BOTA

Nga numri i votuesve te fushata elektorale, çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

n.f Përditësimi i fundit 6 Janar 2025, 16:15
Nga numri i votuesve te fushata elektorale, çfarë duhet të dini
Foto

KOSOVË- Të hënën, subjektet politike në Kosovë janë pajisur me numra, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar hedhjen e shortit për renditjen në fletëvotime. Numrat e subjekteve politike në fletëvotime janë nga 111 deri në 138.

Këtu mund të lexoni se cila është renditja. Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë. Në fletëvotim, qytetarët do të mund të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Ky është një ndryshim pas miratimit të Ligjit të ri për zgjedhjet. Në të kaluarën, qytetarët kanë pasur mundësinë të zgjedhin deri në pesë kandidatë.

Secila parti e certifikuar mund të ketë deri në 110 kandidatë në listën zgjedhore. Nga këto lista do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto janë përgatitjet e fundit të KQZ-së për zgjedhjet, teksa fushata zgjedhore do të nisë të shtunën, më 11 janar dhe për një muaj, partitë dhe kandidatët do të tentojnë t'i bindin votuesit që t’i zgjedhin ata.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kur heshtja zgjedhore fillonte një ditë para votimeve, me ndryshimet ligjore të këtij viti, ajo tashmë do të fillojë një minutë para hapjes së qendrave të votimit – në orën 07:00 – dhe do të zgjasë deri në mbylljen e tyre, në orën 19:00 të 9 shkurtit. Pra, heshtja zgjedhore do të zgjasë vetëm gjatë 12 orëve të votimit.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

Sa është numri i votuesve?

Pas përfundimit të regjistrimit të votuesve jashtë vendit, KQZ-ja bëri të ditur se numri i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë 2 milionë e 75 mijë e 868 votues brenda dhe jashtë Kosovës. Votuesit jashtë vendit, përveç votimit me postë, për herë të parë do të mund të votojnë në 17 ambasada dhe 15 konsullata në 19 shtete të ndryshme të botës.

Votimi me postë nga jashtë vendit nis më 9 janar. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, thotë për Radion Evropa e Lirë se për votim jashtë vendit janë regjistruar 104.924 persona. Nga ta, 20.399 janë regjistruar për votim fizik në ndonjë nga përfaqësitë diplomatike, të tjerët për votim me postë.

Sikurse herëve të kaluara, edhe kësaj radhe pritet që të dihet shpejt renditja e partive në zgjedhje dhe qytetarët në kohë reale do të mund të shohin në ueb-faqen e KQZ-së rezultatet preliminare. Kjo pasi, nga të gjitha vendvotimet KQZ-së i dërgohen në mënyrë elektronike votat për partitë dhe kandidatët dhe më pas ato ngarkohen në sistem.

Megjithatë, në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, votat nga jashtë dhe votat e votuesve me nevoja të veçanta, të cilat numërohen më vonë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

"Fushatë intensive e me tone të ashpra"

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se beson që fushata zgjedhore do të jetë më intensive, pasi partitë do të kenë më shumë kohë që t’iu qasen votuesve potencialë me platformat e tyre.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, Cakolli tha se fushatën partitë e kanë nisur gati tash e katër muaj, që kur janë shpallur zgjedhjet. Sipas tij, partitë opozitare veçse i kanë publikuar programet dhe kanë përçuar mesazhet e tyre, për dallim nga partia në pushtet, që sipas tij, deri më tani ka folur vetëm për pjesën e zbatimit të zotimit të qeverisjes aktuale.

"Në anën tjetër nuk kanë munguar as format tradicionale të të bërit fushatë, takimet derë më derë e sidomos nëpër oda, që janë dukshëm më të shprehura në zonat rurale, e veçanërisht nga partitë le të themi më tradicionale, përfshirë këtu, LDK-në, PDK-në dhe koalicionin e AAK-së me Nismën e partitë e tjera", thotë Cakolli sa i përket periudhës para fushatës zyrtare.

Ndërkaq, periudha e fushatës zyrtare, Cakolli thotë se pret që të jetë përmbledhje e gjithë këtij aktiviteti politik të partive.

"Në kuptim cilësor e përmbajtësor, unë pres që dinamika e fushatës mund të intensifikohet dhe partitë mund të shkojnë drejt tubimeve më të mëdha nëpër hapësira publike, që jemi duke i parë edhe në ditët e fundit. Por, në kuptim të fjalimeve dhe mesazheve politike besoj që do të jetë deri diku e njëjta, ndonëse unë pres që të ketë ashpërsim të tonit dhe diskursit mes partive politike. Sa më afër proceseve zgjedhore që të jemi, kjo është një ndër karakteristikat kryesore të të bërit fushatë", thotë ai.

Duke folur për shqetësimet sa i përket kësaj fushate zgjedhore, Cakolli thotë se ato mbeten të njëjta sikurse në të kaluarën, pra rreziku i keqpërdorimit të resurseve publike në nivel qendror apo komunal, i shërbyesve civilë, por edhe resurseve të tjera sikurse veturat zyrtare.

"Në anën tjetër, një problem me fushatat zgjedhore në Kosovë është mosofrimi i qasjes së mjaftueshme për kandidatet gra dhe personat me aftësi të kufizuara dhe grupe të tjera të margjinalizuara, ku partitë politike do të duhej të punonin më shumë. Fakti që partitë po organizojnë takime në oda është indikator i qartë se nuk ka kontekst e hapësirë të mjaftueshme e adekuate për kandidateve gra", thotë ai.

Sipas ligjit, 30 për qind e listës zgjedhore duhet të jetë me kandidate gra për deputete. Cakolli shprehet se do të ishte mirë që në këtë fushatë të ketë ballafaqim televiziv edhe të kandidatëve për kryeministër, por thotë se bazuar nga e kaluara, kjo ka pak gjasa të ndodhë pasi rëndom kryeministri në detyrë është ai që refuzon të ballafaqohet në debate. Megjithatë, ai sheh zhvillim pozitiv sa u përket programeve që partitë paraqesin para qytetarëve.

"Dinamikat, të paktën nga dy palë zgjedhjet e fundit, tregojnë që për shkak të rritjes së kërkesës qytetare, partitë politike janë duke u kujdesur që të kenë premtime sa më mirë të elaboruara dhe të paraqitura në hapa konkretë që përbën një zhvillim pozitiv", thotë ai.

Problemi me certifikimin e Listës Serbe

Gjatë përgatitjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit, një temë prodhojë betejë ligjore: certifikimi i Listës Serbe. Kjo pasi, më 23 dhjetor përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve votuan kundër certifikimit të Listës Serbe. Përfaqësuesit e partive të tjera abstenuan gjatë votimit.

Lista Serbe është partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit. Kjo parti më pas u ankua në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. PZAP-ja i dha të drejtë Listës Serbe, duke mos gjetur asnjë shkelje nga kjo parti që do të përbënte bazë për moscertifikim dhe urdhëroi KQZ-në që ta cerfitikojë këtë subjekt.

Lëvizja Vetëvendosje më pas iu drejtua Gjykatës Supreme për vendimin e PZAP-së. Megjithatë, ankesa iu hodh poshtë. Por, kjo nuk përfundoi këtu, pasi Lëvizja Vetëvendosje më 2 janar iu drejtua sërish PZAP-së duke kërkuar që të anulojë vendimin e KQZ-së për certifikim, duke thënë se vendimi është marr në emër të KQZ-së, por pa miratimin e anëtarëve të këtij komisioni që organizon zgjedhjet.

Partia e Kurtit ka argumentuar se Lista Serbe nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje sërish është ankuar për Listën Serbe, pasi kjo parti u përfshi në shortin për përzgjedhjen e numrit me të cilin do të garojë në zgjedhje. Blerim Sallahu nga LVV-ja tha se me këtë KQZ-ja shkeli ligjin, pasi PZAP-ja ende nuk ka marrë vendim për ankesën sa i përket certifkimit të Listës Serbe./REL

zgjedhjet e 9 shkurtit në kosovë

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan