Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ngulur këmbë se integriteti i votës nuk është cenuar dhe se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, do të jenë të sakta, pavarësisht dyshimeve të ngritura pas vonesave gjatë numërimit të votave.
Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nisi me një ditë vonesë më 11 shkurt vetëm në katër komuna, ndërsa në 34 komunat e mbetura pritet të nisë sot, sipas KQZ-së. Kjo mund ta vonojë shpalljen e rezultateve përfundimtare, pasi pas numërimit të këtyre votave dhe verifikimit të votave për subjektet politike, duhet të numërohen edhe votat jashtë Kosovës, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Në një njoftim për media, KQZ-ja tha se derisa numërimi i votave të kandidatëve për deputetë vazhdoi pa telashe në Lipjan, Obiliq dhe Partesh, në Prishtinë janë paraqitur probleme “të herëpashershme”.
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), i cili e ka vëzhguar fushatën zgjedhore dhe votimin, tha të martën se vonesat “janë të papranueshme dhe dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor”.
Sipas ligjit në fuqi, në vendvotimet e rregullta, fillimisht numërohen vetëm votat për subjektet politike, ndërsa verifikimi i tyre dhe numërimi i votave për kandidatët e subjekteve politike duhet të nisë ditën pas zgjedhjeve.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ngriti dyshime se mund të ketë “manipulim të votës”, por nuk ka dhënë ndonjë dëshmi.
"Raportimet që po marrim nga terreni dëshmojnë për një skemë të organizuar të manipulimit të rezultateve zgjedhore. Përmes kontrollit politik të KQZ-së dhe 'sistemit të dështuar teknik' i cili po ndodh qëllimshëm, po tentohet të ndryshohet vullneti i qytetarëve", tha Haradinaj të martën.
KQZ-ja i hodhi poshtë këto dyshime nëpërmjet një reagimi të mërkurën, duke thënë se “integriteti i votës nuk është i cenuar dhe pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e problemeve me platformën elektronike, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta dhe të bazuara në vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre”.
Ajo tha se i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe institucioneve tjera të sigurisë për ta sqaruar situatën dhe për mbështetje teknike, pas telasheve të kohëpaskohshme në platformën për rezultatet preliminare që nisën të dielën.
“KQZ-ja është vënë në dispozicion për bashkëpunim me të gjithë aktorët relevantë dhe po punon që të përfundojë numërimi dhe adresimi i çështjeve teknike të mosfunksionimit”, tha ajo.
E, kur janë numëruar mbi 99 për qind e votave vetëm për subjektet politike, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, i ka fituar 40.81 për qind të votave, sipas KQZ-së. Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, i ka fituar 22.16 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës i ka siguruar 17.60 për qind të votave.
Koalicioni mes Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe NISMA-s, fitoi 7.46 për qind të votave. Ndërkohë, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.43 për qind të votave. Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë.
Vëzhguesit thanë se zgjedhjet ishin të qeta, me disa parregullsi, por pa incidente të mëdha. Dalja ishte 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë. Paraprakisht, për këto zgjedhje ka votuar edhe diaspora, nëpërmjet postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë./ REL
SHBA- Presidenti Donald Trump bëri një dalje të rrallë në Zyrën Ovale të martën me këshilltarin e tij më t&e...
SHBA- Elon Musk të martën ishte pranë presidentit amerika, Donald Trump në Zyrën Ovale për të marrë pjes&eum...
SHBA- 43-vjeçari Jose Williams Funes Zambala është përballë një dënimi me 25 vite burg pasi tetorin e kaluar goditi ...
SHBA- Byroja Federale e Hetimeve tha të martën se ka zbuluar 2400 dosje të reja që lidhen me vrasjen e Presidentit John F. Kennedy, nd&eum...
SHBA- Një mësues amerikan, i cili po e vuante një dënim me burgim 14-vjeçar për posedim të marihuanës, ësht&eum...
Ursula von der Leyen SHBA - Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar një përgjigje të vendosur ndaj tari...
SHBA- Ndërsa kryeministri indian Narendra Modi do të zhvillojë një vizitë dy-ditore në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga e m&...
KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për kapj...
Ushtarë HAMAS - Pasi Presidenti amerikan Donald Trump la të kuptohej se marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit do të ...
SHBA- Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se autoritetet ruse kanë liruar shtetasin amerikan Marc Fogel, me profesion mësues, i c...