“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
SHBA - Për herë të parë që prej 40 vjetësh inaugurimi i një presidenti amerikan do të bëhet brenda Kapitolit. Presidenti i zgjedhur Donald Trump do ta bëjë betimin të hënën në ambjentin e mbyllur për shkak të temperaturave tepër të ulëta. Çdo ceremoni inaugurimi presidencial në Uashington ka të veçantat e veta, por këtë vit siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti ai do të jetë vërtet ndryshe.
Orkestra e Marinsave ka interpretuar në çdo inaugurim që nga viti 1801. Por këtë herë, anëtarëve të saj nuk do t’u duhet të shqetësohen se mos instrumentat e tyre ngrijnë, sepse inaugurimi do të mbahet brenda Kapitolit të Shteteve të Bashkuara për shkak të temperaturave të acarta.
Janë tingujt e tyre që do të shoqërojnë këngën “America the Beautiful” dhe menjëherë pasi Donald Trump të bëjë betimin si president këngën “Hail to the Chief”, interpretuar të dyja nga Carrie Underwood.
“Edhe pse është hera ime e shtatë, çdo herë është e veçantë. Është pak surreale që jam pjesë e një cope historie dhe që ne jemi të pranishëm në këtë ngjarje madhore jo vetëm për Amerikën, por për gjithë botën. Pra, mund të duken të gjitha njësoj, por nuk janë kurrë të njëjta”, thotë rreshtesi Leslye Barrett i Orkestrës së Marinsave.
Dhe këtë herë do të jetë vërtet ndryshe. Hera e fundit që temperaturat e ftohta zhvendosën ceremoninë në ambiente të mbyllura ishte viti 1985, kur Ronald Reagan bëri betimin për mandatin e tij të dytë.
Përgatitjet për pjesëmarrjen e vizitorëve me bileta filluan më shumë se një muaj më parë, përfshirë ndërtimin e një platforme në Kapitol, ndërtimin e stendave të paradës dhe 48 kilometra barriera përgjatë trotuarëve, më shumë se në çdo inaugurim të mëparshëm.
Mijëra vetë mund të vijnë gjithsesi në Uashington për të ndjekur ceremoninë, mes tyre Zander Goss dhe Olivia Connelly.
"Nuk kam qenë kurrë më parë. Jam e re në Uashington dhe është moment i mirë”, thotë Olivia.
“Nëna ime ishte nëntë muajshe shtatzënë me mua në inaugurimin e Xhorxh Bushit, katër ditë para se unë të lindja, kështu që teknikisht është ndoshta inaugurimi im i dytë”, thotë Zander.
E hëna nderon traditën demokratike, pavarësisht polarizimit të zgjedhjeve.
"Është një shembull për amerikanët dhe për botën që kemi një tranzicion dhe një qeveri të re", thotë Anita McBride, e cila ka punuar për katër administrata në Shtëpinë e Bardhë.
Pas betimit, presidenti zakonisht kalon me limuzinën e tij në një paradë dhe më pas del prej saj për të ecur në këmbë deri në Shtëpinë e Bardhë.
Por në këtë inaugurim, zoti Trump që sapo do të ketë bërë betimin do të shfaqet më pak se tre kilometra larg Kapitolit në një pallat sporti dhe koncertesh me kapacitet 20,000 persona.
Historia do ta kujtojë këtë inaugurim të dytë të zotit Trump, me një pamje të ndryshme nga ai i pari./VOA
Foto ilustruese SHBA - Administrata në ardhje e Presidentit Donald Trump po planifikon një operacion të madh kundër emigracionit në...
Makina Tesla ANGLI - Një Tesla Cybertruck, e cila është e paligjshme për të vozitur në Mbretërinë e Bashkiuar ...
Benjamin Netanayahu IZRAEL - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanayahu, ka paralajmëruar se marrëveshja e armëpushimit ësht&eum...
Foto ilustruese NIGERI - Një kamion cisternë me benzinë ka shpërthyer ditën e sotme në Nigeri, dhe si pasojë kanë...
SHBA- Rrjeti social TikTok mund të jetë së shpejti jo funksional për më shumë se 170 milionë përdorues amerikanë,...
Anastas Janullatos ATHINË - Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos vijon të jetë i shtruar në spital në gjend...
Donald Trump SHBA - Më 17 janar 2025, presidenti i ri i SHBA-ve Donald Trump hodhi në treg kriptomonedhën e tij zyrtare $TRUMP, dhe brenda p...
Foto ilustruese SHBA - Një nga premtimet elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump ishte përpjekja për të miratuar n...
Boris Pistorius GJERMANI - Ministri gjerman i mbrojtjes tha se ishte i hapur për dërgimin e ushtarëve gjermanë në Ukrainë p&e...
Foto ilustruese KOSOVË - Sanksionet amerikane kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) nuk do të krijojn&e...