Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

BAKU- Dukej se konferenca botërore e klimës do të dështonte, por në momentin e fundit u arrit marrëveshje. Çfarë parashikon ajo? Në konferencën e OKB-së për klimën në Azerbajxhan, u arrit një marrëveshje për një rritje të konsiderueshme të ndihmave për klimën për vendet më të varfra. Deri në vitin 2035, të paktën 1.3 bilionë dollarë amerikanë (rreth 1.25 bilionë euro) duhet të sigurohen çdo vit, nga të cilat 300 miliardë dollarë do të vijnë kryesisht nga vendet e industrializuara.
Këto fonde duhet të ndihmojnë vendet në zhvillim të financojnë masat për mbrojtjen e klimësdhe të përshtaten me pasojat katastrofike të ngrohjes globale, si thatësirat më të shpeshta, stuhitë dhe përmbytjet.
Pak detyrime konkrete
Për të mbledhur 1.3 bilionë dollarë në vit, marrëveshja kërkon që bankat shumëpalëshe të zhvillimit të rrisin ndjeshëm kreditimin ose të shlyejnë borxhet e vendeve të varfra. Paratë publike dhe bankare duhet të nxisin edhe investime të mëdha private, të cilat gjithashtu do të llogariten si financim i luftës kundër ndryshimeve klimatike. Përveç kësaj, vendet e tjera donatore duhet të inkurajohen të marrin pjesë në këtë proces.
Megjithatë, kritikët theksojnë se apeli është shumë i paqartë dhe se askush nuk është përgjegjës në mënyrë specifike për arritjen e këtij qëllimi global. Për shembull, Gjermania, si dhe vendet e tjera, nuk është e detyruar nga kjo marrëveshje të ndajë një sasi të caktuar fondesh. Kompromisi u arrit pjesërisht sepse mbeti e paqartë se si do të mblidheshin saktësisht paratë që do të jetë detyra e konferencës së ardhshme të klimës nëBrazil.
Konferenca ishte në prag të dështimit
Propozimi fillestar i presidencës së Azerbajxhanit parashikonte një rritje të fondeve në 250 miliardë dollarë në vit, me theksin që vendet e industrializuara "të marrin drejtimin". Ky propozim u refuzua nga vendet në zhvillim si i pamjaftueshëm. Ato shqetësoheshin edhe nga dispozitat e paqarta se kush do të ishte dhuruesi.
Konferenca, e cila u zgjat për më shumë se 30 orë, ishte në prag të dështimit. Disa orë para përfundimit, disa vende u larguan përkohësisht nga negociatat. Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock akuzoi Azerbajxhanin, se ka injoruar në negociata interesat e shteteve ishull që janë më të cenuarat, sepse kërcënohen nga rritja e nivelit të detit./ DW
LITUANI- Të paktën një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një aeroplan mallrash u rrëzua pranë ...
LINDJE E MESME- Grupi militant Hezbollah lëshoi rreth 250 raketa dhe predha të tjera drejt Izraelit të dielën, duke plagosur shtatë p...
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka në plan të emërojë Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësis&eum...
SHBA- Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë krizën globale të migracioni...
RUSI- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, i bëri thirrje Evropës të ndalojë mb&e...
TURQI- Një zjarr ka përfshirë aeroplanin e linjës ruse “Azimut Airlines”, i cili u ul në Antalia të Turqisë, n&...
SHBA- Ardhja e Donald Trump si “presidenti i parë i kriptove” ka trazuar industrinë në pritje të një epoke të art&eu...
BRAZIL- Një aksident tragjik ka ndodhur në Brazil ku si pasojë 17 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbe...
BRUKSEL- Shefi i Çështjeve të Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Josep Borrell, bëri thirrje për më shumë pres...
Foto ilustruese RUMANI- Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolacu, po prin me 25 për qind t&e...