Pas fjalimeve, protestuesit nisin marshimin në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Dhjetë vjet pas referendumit të 23 qershorit 2016, Britania ende po llogarit kostot e Brexit-it, jo në mënyrën që kundërshtar...
Zbardhet detaje të reja nga dosja hetimore e prokurorisë së posaçme SPAK, ku emra të njohur të botës së krimit ndë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, te Pallati me Shigjeta. Një burrë që po lëvizte me b...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj sharjeve të Edi Ramës drejtuar mijërave e mijërave shqipta...
Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit. Grupi hetimor ishte i bindur që trupi i p&...
Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar me tone të forta ndaj Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një interviste për Financial...
Sipërmarrësi Johnny Palmer e ka shndërruar ish-avionin e Pablo Escobarit në një akomodim luksoz Airbnb ku një natë kushton ...
Mijëra qytetarë kanë dalë në protesta kundër një projekti turistik luksoz në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Pis...
Ylli Zalla, i shpallur në kërkim për posedim të një arsenali armësh dhe i dyshuar për përfshirje në atentatin e R...
Presidenti Donald Trump ka ndryshuar qasje ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke e quajtur atë një lidere “të papranueshme” dhe duke thënë se nuk ka kurajë për të mbështetur ndërhyrjen ushtarake amerikane në Iran.
“Mendoja se ajo ishte një grua kurajoze, por gabohesha”, tha Trump në një intervistë telefonike për gazetën italiane “Corriere della Sera”.
Më parë, ai e kishte quajtur Melonin “një nga lideret e botës” dhe një grua “fantastike dhe plot energji”. Ndërsa Meloni kishte thënë për të se, mund t’i fliste hapur edhe kur nuk binin dakord.
Gjithçka dukej se po shkonte mirë, derisa Trump bëri diçka që për shumë italianë konsiderohet një sakrilegj; sulmoi Papa Leonin XIV.
Trump tha se nuk besonte se ati i shenjtë po bënte një punë të mirë, se ai ishte i dobët kundrejt krimit dhe se nuk duhet t’i shërbejë më së majtës radikale.
“Neve nuk na pëlqen një papë që thotë se është në rregull të kesh armë bërthamore”, tha gjithashtu Trump.
Komentet e tij erdhën pasi Papa Leoni kritikoi hapur ndërhyrjen amerikane në Iran që prej ditës së parë, duke thënë se ishte rezultat i “iluzionit të plotfuqishmërisë”.
Në cilindo krah politik të jesh në Itali, ideja që të vësh në dyshim, apo të kritikosh atin e shenjtë konsiderohet vijë e kuqe.
Vetë Meloni i quajti kritikat e Trump në dëm të Leonit XIV “të papranueshme”. “Papa është kreu i Kishës Katolike dhe është e drejtë dhe normale që ai të bëjë thirrje për paqe dhe të dënojë luftërat”, tha Meloni.
Trump shkoi më tej, duke thënë se kryeministrja italiane nuk e kishte problem faktin që Irani kishte armë bërthamore dhe që mund ta shuante Italinë në 2 minuta nëse do t’i jepej mundësia.
Por, përveç kritikave ndaj Papës, ajo çka ndikoi në prishjen e marrëdhënieve mes liderëve të dy vendeve ishte edhe refuzimi i Romës zyrtare për të vendosur në dispozicion të forcave ajrore amerikane bazën ajrore të Sigonelës, në Sicili.
Kremlini ka deklaruar se Irani ka të drejtë të pakushtëzuar për të zhvilluar energji bërthamore për qëllime paq&eum...
Baku dhe Moska njoftuan sot se kanë arritur një marrëveshje lidhur me rrëzimin e avionit të “Azerbaijan Airlines” në v...
Pamje të reja janë publikuar në lidhje me sulmin e ndodhur në Turqi ku 9 persona humbën jetën nga të shtënat me arm&eu...
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka lëshuar kërcënime të drejtpërdrejta ndaj vendeve europiane, duke paralajmëruar se fabrikat q...
Donald Trump ka vendosur të “ulë tonin” – dhe ndoshta edhe ambiciet e tij – pas kritikave të forta që mori për ...
Mijëra bletë pushtuan qendrën tregtare të vendbanimit jugor izraelit të Netivot të mërkurën, me raportime për shfaq...
Përplasjet politike në SHBA janë përshkallëzuar, pasi demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë nisur nj&...
Negociatorët nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani bënë përparim në bisedimet e së martës dhe janë afër një marr&e...
Hakerë të lidhur me Rusinë kanë depërtuar në më shumë se 170 llogari emaili të prokurorëve dhe hetuesve në...
Gjatë gjithë karrierës së saj si hetuese e vdekjeve, Barbara Butcher mori pjesë në më shumë se 5,500 vende vdekjeje - po...