Çfarë u gjet brenda vilës luksoze të shqiptarit të kërkuar për vrasje i arrestuar në Greqi
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...
Një makinë e djegur u gjet mëngjesin e së shtunës në zonën e Volvës, rreth një orë larg Serresit në Greqi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama pat bërë në mars 20...
Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime t&eum...
Banorët e Memaliajt kishin dalë në rrugë për të protestuar kundër Reformës Administrative-Territoriale, ndërsa kr...
Modelja kosovare Ziza Pajaziti, e cila në datat 12 dhe 13 qershor 2025 rezulton të ketë hyrë në ambientet e burgut të siguris&eu...
Diplomatët britanikë dënuan sjelljen izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar si një model të shkeljeve të t&eu...
Një tjetër rast ku një elektriçist humb jetë gjatë punës është regjistruar në vendin tonë. Ngjarja k...
Haki Koka, nipi i ish-ministrit Lefter Koka, është arrestuar në Durrës gjatë operacionit policor “Informacioni”, pasi dys...

Një ngjarje makabre ka tronditur Austrinë dhe Ukrainën, pasi 21-vjeçari Danilo Kuzmin, djali i nënkryetarit të bashkisë së Kharkivit, u torturua për orë të tëra dhe më pas u dogj i gjallë brenda një makine në Vjenë. Autoritetet dyshojnë se motivi i krimit lidhet me vjedhjen e kriptomonedhave me vlerë rreth 200 mijë dollarë.
Danilo Kuzmin jetonte prej disa vitesh në Vjenë, ku studionte, dhe vinte nga një familje e pasur. Babai i tij, Serhiy Kuzmin, mban postin e nënkryetarit të bashkisë së Kharkivit. Kontakti me të riun u humb më 25 nëntor 2025, çka shqetësoi familjarët, të cilët vunë re se dy nga portofolet e tij dixhitale ishin zbrazur. Pas kësaj, ai u shpall zyrtarisht i zhdukur.
Në orët e para të 26 nëntorit, zjarrfikësit u thirrën në lagjen Donaustadt të Vjenës, pasi një banor raportoi një makinë që po digjej nën një urë. Në vendngjarje, ata shuan flakët në një Mercedes të zi me targa ukrainase, që rezultoi të ishte në pronësi të familjes Kuzmin, dhe gjetën një trup të karbonizuar në sediljen e pasme.
Trupi u identifikua përmes provave dentare si ai i Danilo Kuzmin. Brenda automjetit u gjet një kanaçe metalike e shkrirë me erë benzine, ndonëse makina përdorte naftë, çka forcon dyshimet se zjarri ishte vënë qëllimisht.
Autopsia zbuloi detaje tronditëse: rreth 80% e trupit të viktimës ishte djegur rëndë, ndërsa u konstatuan lëndime të shumta nga goditjet, përfshirë dëmtime në kokë dhe dhëmbë të thyer. Mungesa e blozës në mushkëri sugjeron se i riu ishte i vdekur ose pa ndjenja në momentin kur makina u përfshi nga flakët. Policia austriake e ka cilësuar ngjarjen si vrasje të qëllimshme dhe vijon hetimet për identifikimin e autorëve.
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka lënë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së Bundeswehr-it në një forcë t&e...
Arkeologët në Egjipt kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm, duke nxjerrë në dritë rrënojat ...
Evropa duhet të jetë përgjegjëse për sigurinë e saj, ka thënë të mërkurën presidentja e Komisionit t&eu...
Një profesor i Massachusetts Institute of Technology u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në Massachusetts të hën&...
Plani amerikan i paqes me 28 pika për t’i dhënë fund luftës Rusi–Ukrainë ndodhet ende në fazën e negociatave, p...
Parlamenti Evropian miratoi sot një plan për të hequr gradualisht importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027, raportoi Reuters. ...
Shtetet e Bashkuara po përgatitin një raund të ri sanksionesh mbi sektorin energjetik të Rusisë për të rritur presionin mbi...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance tha se kritikat ndaj Izraelit nuk duhet të barazohen me antisemitizmin, duke shtuar se ka dallim t&...
Një ngjarje që mund të përfundonte në tragjedi ka tronditur qytetin Biloxi, në shtetin amerikan të Misisipit, ku një g...
Protestat e fermerëve po përshkallëzohen në disa vende të Evropës, me Francën që ndodhet aktualisht në qendë...