhe të hedhësh një bombë në një shënjestër të parrezikshme, apo të luftosh me një helikopter të një kategorie tjetër, në një skenar të inskenuar”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Tjetër gjë është t’i bësh të gjitha këto kur armiku dëshiron të të vrasë”.

Pas shumë kërkesave ndër vite, Ukraina pritet të pranojë aeroplanët e parë F-16 prej Perëndimit, në qershor apo korrik, sipas raportimeve të fundit. Aeroplanët F-16 janë krijuar pas Luftës në Vietnam. Përgjatë atij konflikti, aeroplanët amerikanë të rëndë dhe të ngadalshëm janë shënjestruar në shifra alarmuese nga aeroplanët e krijuar prej sovjetikëve.

Për të krijuar tipin F-16, një ekip dizajnerësh, që janë bërë të njohur si “mafia luftarake” e kanë përmbysur filozofinë e kohës, e cila deri atëherë ka rezultuar me aeroplanë amerikanë të mëdhenj dhe shumë kompleks. Në vend që të krijonin një motor të madh për të rritur fuqinë, dizajnerët e kanë ulur peshën e pajisjes. Në vend të krijimit të rezervave për sasi të mëdha të naftës, ekipi e ka zvogëluar pajisjen për ta bërë më lehtë të qarkullueshme.

Të shqetësuar që Departamenti i Aviacionit do ta mbushte aeroplanin me pajisje të rënda dhe komplekse, një anëtar i ekipit të dizajnerëve ka rikujtuar, më vonë, të ketë thënë se “i kemi bërë aeroplanët aq të dendur dhe nuk ka vend për gjithë ato broçkulla”. Si rezultat, pajisja konsiderohet si aeroplani më i suksesshëm që është krijuar ndonjëherë.

Prej dizajnimit të tij, më shumë se 50 vjet më parë, janë krijuar rreth 4.600 aeroplanë luftarakë F-16, për ushtri të shumë vendeve nëpër botë. Ukraina do të jetë vendi i ardhshëm që do t’i përdorë aeroplanët në fushëbetejë. Emri zyrtar i këtij lloj aeroplani është “Skifteri fluturues”, mirëpo në përgjithësi, shumica i referohen si “nepërka”.

Rosenkranz, i cili ka shkruar një libër për përvojën e tij si pilot i aeroplanëve F-16, ka thënë se ushtarët ukrainas fillimisht do të jenë në disavantazh ndaj rusëve, për shkak të përvojës. Rosenkranz beson se “do të jetë tepër e vështirë për pilotët ukrainas që të nisin misione ajrore të mbrojtjes, pa e zotëruar mirë aeroplanin”. Ai ka thënë se ka kryer 1.200 orë trajnimi, më pas ka shkuar për më shumë se një vit për stërvitje në fushëbeteja joluftarake, dhe më pas është nisur në mision luftarak. Edhe pas gjithë asaj kohe, ai e ka pranuar që misioni i tij i parë ka qenë tejet i vështirë.

“Sistemet ruse për mbrojtje ajrore janë të kapacitetit të lartë, të tilla si sistemet S-400. Pilotët e tyre të stërvitur do të kenë avantazh ndaj pilotëve ukrainas në aeroplanët F-16, që do të kenë pak kohë për të mësuar. Siç e thashë, ka dallim të madh në mes të misioneve trajnuese dhe misioneve të vërteta në fushëbetejë”.

Rosenkranz ka thënë se do të duhet të kalojë të paktën një vit që pilotët ukrainas të ndihen mirë në aeroplanët F-16.

“Edhe atëherë, nuk mund të them me siguri që ata do të dominojnë kundrejt ushtrisë ruse”, ka thënë ai.

Fillimisht, aeroplanët F-16 janë dizajnuar për të rrëzuar aeroplanët tjerë, përfshirë aeroplanët që mund të nisin 100 fishekë 20-milimetësh në sekondë. Mirëpo, duke pasur parasysh radarët e fuqishëm dhe sistemet raketore që janë prodhuar në kuadër të gjeneratës së katërt të aeroplanëve luftarakë, ka pak gjasë që pilotët ukrainas të përballen me luftimet e ashpra që kanë ndodhur në konfliktet e mëparshme. David Kern është ish-pilot me mijëra orë pune në aeroplanët luftarakë amerikanë të gjeneratës së katërt, të cilët përdoren prej ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Kern i ka thënë Radios Evropa e Lirë se beson që roli i aeroplanëve F-16 në Ukrainë do jetë sikurse i një sistemi “shumë fleksibil artilerie”.

Kern, i cili trajnon sot pilotët sipas sistemit të përdorur për trajnimet fillestare për F-16, ka thënë se aeroplanët amerikanë do të përdoren për të shënjestruar dronët rusë dhe raketat lundruese, por edhe “rrugët e furnizimit, dhe çdo koncentrim të forcave ruse”.

Ai ka thënë se nuk do të befasohej nëse “ukrainasit përdorin aeroplanët F-16 për të bartur luftën në Rusi, duke kryer sulme thellë në Rusi për të sulmuar shënjestrat strategjike”. Pas arritjes së aeroplanëve të parë të tillë në Ukrainë, Kievi është thënë se pret që 20 pilotë të nisin trajnimet dhe të jenë gati për misione luftarake deri në fund të vitit 2024. Kjo shifër është shumë më e vogël sesa ka shpresuar Kievi, mirëpo është raportuar se veçse ekzistojnë vështirësi në gjetjen e hapësirave të nevojshme për trajnim. Ukrainës i janë premtuar 85 aeroplanë F-16 prej vendeve të NATO-s: Danimarkës, Norvegjisë, Belgjikës dhe Holandës./ REL

lufta rusi-ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan