8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...

Këtë të hënë ka nisur mega-gjyqi “Sky ECC” në Namur të Belgjikës. Plot 58 persona po ndiqen penalisht për kultivim dhe shitje të kanabisit, pastrim parash, mbajtje armësh dhe për anëtarësim në një organizatë kriminale. Fillimisht janë dëgjuar udhëheqësi i dyshuar, krahu i tij i djathtë, shpërndarësit dhe punëtorët. Gjyqi i shumëpritur “Sky ECC” nisi këtë të hënë në pallatin e drejtësisë në Namur. Ai mban këtë emër sepse 58 të pandehurit e kësaj çështjeje janë të lidhur me sistemin e mesazheve të koduara “Sky ECC”, i cili për shumë vite u ka mundësuar kriminelëve të kryejnë aktivitetet e tyre të paligjshme duke i shpëtuar hetimeve të policisë.
Akuzat e ngritura kundër këtyre 58 personave janë të ndryshme: kultivim dhe shitje të kanabisit, mbajtje armësh, vjedhje të energjisë elektrike, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Shumica e veprave kanë ndodhur midis viteve 2016 dhe 2024. I pari që u mor në pyetje ishte një shqiptar rreth të tridhjetave, i cili konsiderohet si udhëheqësi i dyshuar i organizatës. Ai e mohoi me forcë këtë rol: “Më ngarkojnë me akuza nga të gjitha anët dhe më shumë se ç’duhet,” tha ai. “Kur erdha në Belgjikë kisha nevojë për shumë para, por nuk i kam bërë keq askujt. Më vonë kam komunikuar me të tjerët përmes Sky ECC, por nuk ishin urdhra. Nuk e njoh veten fare në profilin që më atribuojnë”.
Kirurgji dhe arratisje në Spanjë
Megjithatë, sjelljet e tij kanë qenë të pazakonta përballë akuzave. Përgjimet kanë treguar se ai koordinoi aktivitetet në plantacionet e ndryshme ku shkonte personalisht. Sipas gjykatësit Hauquier, ai u arratis në Spanjë dhe kërkohej nga policia shqiptare. Thuhet se atje iu nënshtrua një operacioni dhe ndryshoi emrin për të mos u gjetur.
“Kjo është plotësisht e pavërtetë, dhe operacioni ishte për një problem me septumin e hundës,” shtoi ai.
Edhe bashkëshortja e tij është dashur të japë shpjegime për dyshime mbi pastrimin e parave dhe pjesëmarrjen në organizatë. Ajo i hodhi poshtë akuzat me vendosmëri: “Nuk kam bërë asgjë të paligjshme dhe nuk kam asnjë lidhje me ndonjë organizatë.”
Motra e arrestuar në Itali
Një tjetër anëtare e familjes së udhëheqësit të dyshuar, motra e tij, ishte gjithashtu e pranishme. Ajo duhet të përgjigjej për akuzat e pastrimit të parave. Dyshohet se ajo ka pranuar para në Shqipëri për t’i dërguar më pas në Belgjikë në formë huash familjare.
Kur vëllai i saj u arrestua, ajo u bë menjëherë e dyshuar dhe u arrestua ndërsa ndodhej në Itali.
“Jam e habitur që ndodhem këtu,” tha ajo. “Kam përdorur një telefon që ma dërgoi vëllai, por nuk e dija që kishte Sky ECC brenda. Për më tepër, aty kishim vetëm biseda familjare. Duhet të them se që nga arrestimi i tij, ka pasur shumë konflikte në familje. Të gjithë punojnë në fushën e drejtësisë dhe nuk duan më të kenë kontakte me të”.
Të martën, pritet të dëgjohen edhe të pandehurit e tjerë, përpara se prokuroria të paraqesë fjalën e saj përfundimtare.
Kamerat e anijeve tregojnë flotën Sumud duke iu afruar Gazës teksa mbajnë ndihma humanitare për civilët palestinezë, nd&eum...
Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi aftësitë e tij paqeruajtëse në një fjalim para udhëheqësve ushtarakë t&...
Një operacion i ndërlikuar dhe i fuqishëm i Gardës Civile spanjolle ka çmontuar dy plantacione të mëdha të marijuan&...
Garda Civile e Almerias në Spanjë ka goditur një rrjet shqiptar të trafikimit të drogës me seli në Roquetas de Mar. Nga aks...
Presidenti Donald Trump po flet në Quantico të Virxhinias, duke mbajtur një fjalim përpara takimit të t...
Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar Genti Krasniqin, një shtetas shqiptar 62-vjeçar i konsideruar si një prej emrave kyç në...
Një tërmet i fortë ka goditur Filipinet ditën e sotme. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ka qenë me ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në lagjen Višnjička Banja, në Beograd, ku një grua humbi je...
Sudani ka lëshuar një “paralajmërim të kuq” për përmbytje të mundshme në pesë provinca përgjat&e...
Një burrë është nën hetim për vrasje rrugore në aksidentin që vrau dy kushërinj të rinj, Antonio dhe Gabriele ...