BOTA

Një tualet prej ari dhe një dollap plot euro/ Skandali që mund të rrëzojë Zelensky-n

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2025, 23:04

Një tualet prej ari dhe një dollap plot euro/ Skandali që mund

Një tualet prej ari të kulluar dhe dollapë të mbushur me qese plot me kartëmonedha prej 200 eurosh janë ndër thesaret e lidhura me biznesmenin e njohur ukrainas, Timur Mindich, pas një hetimi nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU). Mindich është një figurë e madhe në sektorin e pasurive të paluajtshme, të plehrave kimike, bankave dhe tregtisë së diamanteve – por ai njihet më së shumti si bashkëpronar prej kohësh i kompanisë televizive Kvartal 95 të Volodymyr Zelensky-t. Hetimi 15-mujor i NABU-së, i cili e përshkruan rastin si korrupsion në “nivel të lartë” në majat e elitës politike të Ukrainës, pritet të ketë pasoja të mëdha për të ardhmen politike të Zelensky-t.

Sipas një videoje në YouTube, të publikuar nga NABU, hetimi i tyre është përqendruar në dyshimet për “ryshfete” të marra nga kontraktorët e punësuar për ndërtimin e fortifikimeve që do të mbronin infrastrukturën energjetike nga raketat dhe dronët rusë. Sipas akuzave të NABU-së, skema e korrupsionit me vlerë 100 milionë dollarë përfshinte ndërmarrje publike të mëdha, përfshirë edhe kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës, Energoatom.

Përveç Mindich, ndër të dyshuarit është edhe ish-ministri i energjisë dhe drejtësisë, Herman Halushchenko. Halushchenko është pezulluar nga detyra si ministër drejtësie, por ka deklaruar se do të “mbrojë veten në rrugë ligjore dhe do të provojë qëndrimin e tij”. Janë kryer shtatëdhjetë kontrolle, dhe priten akuza serioze – megjithatë Mindich dhe disa nga të dyshuarit kryesorë u larguan nga Ukraina vetëm disa orë përpara bastisjeve.

Vetë Zelensky ka shprehur publikisht mbështetjen për goditjen ndaj korrupsionit, duke i thënë kombit në fjalimin e tij të mbrëmjes se “duhet të ketë dënime”, dhe duke u kërkuar zyrtarëve të qeverisë që “të bashkëpunojnë me NABU dhe me agjencitë ligjzbatuese”.

Por Zelensky-t do t’i duhet patjetër të përballet me pyetje serioze, teksa aleatët e tij më të afërt në politikë dhe biznes po bien nën dyshim. Po ashtu, është tepër i dyshimtë fakti që vetëm katër muaj më parë Zelensky u përpoq ta vendoste NABU-në dhe agjencinë simotër të saj, SAPO, nën kontroll të drejtpërdrejtë qeveritar, duke kërkuar me nxitim miratimin e një ligji të hartuar me shpejtësi për t’u hequr këtyre institucioneve pavarësinë operacionale. Lëvizja e Zelensky-t tronditi aleatët ndërkombëtarë të Ukrainës dhe shkaktoi protesta të mëdha në qendër të Kievit – të parat kundër qeverisë që nga fillimi i luftës.

Nën presion të fortë nga Brukseli e Uashingtoni, si dhe nga protesta në Kiev, Zelensky më në fund u tërhoq. Hetimet e ndërprera të NABU dhe SAPO vijuan – dhe kulmuan me bastisjet e kësaj jave që kanë shkaktuar dëme politike të konsiderueshme.

Duket se një luftë e hapur po përgatitet të shpërthejë mes agjencive të pavarura kundër korrupsionit dhe rrethit të ngushtë të Zelensky-t – dhe pasojat pritet të jenë të shëmtuara. Shërbimi Kombëtar i Sigurisë i Ukrainës, i njohur si SBU, i qëndron besnik Zelensky-t dhe ka pushtet të madh të brendshëm përmes kontrollit që ushtron mbi sistemin gjyqësor dhe burgjet. Nga ana tjetër, NABU dhe SAPO mbështeten fuqimisht politikisht dhe financiarisht nga qeveritë evropiane dhe ajo amerikane, si dhe ndihmohen operacionalisht nga agjencitë perëndimore të sigurisë. Kjo lidhje mes pavarësisë formale dhe ndikimit të drejtpërdrejtë perëndimor ka bërë që disa politikanë ukrainas ta akuzojnë NABU-në si një “vegël të dominimit të huaj”.

Ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko, në gusht, pasi mbështeti përpjekjet për t’i hequr NABU-së pavarësinë, u ankua se “Ukraina po shndërrohet në një koloni të përjashtuar nga sovraniteti, që po humbet pavarësinë e saj”.

Deri tani, përmbajtja e plotë e hetimit të NABU-së mbetet zyrtarisht konfidenciale. Por një sërë raportesh të fundit – përfshirë ato të ‘New York Times’ – sugjerojnë se korrupsioni është i thellë dhe i përhapur, dhe përfshin shumë figura të lidhura me Zelensky-n dhe kompaninë e tij Kvartal 95. Janë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si kompania Fire Point, një agjenci rekrutimi për filmat e Zelensky-t para luftës, ka arritur të sigurojë kontrata qeveritare me vlerë miliona dollarë për prodhimin e dronëve për ushtrinë ukrainase. Fire Point – e cila nuk është akuzuar për ndonjë shkelje – po ashtu prodhon një raketë të re lundrimi me rreze të gjatë, të quajtur Flamingo.

Gjatë kërkimeve të tyre, hetuesit e NABU-së zbuluan mbi 1,000 orë incizime audio që Mindich dyshohet se i kishte bërë bisedave me partnerët e tij të biznesit. Një video e shkurtër promovuese, e publikuar nga NABU në rrjete sociale, përfshinte disa fragmente nga biseda të ndryshme mes dy burrash të identifikuar me pseudonime, që flasin në rusisht. Këto regjistrime nuk kanë shumë kuptim për publikun e gjerë – por publikimi i tyre duket si një sinjal paralajmërues, i drejtuar ndaj një audience shumë specifike në majat e elitës politike të Ukrainës.

Një mësim i hidhur që del nga kjo histori e turbullt është se, në shumë mënyra, Ukraina vazhdon të funksionojë sipas të njëjtave rregulla që mbretëronin në vitet e egra ’90, nën Leonid Kuchma-n apo në Rusinë e Boris Yeltsin-it. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, u bë praktikë e zakonshme që biznesmenët e pasur të blinin ndikim mbi pjesë të forcave të sigurisë, t’i përdornin ato për të regjistruar biseda private të politikanëve apo rivalëve të biznesit, dhe t’i shfrytëzonin më pas ato si “kompromat” – armë politike.

Kësaj here, lojtarët janë të tjerë: NABU, e mbështetur nga Perëndimi, po përballet me SBU-në, e mbështetur nga Zelensky – por përzierja e korrupsionit me politikën e nivelit të lartë duket, fatkeqësisht, si një rikthim në të kaluarën.

Reagimi tipik i mbështetësve besnikë të Zelensky-t do të jetë ta shpallin këtë histori si propagandë të Kremlinit. Në fakt, justifikimi që Zelensky dha në korrik për përpjekjen për ta vendosur NABU-në nën kontrollin e tij ishte pikërisht dyshimi – asnjëherë i provuar – për depërtim rus në agjenci. Por me Perëndimin që po e ndjek nga afër situatën, Zelensky ka pak zgjedhje tjetër përveçse të mbështesë veprimet e NABU-së kundër aleatëve dhe partnerëve të tij më të afërt, dhe të përballet me pasojat për reputacionin dhe karrierën e tij politike.

Imazhi i një tualeti prej ari, i zbuluar dikur në vilën luksoze të ish-presidentit Viktor Yanukovych, u bë një simbol ikonik i korrupsionit që çoi në protestat madhore të Maidanit në vitin 2014. Ironia më e madhe është se revolucioni kundër “pronareve të tualeteve të arta” përfundimisht çoi në një luftë të plotë me Rusinë – fitimet e së cilës, duket, janë përdorur për të blerë edhe më shumë tualete të arta.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan