Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
LINDJE E MESME- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se është i gatshëm të pranojë vetëm marrëveshje për armëpushim të “pjesshëm”, e cila nuk do t’i jepte fund luftës në Rripin e Gazës. Në një intervistë të transmetuar të dielën mbrëma në kanalin izraelit 14, i cili është proliderit izraelit, Netanyahu tha se është i gatshëm të bëjë “marrëveshje të pjesshme, kjo nuk është diçka e fshehtë, e cila do të na i kthente neve disa prej njerëzve”, duke iu referuar rreth 120 pengjeve që po mbahen ende në Gazë.
“Por, ne jemi të përkushtuar për ta vazhduar luftën pas një pauze, në mënyrë që ta përmbushim synimin tonë për eliminimin e Hamasit [grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE]. Nuk jam i gatshëm të heq dorë nga kjo”, theksoi Netanyahu.
Komentet e fundit të Netanyahut nuk dallojnë shumë nga ajo çfarë kishte thënë ai në të kaluarën për kushtet që kërkonte për një marrëveshje. Megjithatë, ai i bëri ato në një kohë të ndjeshme, sepse Izraeli dhe Hamasi duket se po largohen çdo herë e më shumë nga propozimi më i fundit për armëpushim. Komentet e Netanyahut gjithashtu dallojnë shumë me kushtet e marrëveshjes së detajuar në fund të muajit të kaluar nga presidenti amerikan, Joe Biden, i cili e cilësoi planin si izraelit dhe të cilit disa në Izrael iu referuan si “marrëveshja e Netanyahut”.
Komentet e tij mund t’i tensionojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes Izraelit dhe SHBA-së, aleatit kryesor të tij. Plani me tri faza kërkon lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura në shkëmbim të lirimit të qindra palestinezëve të burgosur në Izrael. Por, ka mosmarrëveshje dhe mosbesim mes Izraelit dhe Hamasit për mënyrën se si do të zbatohej marrëveshja.
Hamasi ngul këmbë se nuk do t’i lirojë pengjet e mbetura, nëse nuk ka armëpushim të përhershëm dhe tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza. Kur Bideni e njoftoi propozimin në fund të majit, tha se marrëveshja i përfshin të dyja këto. Por, Netanyahu thotë se Izraeli është i përkushtuar për ta shfarosur Hamasin dhe për t’u siguruar se ky grup nuk do të kryejë kurrë më sulm një më 7 tetor. Plani përfshin tri faza për t’i dhënë fund luftës me një plan shumëvjeçar për rindërtimin e Gazës, e cila është rrënuar pothuajse plotësisht si pasojë e luftimeve.
Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Izraeli thotë se më shumë se 100 pengje po mbahen ende në Gazë, së bashku me trupat e pajetë të rreth 30 të tjerëve. Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./ REL
Një kishë duke u djegur pas një sulmi nga burra të armatosur në Makaçkala, Dagestan, Rusi, 23 qershor 2024. RUSIA- Disa ofi...
foto ilustruese SHBA- Më shumë se 100 milionë njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara po përballen me paralajmë...
banesa BRITANI- Një ngjarje jo e zakonte i ka ndodhur një pronari shtëpie në Londrën veriore me qiramarrësit e tij. Pasi e dh...
foto nga prishtina KOSOVË- Rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, janë nën pushtetin e ujit që nga orët ...
foto ilustruese RUSI- Një prift dhe një polic janë vrarë pasi persona të armatosur sulmuan një sinagogë dhe një kis...
foto ilustruese RUMANI- Gjashtë RAF Eurofighter Typhoon ulen në rrugë lidhëse, motorët zhurmojnë në dy, ndërsa staf...
foto ilustruese BRITANI- Qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar në Aeroportin e Mançesterit, të tretin më të madhin ...
foto ilustruese PARIS- Parisienët kanë kërcënuar se do të ndërmarrin një veprim të çuditshëm në sh...
foto ilustruese SHBA- Megjithëse grupi rebel Houthi në Jemen thotë se i sulmon anijet në Detin e Kuq për të mbështetur p...
foto ilustruese SHBA- Një burrë është arrestuar në SHBA pasi u kap duke u munduar të mbyste dy fëmijë t&...