BOTA

Një karvan me rreth 1,500 migrantë në Meksikë po lëviz drejt Shteteve të Bashkuara

ZH.LL Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2024, 18:41
Një karvan me rreth 1,500 migrantë në Meksikë po lëviz
emigrantët

MEKSIKË- Rreth 1,500 emigrantë, kryesisht nga Amerika Qendrore dhe Jugore, formuan një karvan të mërkurën në Meksikën jugore, me shpresën për të udhëtuar drejt kufirit të Shteteve të Bashkuara.

Një pjesë e tyre shpresojnë të arrijnë në Shtetet e Bashkuara përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në janar.

Ata mendojnë se hyrja në Shtetet e Bashkuara mund të jetë më e vështirë pas fillimit të mandatit të zotit Trump. Ata filluan të ecin nga Tapaçula, afër kufirit me Guatemalën, ku mijëra emigrantë janë bllokuar sepse nuk kanë leje të hyjnë në Meksikë.

Çfarë janë karvanet e emigrantëve?

Karvanët e migrantëve filluan të formoheshin në vitin 2018 dhe u bënë një shpresë e fundit për migrantët më të varfër që nuk ishin në gjendje të paguanin kontrabandistët.

Fermerët francezë vazhdojnë protestat kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë BE-Mercosur
Nëse migrantët përpiqen të kalojnë Meksikën vetëm ose në grupe të vogla, ata shpesh ndalohen nga autoritetet dhe kthehen në Meksikën jugore apo dëbohen për në vendet e tyre të origjinës.

Lëvizja në grupe të mëdha prej qindra njerëzish e bënte të vështirë apo të pamundur për agjentët e imigracionit që t’i ndalonin ata. Kështu që, policia dhe agjentët e imigracionit shpesh përpiqen të ndalojnë grupe më të vogla emigrantësh dhe presin zvogëlimin e karvanit para se të ndërhyjnë.

Zakonisht, karvanët ndalojnë apo shpërbëhen brenda 250 kilometrave të rrugëtimit.

Cilat janë pengesat?

Nuk ka siguri kundër kërcënimeve, grabitjeve ose rrëmbimeve nga kartelet e drogës në Meksikë, të cilat janë përfshirë edhe në trafikimin e emigrantëve.

Kartelet kërkojnë pagesa nga migrantët apo kontrabandistët e tyre për të kaluar në zonat përgjatë kufirit, ku ata operojnë.

Përveç kësaj, bandat shpesh rrëmbejnë emigrantë, i mbajnë në kushte të tmerrshme, ose i torturojnë, derisa ata të telefonojnë të afërmit për të dërguar para në këmbim të lirimit të tyre.

Megjithatë, pengesa më e madhe është vapa e madhe, dehidratimi dhe distanca mbi 1,770 kilometra nga qyteti Tapaçula deri në qytetin Matamoros, në kufi të Meksikës me shtetin amerikan të Teksasit. Dhe kjo është rruga më e shkurtër, por edhe një nga më të rrezikshmet.

Duhen 16 ditë ecje pa pushim për ta përshkuar këtë distancë. Kjo është më e vështirë për shumë emigrantë që marrin me vete fëmijët e tyre.

Pse e bëjnë këtë rrugë?

Meqenëse emigrantët zakonisht nuk mund të gjejnë punë për të mbajtur veten në Tapaçula, shumica e të huajve të bllokuar atje detyrohen të largohen. Disa prej tyre ndjejnë një lloj urgjence për t’u larguar.

“Do të jetë më e vështirë” pas inaugurimit të Presidentit Trump më 20 janar. "Kjo është arsyeja pse ne jemi nisur. Duam të mbërrijmë atje para se ai të marrë detyrën", thotë Yotzeli Peña, një emigrant 23 vjeçar nga Venezuela. "Kjo do të ishte më e lehtë."

A ka patur përpjekje për të frenuar krijimin e karvaneve?

Këtë vit, në një përpjekje për të frenuar krijimin e radhëve të njerëzve në kufi për të kërkuar azil, qeveria e Shteteve të Bashkuara zgjeroi zonat nga ku migrantët mund të aplikojnë përmes internetit për caktuar një takim për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë pjesën më të madhe të Meksikës jugore.

Aplikacioni i celularëve “CBP One” u krijua për t'i bërë kërkesat për azil më të rregullta. Rreth 1,450 takime në ditë ofrohen përmes këtij aplikacioni, duke inkurajuar emigrantët që të regjistrohen përpara se të paraqiten në kufi. Por ky shërbim ofrohej vetëm për migrantët në Meksikën veriore dhe qendrore.

Duke e shtrirë mundësinë e përdorimit të aplikacionit në jug të Meksikës, në Tapaçula, zyrtarët shpresonin se kjo do të ndalonte udhëtimin e imigrantëve drejt veriut.

Megjithatë, një pjesë e emigrantëve duan të jenë afër kufirit, në mënyrë që nëse caktojnë një takim të tillë, të mund të arrijnë në kufi shpejt.

Zoti Trump ka premtuar mbylljen aplikacionit, kufizimin e rrugëve ligjore të emigrimit në Shtetet e Bashkuara dhe organizimin e dëbimeve masive të emigrantëve të paligjshëm.

A arrijnë karvanët në kufi?

Karvanët më të mëdhenj u formuan në 2018 dhe 2019, dhe në atë kohë zyrtarët meksikanë ndihmuan disa nga emigrantët duke ofruar transportimin e tyre me autobusë drejt qyteteve kufitare. Por kjo shkaktoi reagime nga banorët e këtyre qyteteve. Grupet e imigrantëve nga karvanet origjinale përfundimisht arritën në kufi.

Që atëherë, shumica e pjesëmarrësve në karvane janë përpjekur të hipin në kamionë ose të paguajnë për mjete të tjera transporti.

Por kjo është bërë shumë më e vështirë pasi autoritetet meksikane u kanë bërë thirrje shoferëve të autobusëve, taksive dhe kamionëve që të mos ndalojnë në rrugë për të marrë migrantët.

Në vitet e fundit, autoritetet kanë filluar të ofrojnë leje të përkohshme tranziti për të shpërbërë karvanët./ VOA

meksike 1500 emigrante karvan emigrantesh donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan