Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
ITALI- Mali i Vezuvit qëndron mbi gjirin e Napolit si një nga panoramat më të mirënjohura të Italisë. Rrezikshmëria e vullkanit aktiv dhe biodiversiteti unik janë elementë thelbësorë për jetën dhe kulturën e vendasve. Por, vullkani është edhe një rrezik vdekjeprurës për qindra mijëra banorët që jetojnë nën hijen e tij.
Vezuvi është i famshëm në mbarë botën për shpërthimin e vitit 79 që shkatërroi Pompein. Ngrirja e llavës ruajti ndër shekuj qytetin e vjetër dhe zbulimi i tij është një ndër gjetjet më të rëndësishme arkeologjike të periudhës romake.
Ndoshta më pak i njohur është shpërthimi i vitit 1944, pasojat e të cilit ende vihen re në shpatet e malit. 80 vjet më parë, pranë fundit të Luftës së Dytë Botërore, llava mbërriti deri në fshatrat në këmbët e Vezuvit, duke vrarë 26 persona dhe duke lënë pas atë që sot quhet Lugina e Ferrit.
Pas llavës, natyra dalëngadalë rimerr kontrollin e malit.
“Fillimisht është llavë, tokë e shkretë. Më pas shfaqet një bimësi tipike për Vezuvin, “stereocaulon vesuvianum”, e cila ngjitet pas gurëve dhe fillon t’i thërrmojë, duke krijuar kështu një shtresë që mund të shfrytëzohet nga lloje të tjera bimësh”, thotë Pino Gallo, anëtar i Klubit Alpin Italian për Vezuvin.
Në bashkëpunim me myshqet dhe kërpudhat këtu krijohet tokë pjellore ku mund të mbijnë bimë, farat e të cilave sillen nga zogjtë që jetojnë në parkun e Vezuvit. Përgjatë terrenit të përshkuar nga llava fillojnë të mbijnë bimë tipike për malin Vezuv, si “lulet e shkretëtirës” të përshkruara nga poeti italian i shekullit të 19-të, Giacomo Leopardi.
Ato pasohen nga pemët e para, si lisat dhe pishat, që rriten me kalimin e kohës duke krijuar një pyll të vërtetë.
“Valët e llavës që kanë kaluar nëpër këtë zonë kanë krijuar këtë tokë dhe këtë ekosistem. Ndoshta do t’i rikthehemi sërish kësaj situate që ka qenë dikur, ndoshta në 20, 50 apo 100 vite. Do ketë një pyll, si ky, një ekosistem që do të arrijë balancën e tij”, thotë Luigi Gallo, specialist i bujqësisë.
Sot turistët dhe vendasit shijojnë natyrën e Vezuvit dhe pamjet e mahnitshme të Gjirit të Napolit, ndërsa ngjiten në lartësi mbi 1200 metra mbi nivelin e detit.
Vizitorët mund të shohin formën e kraterit të krijuar nga shpërthimi i 80 viteve më parë. Vullkanologët e konsiderojnë Vezuvin një vullkan të fjetur, që do të thotë se vazhdojnë të regjistrojnë aktivitet sizmik. Si i tillë, ai duhet monitoruar vazhdimisht.
Vezuvi është ndoshta ndër vullkanët më të rrezikshëm në botë, duke patur parasysh dendësinë e popullsisë që jeton në qytezat në këmbët e malit, si dhe në Napoli, vetëm pak kilometra më larg.
“Janë përcaktuar plane evakuimi me faza të ndryshme. Faza e fundit i paraprin shpërthimit, pra kur mbetet pak kohë. Në këtë fazë përfundimtare, rreth 500 mijë persona do të duhet të evakuohen”, thotë Nicola Fedele, udhërrëfyes në malin Vezuv.
Megjithë rrezikun, njerëzit e lindur në këtë zonë e shikojnë Vezuvin si një pjesë integrale e panoramës dhe kulturës së tyre. Dashuria e vendasve për zonën dhe për qytetin e Napolit është më e madhe se frika nga shpërthimi.
“Nuk do ta imagjinoja dot Napolin dhe Gjirin pa siluetën e Vezuvit. Por duhet të jetojmë pranë tij me respekt dhe mbi të gjitha të kuptojmë se gjendemi pranë një vullkani që është ende aktiv. Pra më shumë se shqetësim apo frikë, ka respekt të thellë për vullkanin”, thotë zoti Fedele.
Specialisti Gallo thotë se shpërthimi i vullkanit duhet parë si një ngjarje normale dhe se ekosistemi i Vezuvit i është përshtatur kësaj.
Jeta dhe vdekja, krijimi dhe shkatërrimi – një kontrast që shpaloset tek pamja e shkretë e kraterit, si një paraqitje e ferrit të përshkruar nga artistët dhe poetët. E megjithatë, shpatet e Vezuvit fillojnë dhe bëhen të gjelbërta ndërsa ulen drejt detit dhe profili i tij në horizont duket sikur po e mbron qytetin, më shumë se e rrezikon atë./ VOA
Foto ilustruese SHBA- Stockton Rush, CEO i OceanGate, kompania që menaxhoi nëndetësen "Titan" kishte deklaruar se ajo plotëson t&e...
INDI- Tetë persona u vranë dhe një u plagos kur u goditën nga rrufeja më herët sot mes një stuhie në shtetin...
LIBAN- Sa afër është Lindja e Mesme me luftën totale? Kjo është pyetja që thekson BBC, në një kohë...
Trump dhe Harris SHBA- Kandidati republikan për president, Donald Trump, zhvillon tubimin e parë në ambiente të jashtme që nga p&e...
Avokati serb SERBI- Avokati serb, Çedomir Stojkoviç ka shpërndarë në profilin e tij në "X" një poster përmes s&...
Trump SHBA- I dyshuari i arrestuar në atentatin e dytë kundër Donald Trump kishte shkruar një letër në t&...
Foto ilustruese SHBA- Të martën Presidenti Joe Biden do të mbajë fjalimin e fundit para Asamblesë së Përgjithshme të...
Foto ilustruese RUSI- Kremlini tha të hënën se do të studiojë atë që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka cil&eu...
SHBA- kandidati republikan Donald Trump kryeson midis votuesve të mundshëm në shtetet e fushës së betejës të Arizonës,...
LONDËR- Një sulm shkatërrues bërthamor në Londër, që mund të shkaktojë 850,000 vdekje dhe dy milionë të...