BOTA

16-vjeçarit iu zu pritë, u rrah dhe rrezikon syrin. Autori i krimit: Pashë gjakun dhe po çmendesha

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Mars 2026, 08:23
16-vjeçarit iu zu pritë, u rrah dhe rrezikon syrin. Autori i krimit:

Një 16-vjeçar ra viktimë e një sulmi të egër nga të mitur në Janinë. Adoleshenti u plagos rëndë dhe rrezikoi të humbte shikimin në njërin sy, sipas familjes së tij, ndërsa u transportua në spitalin “Gennimatas” në Athinë për t’u operuar. Për incidentin u arrestua një person.

16-vjeçari kishte dalë në një zonë qendrore të Janinës dhe po priste të dashurën e tij kur u sulmua nga tre persona, të cilët ai thotë se nuk i njihte.

“Isha me fat sepse për pak sa nuk humba shikimin. Më shtynë, rashë në tokë dhe më goditën në sy. Nuk munda ta kuptoja në atë moment se çfarë po ndodhte”, tha ai për MEGA. Sipas informacioneve, 16-vjeçari nuk e humbi shikimin vetëm për disa milimetra.

Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Janinës, ku mori 17 qepje, dhe më pas u transportua me urgjencë në spitalin “Gennimatas” për t’iu nënshtruar operacionit.

“Mjekët u mobilizuan menjëherë që djali të dërgohej në Athinë dhe ende nuk e dimë si do të zhvillohet gjendja e tij shëndetësore”, tha nëna e tij. “Thoja: ‘O Zot, çfarë po ndodh?’ dhe nuk e dija që edhe neve do të na ndodhte një gjë e tillë. Djali im doli për një shëtitje dhe rrezikoi të humbte shikimin”, tha ajo.

“Shikoja gjakun dhe çmendesha”

Nga ana e tij, babai përshkruan se “djali që e goditi shkoi në shkollë të nesërmen dhe thoshte: ‘Shikoja gjakun dhe çmendesha, doja ta godisja edhe më shumë’”. Siç tha ai për MEGA, “dëmtimi që iu bë syrit nuk bëhet me dorë të zhveshur, ndoshta me një grusht metalik”. Kur ndodhi incidenti, “u mblodh shumë njerëz dhe askush nuk shkoi ta ndihmonte djalin, ta ngrinte. Të gjithë rrinin dhe shikonin derisa shkova unë”.

Një arrestim

Disa muaj më parë, 16-vjeçari ishte sulmuar përsëri nga një bashkëmoshatar i tij, i cili në të kaluarën kishte pasur lidhje me të dashurën e tij. Sipas MEGA-s, për sulmin e fundit u arrestua një nga autorët, i cili strehohet në organizatën Kivotos tou Kosmou, dhe ndaj tij u ngrit një dosje penale për plagosje të rrezikshme trupore. /PiranjatNews/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë