BOTA

"Nuk arratisem dhe nuk bëj gati valixhet"/ Vuçiç pas humbjes: Do të luftojmë dhe do tu tregojmë se çfarë është opozita

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Tetor 2026, 22:34
"Nuk arratisem dhe nuk bëj gati valixhet"/ Vuçiç

Aleksandar Vuçiç, emri i të cilit kryeson listën zgjedhore “Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar”, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke deklaruar se fituese është Lista Studentore. Nga selia e Partisë Progresive Serbe (SNS), Vuçiç theksoi se rezultatet nuk janë ende përfundimtare, por shifrat paraprake tregojnë një epërsi të ndjeshme të studentëve-bllokues.

“Nuk kemi rezultate përfundimtare. Shumë do të befasohen dhe do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa dhe çfarë kanë sajuar. Dua t’ju informoj se lista e studentëve-bllokues ka fituar. Ata do të kenë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa ne kemi rreth 105”, deklaroi Vuçiç.

Sipas tij, në parlament pritet të përfaqësohen edhe Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës me tre mandate dhe partitë shqiptare në Luginën e Preshevës me një mandat. Ai përmendi gjithashtu mundësinë e hyrjes së SDA-së, duke theksuar se këto të dhëna bazohen në kampionin paraprak. Vuçiç tha se lista e tij ka marrë rreth 1.72 milionë vota, ndërsa Lista Studentore rreth 2.2 milionë.

Duke iu përgjigjur pretendimeve se mund të largohej nga vendi pas humbjes, Vuçiç hodhi poshtë këto deklarata, duke akuzuar kundërshtarët politikë për përhapjen e gënjeshtrave.

“Meqë thanë se dikush do të arratisej, do të bënte valixhet, se dikush kishte frikë prej tyre, se dikush do të fshihej, kanë gënjyer për gjithçka që kanë thënë”, u shpreh ai.

Kreu i SNS-së akuzoi gjithashtu kundërshtarët për atë që e cilësoi si një përpjekje të mbështetur nga vende të ndryshme evropiane dhe qarqe amerikane për të rrëzuar pushtetin në Serbi. Ai përmendi edhe pretendimet lidhur me përdorimin e një topi zanor gjatë protestave.

Pavarësisht rezultatit, Vuçiç deklaroi se partia e tij nuk do të tërhiqet nga beteja politike dhe se do të vazhdojë të mbrojë pozicionin e saj.

“Do të luftojmë dhe do të tregojmë se çfarë është opozita. Jam krenar për gjithçka që kemi bërë”, tha ai.

Vuçiç pranoi se pas humbjes disa biznesmenë dhe mbështetës mund të largohen nga radhët e tij, por u shpreh i bindur se struktura e partisë mbetet e qëndrueshme.

“Disa biznesmenë, disa njerëz do të largohen tani prej nesh, por struktura jonë është shumë e qëndrueshme. Jemi shumë të bashkuar, shumë të fortë. Shumica prej nesh kanë kaluar më shumë kohë në opozitë sesa në qeveri”, deklaroi ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?