Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Një ish punonjës i CIA-s dhe kontraktor për gjuhët me FBI-në, i cili mori para dhe dhurata të kushtueshme në këmbim të spiunazhit për Kinën, u dënua të mërkurën me 10 vjet burg. Alexander Yuk Ching Ma, 71 vjeç, bëri një marrëveshje me prokurorët federalë në muajin maj, të cilët ranë dakord të rekomandonin dënimin me 10 vjet burg në këmbim të pranimit të fajit për shitjen e sekreteve amerikane një qeverie të huaj.
Ai u arrestua në vitin 2020. Në një letër drejtuar gjykatësit përpara shpalljes së dënimit, i pandehuri Ma shkruante mes të tjerash se, “Shpresoj që Zoti dhe Amerika të më falin për atë që kam bërë”. Nëse nuk do të ishte arritur marrëveshja, ai do të përballej me mundësinë e burgimit të përjetshëm.
Alexander Yuk Ching Ma lindi në Hong Kong dhe u zhvendos në Honolulu në vitin 1968. Ai mori nënshtetësinë amerikane në vitin 1975 dhe u punësua në CIA në vitin 1982. Një vit më vonë u caktua me shërbim jashtë vendit dhe në vitin 1989 dha dorëheqjen. Sipas dokumenteve të gjykatës ai mbante një certifikatë sigurie të nivelit “top-sekret”.
Ma jetoi dhe punoi në Shangai të Kinës, përpara se të kthehej në Havai në vitin 2001. Me kërkesë të zbulimit kinez, ai ra dakord të organizonte një takim mes agjentëve kinezë dhe vëllait të tij më të madh, i cili gjithashtu kishte punuar për CIA-n. Sipas dokumenteve të gjykatës, gjatë një takimi treditor në një hotel në Hong Kong, vëllai i zotit Ma u dha agjentëve kinezë një sasi të madhe dokumentesh sekrete.
Prokurorët thanë se kishin video që tregonin zotin Ma duke numëruar 50,000 dollarët e pagesës. Dy vjet më vonë, Ma aplikoi për një punë si kontraktor gjuhësh me zyrën e FBI-së në Honolulu. Amerikanët e dinin se ai po bashkëpunonte me agjentët kinezë dhe e punësuan atë në vitin 2004, në mënyrë që të ndiqnin nga afër aktivitetet e tij të spiunazhit.
Gjatë gjashtë viteve në vazhdim, ai vodhi rregullisht dokumente sekrete, thanë prokurorët. Në shumë raste ai i merrte me vete dokumentat gjatë udhëtimeve në Kinë, duke u kthyer me mijëra dollarë dhe dhurata të shtrenjta, thanë prokurorët.
Në një rast kur një punonjës i zbulimit amerikan u prezantua si gjoja agjent kinez, Ma pranoi mijëra dollarë në këmbim të të dhënave sekrete nga e kaluara dhe i tha se dëshironte që të shihte suksesin e “mëmëdheut”, sipas prokurorëve amerikanë.
“Le të jetë një mesazh për këdo që mendon të bëjë të njëjtën gjë”, tha shefi i zyrës së FBI-së në Honolulu, Steven Merrill, në një deklaratë pas dënimit të zotit Ma. “Pavarësisht se sa kohë duhet ose sa kohë kalon, ju do të sillen para drejtësisë”. Vëllai i tij nuk u ndoq kurrë penalisht pasi ai ka vdekur nga sëmundja e Alzheimerit, thuhet në dokumentet e gjykatës./ VOA
Foto ilustruese SERBI- Një gjykatë serbe do të nisë procedurat gjyqësore më 12 shtator në rastin e parë të dok...
Foto ilustruese GAZA- Sulmet ajrore izraelite në Gazë goditën një shkollë të OKB-së që strehonte familje të zh...
SHBA- Në Shtetet e Bashkuara po përkujtohen të martën rreth 3 mijë viktimat, pasojë e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 20...
SHBA- Presidenti Joe Biden veshi për një çast një nga kapelet e kuqe MAGA të ish-Presidentit Donald Trump, në një lë...
GJERMANI- Ky është momenti kur Ura Carola në Dresden u shemb. Gjithashtu hetuesit po përpiqen furishëm të gjejnë shkakun. P...
ÇEKI- Oficerët e policisë çeke kanë kërcënuar me protesta disajavore për pagat e vonuara, pasi pretenduan se parat...
LITUANIA- Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë tha se avionët e NATO-s që gjenden në shtetet e Baltikut duke të rrëzojnë dron&e...
Izet Mexhiti MAQEDONIA E VERIUT- Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë s&...
IRAK- Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian nisi të martën një vizitë në Irak, e para jashtë vendit që kur mori detyrë...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi mbi 700 milionë dollarëve ndihmë humanitare për Ukrainën të mërku...