Kumbojnë thirrjet e protestuesve para Kuvendit: Poshtë qeveria, poshtë patronazhistët!
“Poshtë qeveria!”, “Poshtë patronazhistët”. Këto janë disa prej thirrjeve që lëshojnë në...
“Poshtë qeveria!”, “Poshtë patronazhistët”. Këto janë disa prej thirrjeve që lëshojnë në...
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi...
Sot është dita e 110 e protestës qytetare. Në tubimin e mbajtur ditën e djeshme para Kryeministrisë është paralaj&eum...
Ditën e sotme do të dalë para trupës gjykuese daja i deputetes socialiste, Zegjine Çaushi, Bledar Bakaj. Bakaj i cil...
Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për ndryshimin e Rëndit të Ditës. Grupi parlamentar i PD kërkon q&eum...
Për pedagogun dhe analistin Enver Bytyçi nuk ishte i pritshëm një vendim i tillë nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hag&eu...
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë të martën e ardhshme në Nju Jork, një takim me liderët e vendeve t&eum...
Familja mbretërore britanike pritet të përballet me zbulime të reja mbi periudhën pas vdekjes së Princeshës Diana, për...
Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, ndërsa paralelisht jashtë ambienteve të Parlamentit është paralajmëruar edhe një...
Finalizohet një operacion antidrogë në Korçë, në kuadër të të cilit janë arrestuar tre persona dhe jan&eum...

Në listën me pak emra të huajsh ardhur në Shqipëri si vrasës me pagesë është edhe ai i portugezit i rritur në Londër, Ruben Saraiva.
Po kush është 45-vjeçari Saraiva, i cili mori përsipër të ekzekutonte me 6 plumba Ardian Nikulaj në Prill 2023, pas refuzimit të shumës prej 500.000 euro nga killerat vendas të Niklës?
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, me ndihmën e Tiago Carrasco, gazetar i revistës portugeze Expresso, ndërton profilin e vrasësit të Ardian Nikulajt.
Ruben Saraiva është djali i Clinton Saraivas, i cili erdhi nga Johanesburgu në Afrikë e Jugut, për të luajtur futboll me U-19 të ekipin protugez ‘Académica Coimbra’.
Në qytetin Coimbra, kur ishte 20 vjeç Clinton takohet me Milu, me origjinë nga Angola e cila punonte si banakiere në një lokal. Nga lidhja e tyre në vitin 1995 erdhi në jetë Ruben.
Më pas ata zhvendosen në Londër ku blejnë edhe një shtëpi në vitin 2004 në zonën South Reading në vlerën e 150.000 stërlina.
Kjo është një foto ekskluzive siguruar nga Top Channel, ku është fiksuar Ruben Saraiva kur ishte në shkollën fillore në Londër.
Disa vite më pas prindërit e tij divorcohen dhe në moshën 17-vjeçare nis përballja e parë e Ruben si shkelës ligji. Një gjykatë në Londër, në Nëntor 2013 e dënon me 9 muaj shërbim prove pasi pranoj akuzat për qëllim shitje të 32 dozave heroine që iu kapën.
Atë kohë Ruben jetonte me gjyshen dhe kishte nisur punë në magazinën e shpërndarjes të supermarketeve Tesko. Në vitet e mëpasshme Ruben punoi si asistent- trainer në Londër me babain Clintonin duke i mësuar fëmijëve futbollin.
Por përsëri përfshihet në probleme me drejtësinë dhe dënohet disa vite për rrahje e përdorim thike. Pas përfundimit të dënimit ai është dëbuar nga Anglia në Portugali.
Rikthyer përsëri në Londër dhe në rrethana edhe të panjohura rekrutohet si vrasës me pagesë dhe mbërrin në Shqipëri më 14.02.2023 ku në aeroport pritet nga Edmond Haxhia dhe ish e fejuara e tij.
Haxhia është akuzuar nga prokuroria Lezhë si organizator i vrasjes për qëllime gjak-marrje pas një kalvari 30 vjeçar vrasjesh mes fiseve Lekstakaj dhe Niklulaj. Dy javë më parë, pak përpara se prokurori Arben Nika në pretencë të kërkonte burgim përjetë,
Saraiva iu drejtua gjykatës me një fjalë përmbajtja të cilës është siguruar nga Top Channel.
Ruben Saraiva nuk ka folur për provat filmike dhe ato të përftuara nga ADN-ja përmes të cilave u shpall fajtor por për kushtet në burg prej ekstradimit nga Maroku nga Interpol Tirana, në 31 Dhjetor 2024.
“I nderuar trup gjykues. Ju kërkoj të dëgjoni jo vetëm faktet e çështjes, por edhe zërin e një njeriu që ka jetuar në heshtje të plotë për mbi dy vjet brenda mureve të këtij shteti. Autoritetet e burgut kanë zbatuar ndaj meje një protokoll të veçantë i cili ka nënkuptuar. Izolim të plotë nga çdo i paraburgosur tjetër. Ndalim të ajrimit të përbashkët me persona të tjerë apo aktivitete të përbashkët brenda burgut.
Ndalim të çdo kontakti me botën e jashtme, duke përfshirë familjen time dhe konsullatën e Portugalisë. Nuk kam mundur të kontribuoj në mbrojtjen time në mënyrën që ligji ma garanton. Kjo nuk është ankesë e thjeshtë për kushte jetese, është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtës sime për gjykim të drejtë”, shprehet Saraiva.
Pasi vendimi i sotëm i Gjykatës Lezhë, të marrë formën e prerë Top Channel mëson se avokati i tij Kujtim Cakrani, do të nisë procedurën e transferimit të Ruben për vijimin e vuajtjes së dënimit, në një burg në Angli ose Portugali.
Rreth orës 20:25, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë”, shtetasi H. C., 57 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka h...
Të hetuar, të dënuar dhe shpesh në kërkim nga policia, narkotrafikantët më të mëdhenj shqiptarë kanë...
Pas denoncimit të emisionit investigativ “Piranjat”, të rastit të 64-vjeçarit, Qazim Karafili, policia lokale ka nisur procedi...
Një tjetër sulm kibernetik ka ndodhur ndaj institucioneve shtetërore në vend, ku pas hakerimit të faqes së Kuvendit t&eu...
Pas dhënies të vendimit nga gjykata Lezhë për burgim të përjetshëm për Ruben Saraivën, vjen reagimi i parë nga...
Ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar kërkojnë rishikim të vendimeve duke u bazuar tek fakti që dy ish-anëtarë...
Pas denoncimit të publikuar, autoritetet kanë reaguar duke ndëshkuar drejtuesin e një mjeti që lëvizte në mënyrë t&...
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit pak kilometra larg kryeqytetit...
SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes penale ndaj gjyqtares Irena Gjoka Maneku Shpata, pavarësisht provave për dënim dhe dëbi...
Në një kohë kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë u trondit nga pamjet seksuale që anëtari i KLP-së, Olger Eminaj, i...