
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet sot në Podujevë në një kantier ndërtimi ku ka mbajtur edhe një deklaratë për mediat. Kurti para se të niste fjalën e tij u pyet nga një gazetar në lidhje me pikëpyetjet që janë prej kohësh në lidhje me ngërçin politik në Kosovë si dhe për krijimin e një koalicioni të mundshëm me partitë e tjera.
Ai pasi dëgjoi pyetjen e gazetarit nisi të përgjigjet në lidhje me punimet në Podujeve dhe kohëzgjatjen e punimeve. Në fund të fjalës Kurti ua preu shkurtimisht gazetarëve duke u thënë se nuk ndodhen ë Podujevë për të folur për bllokimin por për të ndërtuar.
"Kohëzgjatja e punimeve për banimin e përballueshëm dhe social është tre vjet, duke filluar nga tani. Dhe ky është një lajm i mirë për Llapin. Nga 33 komunave vetëm 13 kanë aplikuar për banimin e përballueshëm social, është për të ardhur keq se çiftet e reja dhe prindërit vetëushqyës anë e mbanë Kosovës kanë nevojë për banim të përballueshëm social. Ne po dëshmojmë se më e madhe është oferta e qeverisë sesa kërkesa e komunave. Podujeva e ka bërë aplikimin e tash po e fillon realizimin. E ato çështjet e tjera të bllokimit janë në Prishtinë, ne jemi për ndërtim këtu”, tha Kurti.
Pas kësaj ai u largua ndërsa gazetarët i drejtonin pyetje të tjera njëzëri. Kurti shpesh nuk përgjigjet para gazetarëve sidomos në lidhje me ngërçin politik pasi pas çdo seanca ai u largohet mediave pa u dhënë përgjigje për pyetjet.
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
20 Maj10:01
BE: Propozimi i Greqisë për përdorimin e mediave sociale nga fëmijët është në negociata! Ka mbështetje nga Franca dhe Spanja
BRUKSEL- Propozimi i Greqisë për të parandaluar fëmijët nga përdorimi i mediave sociale po fiton terren br...
n.f
BOTA
20 Maj10:00
Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?
GJERMANI- Mësimi i gjuhëve të reja e ndryshon fizikisht trurin tuaj dhe rrit aftësitë tuaja njohëse. Por çfarë ndodh...
n.f
BOTA
20 Maj09:58
44 të vdekur nga bombardimet e reja izraelite në Gaza, shumica e viktimave fëmijë dhe gra
GAZA- Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës njoftoi sot vdekjen e 44 personave në bombardimet e reja izraelite kundër enklav&...
r.ll
BOTA
20 Maj09:26
Ndeshja Shqipëri-Serbi në Tiranë, Vuçiç "urdhër" trajnerit të kombëtares serbe: Do të shkosh në Shqipëri për t'i mundur!
vucic, piksi
TIRANË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ishte në Tiranë katër ditë më parë,...
r.ll
BOTA
20 Maj08:58
Nga siguria dhe mbrotja te peshkimi, çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?
takimi britani-be
BRITANI E MADHE- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, e nënshkroi të hënën një marrëv...
r.ll
BOTA
20 Maj08:58
Trump kërcënon t'i japë fund iniciativës për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë
donald trump
SHBA- As armëpushim, as lëshime dhe asnjë afat kohor detyrues: Biseda telefonike midis krerëve të shteteve ...
n.f
BOTA
20 Maj07:56
Aksident i rëndë në Tajvan, makina merr para turmën e njerëzve, tre të vdekur dhe 12 të plagosur
TAJVAN- Një aksident tragjik është regjistruat në Tajvan ku kanë mbetur të vdekur 3 persoma dhe 12 të tjerë janë ...