Sarandë, tre persona plagosen me thikë pranë shëtitores
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me ...
Kastriot Haskaj dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të Prokurorisë Fier në lidhje me një ç&eum...
Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të apelojn&...
Protestuesit janë mbledhur mbrëmjen e sotme pranë Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku ndodhen qytetar&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në takimin e zhvilluar nga dega lokale në Krujë, ka folu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Kuvendin e degës së Krujës. Gjatë fjalës së mba...
Eno Agasi është arrestuar ditën e sotme nga policia. Eno Agasi është kushëriri i Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë m&...
I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës ...
Thashethemet për një kalim të Erling Haaland te Real Madridi vazhdojnë të qarkullojnë, ndërsa gazetari Ruben Martin beson s...
Pasi kanë kapur mat në rrugët e Tiranës Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën, protestuesit këtë herë janë për...

Të gjithë fëmijët e lindur nga data 1 janar 2012 e në vijim, nuk do u lejohet që të përdorin rrjete sociale në Greqi. Vendimi është njoftur nga vetë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili përmes një video në rrjete sociale, iu drejtua të miturve me trendin e famshëm “6-7”, duke u tërhequr kështu vëmendjen për t’u sqaruar atyre më shumë mbi këtë nismë.
Duke e marrë me mend se një lëvizje e tillë do të kundërshtohet nga të miturit, Mitsotakis u simpatizua me ndjesitë e tyre, teksa sqaroi se në fakt diçka e tillë po bëhet për të mirën e fëmijëve.
“Jam i sigurt se shumë vogëlushë do të mërziten me mua. Nëse do isha në moshën tuaj, ndoshta të njëjtën gjë do të ndjeja. Por roli ynë dhe i imi, nuk është të jemi gjithmonë të lumtur. Dua ta mendoni dhe ta diskutoni me shoqet dhe shokët tuaj”, tha ai.
Ndalimi do të bëhet në platformat Instagram, Facebook, TikTok dhe Snapchat. Nga projektligji përjashtohen platformat e mesazheve, siç mund të jenë WhatsApp apo Viber.
Ministri i Qeverisjes Digjitale dhe të Inteligjencës Artificiale, Dhimitris Papastergiou, cilësoi se verifikimi i moshës do të bëhet përmes Kids Wallet.
“Nuk do të funksionojë si Australia, e cila ia kalon përgjegjësinë platformave, por ne sugjerojmë që të përdorim mekanizma evropianë të verifikimit të moshës, siç është Kids Wallet. Ne jemi të parët që e përdorim dhe propozojmë që të bëhet i detyrueshëm. Këta mekanizma janë të besueshëm”, tha Papastergiou.
Ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, u shpreh se nuk cenohet liria e fjalës, por po trajtohet një varësi e të rinjve.
“Liria e fjalës nuk preket, por ne po përshtatemi me zhvillimet teknologjike. Këtu po flasim për varësi. Tek të miturit, varësia mund të çojë në obezitet, lodhje vizuale, ndërsa në shëndetin mendor mund të çojë edhe në tendenca vetëvrasëse. Në të njëjtën kohë, ajo forcon edhe gjuhën e urrejtjes”, tha Georgiadis.
Përdorimi i internetit dhe mediave sociale nga të miturit po shoqërohet me rreziqe në rritje, duke nxitur varësi dhe sjellje problematike që në moshë të hershme. Një pjesë e konsiderueshme e adoleshentëve në shtetin fqinjë raportojnë shqetësime për privatësinë, përjetime të ngacmimit online dhe ankth kur nuk kanë qasje në telefon, ndërsa shumë prej tyre neglizhojnë aktivitete të rëndësishme për shkak të qëndrimit në rrjete sociale apo lojëra digjitale.
Gjithashtu ekziston një përhapje të gjerë të kontakteve online, përfshirje në sjellje me rrezik si cyberbullying, sexting dhe komunikimi me të huaj, si dhe dallime gjinore në mënyrën e përdorimit. Ky fenomen lidhet me pasoja në shëndetin fizik, si mungesa e aktivitetit dhe problemet me gjumin, por edhe në shëndetin mendor, duke përfshirë ankthin, depresionin, izolimin social dhe uljen e vetëvlerësimit. Në nivel social, vihet re rënie e ndërveprimit real dhe rritje e ekspozimit ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme online.
Koreja e Veriut qëlloi dy herë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi sot, pas një lëshimi të...
Tranziti i anijeve cisternë të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit është pezulluar pas sulmeve izraelite në Liban,...
Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore ka shkaktuar përplasje në seancën e 13-të të Komisionit p&e...
Irani do të kërkojë një dollar për fuçi dhe pagesë në kriptomonedhë që anijet të ka...
Sipas informacioneve të para, forcat ajrore izraelite kanë ndërmarrë një sulm ndaj strehës së liderit të Hezbollahut, ...
Një aksident tragjik është shënuar në Itali, ku një 62-vjeçare shqiptare ka humbur jetën. Viktima është id...
Disa orë pasi paralajmëroi se “një qytetërim i tërë do të vdesë” dhe pasi shtyu një vendim nëse ...
Provokimet turke kundër Greqisë dhe Qipros vazhdojnë. Ish-Ministri turk i Mbrojtjes dhe Kryetari aktual i Komitetit të Mbrojtjes të ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi mbrëmë se Irani kishte rënë dakord për një armëpushim dyjavor dhe do ta ri...
Të rinjtë nuk dalin nga kufijtë e informacionit, por e përshkojnë atë në mënyra të ndryshme. Në dhjetë ...