“Me kokën lart babë, gjithmonë!”/ Djali i Jakup Krasniqit me mesazh një ditë pas vendimit
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi...
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi...
Sot është dita e 110 e protestës qytetare. Në tubimin e mbajtur ditën e djeshme para Kryeministrisë është paralaj&eum...
Ditën e sotme do të dalë para trupës gjykuese daja i deputetes socialiste, Zegjine Çaushi, Bledar Bakaj. Bakaj i cil...
Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për ndryshimin e Rëndit të Ditës. Grupi parlamentar i PD kërkon q&eum...
Për pedagogun dhe analistin Enver Bytyçi nuk ishte i pritshëm një vendim i tillë nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hag&eu...
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë të martën e ardhshme në Nju Jork, një takim me liderët e vendeve t&eum...
Familja mbretërore britanike pritet të përballet me zbulime të reja mbi periudhën pas vdekjes së Princeshës Diana, për...
Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, ndërsa paralelisht jashtë ambienteve të Parlamentit është paralajmëruar edhe një...
Finalizohet një operacion antidrogë në Korçë, në kuadër të të cilit janë arrestuar tre persona dhe jan&eum...
Dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën në protestë në sheshin e njohur ...

Familja mbretërore britanike pritet të përballet me zbulime të reja mbi periudhën pas vdekjes së Princeshës Diana, përmes librit të vëllait të saj, Charles Spencer, “Swan Swan: Diana, Motra Ime”.
Në libër, Konti Spencer rrëfen detaje të panjohura rreth marrëdhënies së tij me mbretin Charles, atëherë Princ i Uellsit, si dhe një përplasje mes tyre për mënyrën se si do të zhvillohej funerali i Dianës.
Sipas Spencer, ai i kundërshtoi idenë që dy djemtë e Dianës, William dhe Harry, përkatësisht 15 dhe 12 vjeç në atë kohë, të ecnin pas arkivolit të nënës së tyre gjatë procesionit mortor. Ai argumentonte se Diana nuk do të dëshironte që fëmijët e saj t’i nënshtroheshin një prove të tillë publike.
Megjithatë, sipas rrëfimit të tij, Princi Charles këmbënguli që djemtë të merrnin pjesë në procesion, duke iu referuar edhe faktit se ai vetë kishte ecur pas arkivolit të xhaxhait të tij, Lord Mountbatten, në vitin 1979.
Spencer tregon se gjatë një telefonate, ai i kujtoi Charlesit se në atë kohë kishte qenë 30 vjeç dhe se situata nuk mund të krahasohej me atë të dy djemve të Dianës.
Sipas librit, pas një përplasjeje të tensionuar, Charles i tha Spencerit: “Ji i sigurt, do ta harrojmë së shpejti”.
Deklarata, sipas Spencer, e tronditi. “Nuk mund ta besoj që sapo e the këtë”, i është përgjigjur ai, përpara se të mbyllte telefonin.
Konti Spencer pretendon se komentet e Charles pasqyronin “përbuzjen e tij të shtypur për Dianën” dhe shqetësimin e tij për reagimin e jashtëzakonshëm të publikut pas vdekjes së saj.
Ai thotë se vendosi të shkruante “Swan Swan: Diana, Motra Ime” për të korrigjuar ato që i konsideron “pasaktësi” të thëna ndër vite për motrën e tij.
Diana humbi jetën më 31 gusht 1997 në një aksident automobilistik në Paris. Gjashtë ditë më vonë, më 6 shtator, u zhvillua funerali i saj në Westminster Abbey, ndërsa Charles Spencer mbajti fjalimin e famshëm kushtuar motrës së tij.
Gjatë procesionit në Londrën qendrore, Spencer eci pas arkivolit së bashku me William, Harry, Charles dhe Philip. Ceremonia u ndoq në mbarë botën dhe u transmetua për një audiencë të vlerësuar në rreth 2.5 miliardë njerëz.
Një burrë 33-vjeçar i dyshuar për një seri vrasjesh, i cili thuhet se ka rrëfyer vrasjen e rreth 80 personave gjatë jet&e...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Aleanca përballet me një situatë gjithnjë e më të...
Pesë persona kanë humbur jetën në një aksident të dyfishtë tragjik në Los Anxhelos, ndërsa një gazetare televi...
Ky është momenti tronditës kur një efektiv policie i jep një goditje të fortë në fytyrë një gruaje të pra...
Të paktën 21 persona, mes tyre tetë fëmijë, kanë humbur jetën pasi një ndërtesë e dëmtuar nga lufta u she...
Komandantët e lartë ushtarakë të SHBA-ve, Izraelit dhe disa vendeve arabe janë takuar javën e kaluar në Gjermani për t&e...
Tronditje në Spanjë, pas vdekjes së një burri të pastrehë në Granada, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra p...
Të dhënat personale të qindra klientëve evropianë të bankës dixhitale Revolut janë marrë nga hakerë, të c...
E veja e pasur e një prej shpikësve të “Roblox”-it pretendon se është mashtruar për një shumë marramendë...
Mbretëria e Bashkuar e mbështet fuqishëm shtetin e Kosovës dhe ndihet krenare që me aleatët e NATO-s intervenoi më 1999, ka d...