U konfliktua me vëllezërit për çështje pronësie, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është vënë në pranga në Tiranë pas një konflikti t&...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është vënë në pranga në Tiranë pas një konflikti t&...
Rreth 100 efektivë policie kanë shkuar para Kryeministrisë ku prej një jave protestuesit kanë kaluar natën si shenjë e revo...
Personi që shihni në foto është 63-vjeçari Sefedin Ahmetaj, pronar i dyqanit të elektroshtëpiakeve “Zanusi”, ...
Edi Rama i është përgjigjur drejtuesit i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj, për prot...
Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Tiranës, pasi i është prezantuar efektivëve t&eum...
Në një video-mesazh, Berisha tha se libri nuk dëshmon suksesin e qeverisë, por e paraqet Ramën si ‘një sulltan të nj&...
Media britanike Britannia Daily i ka kushtuar një intervistë deputetes së pavarur Marjana Koçeku, e cila ka lëshuar disa ...
Në fillim të këtij viti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama udhëtoi në Izrael me një avion privat, i shoqëruar ng...
Protestat që kanë tronditur Shqipërinë që nga fillimi i qershorit tashmë janë quajtur “Revolucioni i Flamingove&rdquo...
Policia ka larguar me forcë qytetarët që kanë kaluar mbrëmjen para Kryeministrisë, gjë që ndodh prej një jave tas...

Oficerët dhe prokurorët që hetojnë enigmën e vrasjes brutale të ndërtuesit 27-vjeçar nga Shqipëria, i cili u gjet i karbonizuar dhe i lidhur me pranga në pjesën e pasme të një makine në Skourta, në Viotia të Greqisë më 7 nëntor, po përpiqen të bashkojnë copëzat e detajeve dhe provave, për të zbuluar motivin dhe autorët. Deri më tani, arsyet e krimit brutal nuk janë sqaruar, me policinë që po shqyrton mundësinë e rivalitetit romantik, motivin e krimit të pasionit.
Kjo sepse siç informon “Protothema”, nga njëra anë i ndjeri i identifikuar si Sulo Halili, nga Beçishti i Tepelenës, nuk duket të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe nga ana tjetër, një ish-partner i një vajze me të cilën 27-vjeçari dyshohet se ishte në një lidhje, e kishte kërcënuar atë në të kaluarën.
Sipas informacioneve, sot të afërmit e 27-vjeçarit pritet të kalojnë në Polici, së bashku me avokatin e tyre Alexandros Papaioannidis, për të kontribuar me të gjitha provat që kanë për të sqaruar çështjen. Fal analizës së ADN-së, me kampionin biologjik që iu mor një prej të afërmve, u bë edhe identifikimi i viktimës. Tezja e viktimës ishte e para që dha informacione për konfliktin e vjetër të 27-vjeçarit dhe kërcënimin.
Ata do japin dëshmi plotësuese për çdo gjë që dinë, me qëllim ndihmën e hetuesve për të zbardhur krimin e rëndë. Gjithashtu do verifikohen të gjitha mesazhet dhe telefonatat e fundit të viktimës, familjarëve të tij dhe personave të tjerë.
Kujtohet se, pasi autorët e panjohur qëlluan 27-vjeçarin, ata e vendosën trupin e tij në sediljen e pasme të një makine të vjedhur dhe e dogjën për të fshirë gjurmët. Në trup u gjet edhe një pjesë metalike, që besohet se i përket predhës së plumbit.
Përfundimisht, Halili u identifikua me analizën e ADN dhe siç rezultoi, ai ishte shpallur i zhdukur që më datën 4 nëntor nga familjarët. Ai i kishte telefonuar, duke u thënë se do kthehej pasi të mbaronte punën. Madje edhe një miku të tij i bëri me dije pasi u ndanë, se do të shkonte në punë. Makina në të cilën u gjet ai ishte vjedhur nga zona e Glyfadës dhe kishte targa të falsifikuara, të cilat korrespondonin me një automjet të të njëjtit lloj nga zona e Pierias. Krimi ndodhi në Halkida.
Të paktën 37 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një autobus u rrëzua në një përru...
Një 22-vjeçar është intubuar në spital, pak pasi ka tentuar një sfidë ngrënieje, duke kapërcyer hamburger pa e ...
Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim ndaj disa turistëve italianë që dyshohet se kanë paguar deri në 70 mijë paund p&eum...
Gruaja që qëndron në skenë shkëlqen me bikini të zbukuruara me kristale. Lëkura e saj e shkëlqyeshme dhe e nxirë t...
Dhjetëra kolonë izraelitë nisën sulme zjarrvënëse duke synuar një depo palestineze, një fshat beduinësh dhe tok&eum...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën (11 nëntor) se ka "detyrim" të padisë BBC-në për keqinterpretim t&...
Një e katërta e popullsisë së botës jeton brenda një rrezeje prej tre miljesh (5 km) nga projektet operative të karburanteve ...
Ukrainën përveç problemit të luftës e kanë kapur edhe skandalet e korrupsionit. Ministri i drejtësisë, German Galush...
Një incident i pabesueshëm u regjistrua në qytetin Trnovi pranë Velika Kladushës, në Bosnjë e Hercegovinë, i cili filloi...
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi Qipron të mërkurën në mëngjes, rreth or&eum...