BOTA

Lufta me Izraelin/ Hamasi i prerë: Respektimi i armëpushimit, e vetmja mënyrë për të liruar pengjet!

b.z Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2025, 21:38
Lufta me Izraelin/ Hamasi i prerë: Respektimi i armëpushimit, e vetmja
Ushtarë

HAMAS - Pasi Presidenti amerikan Donald Trump la të kuptohej se marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit do të anulohej, nëse të gjithë pengjet nuk liroheshin deri të shtunën, një zyrtar i grupit militant palestinez tha se e vetmja mënyrë për të liruar pengjet është respektimi i kushteve të marrëveshjes së armëpushimit.

Zoti Trump e bëri deklaratën pasi grupi Hamas akuzoi Izraelin për shkelje të armëpushimit dhe u kërcënua me shtyrjen e lirimit të tre pengjeve, që sipas armëpushimit, duhet të lirohen të shtunën.

“Sa më përket mua, nëse të gjithë pengjet nuk kthehen deri në orën 12 të së shtunës, mendoj se është koha e duhur, do të thoja, anulojeni dhe le të shpërthejë lufta”, u tha Presidenti Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Të martën, zyrtari i lartë i Hamasit Sami Abu Zuhri u tha gazetarëve se komentet e Presidentit Trump e komplikojnë armëpushimin.

“Trump duhet të kujtojë se ekziston një marrëveshje që duhet respektuar nga të dyja palët dhe kjo është mënyra e vetme për të rikthyer të burgosurit”, tha ai. “Gjuha e kërcënimeve nuk ka asnjë vlerë dhe vetëm i ndërlikon gjërat”.

Grupi militant Hamas tha të hënën se asnjë peng tjetër nuk do të lirohej deri në një njoftim tjetër. Grupi, i përcaktuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera, akuzoi Izraelin për vonimin e kthimit të palestinezëve të zhvendosur në Gazën veriore, megjithëse tashmë qindra mijëra prej tyre janë kthyer.

Gjithashtu, grupi militant tha se palestinezët ishin në shënjestër “nga sulme ajrore dhe të shtëna me armë në zona të ndryshme” dhe shtoi se Izraeli ka dështuar “të lehtësojë hyrjen e ndihmave humanitare siç është rënë dakord”. Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara tha se 12,600 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Gazë që nga fillimi i armëpushimit dhe se është tejkaluar rreziku për uri.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz thotë se çdo vonesë nga Hamasi do të ishte “shkelje e plotë” e marrëveshjes së armëpushimit. Ai vendosi ushtrinë izraelite në nivelin më të lartë të gatishmërisë.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit muajin e kaluar, grupi Hamas ka liruar 21 pengje dhe Izraeli ka liruar më shumë se 730 të burgosur. Shkëmbimi i radhës të shtunën parashikon lirimin e tre izraelitëve të tjerë në këmbim të qindra palestinezëve të burgosur nga Izraeli.

Në Paris, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres i bëri thirrje Hamasit që t'i përmbahet lirimit të planifikuar të pengjeve.

“Ne duhet të shmangim me çdo kusht rifillimin e armiqësive në Gazë që do të çonte në një tragjedi të madhe”, tha ai. “I bëj thirrje Hamasit që të vazhdojë me lirimin e planifikuar të pengjeve të shtunën”.

“Të dyja palët duhet të respektojnë plotësisht angazhimet e tyre në marrëveshjen e armëpushimit dhe të rifillojnë negociatat serioze në Doha për fazën e dytë”, tha zoti Guterres.

Presidenti Trump ka propozuar zhvendosjen e palestinezëve që jetojnë në Gazë në vende të tjera. Sipas planit të tij, Shtetet e Bashkuara do të merrnin nën kontroll Gazën dhe palestinezët nuk do të kishin të drejtë të ktheheshin.

Në një intervistë me rrjetin amerikan ‘Fox News’ të transmetuar të hënën, ai e quajti planin e tij për territorin përgjatë brigjeve të Detit Mesdhe një “plan për zhvillimin e pasurive të paluajtshme në të ardhmen”.

“Unë do ta merrja nën kontroll”, tha ai, duke shtuar se 2.3 milionë palestinezë, që tani jetojnë në Gazën e shkatërruar nga lufta, do të zhvendoseshin në gjashtë vende të tjera, sipas një plani që, si bota arabe, ashtu dhe aleatët dhe kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara, e kanë hedhur poshtë.

Presidenti Trump u takua në Shtëpinë e Bardhë me Mbretin e Jordanisë Abdullah, të martën.

“Unë mendoj se ai (Mbreti Abdullah) do të pranojë” refugjatë, tha Presidenti Trump të hënën për udhëheqësin e Jordanisë.

I pyetur nëse ai do të ndalonte ndihmën për Jordaninë dhe Egjiptin nëse ata refuzonin ta bënin një gjë të tillë, Presidenti Trump tha: “Po, ndoshta, sigurisht, pse jo ... nëse ata nuk bien dakord, unë do ta ndaloja ndihmën për ta”.

Mbreti Abdullah ka refuzuar çdo përpjekje për aneksimin e territorit dhe zhvendosjen e palestinezëve. Ai pritet t'i thotë Presidentit Trump se një veprim i tillë mund të nxisë radikalizmin, të përhapë kaos në rajon, të rrezikojë paqen me Izraelin dhe të kërcënojë mbijetesën e vendit të tij.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty i tha Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio të hënën se shtetet arabe refuzojnë planin për të zhvendosur palestinezët dhe që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin mbi Rripin e Gazës.

Ministri i jashtëm egjiptian Abdelatty theksoi rëndësinë e qëndrimit të palestinezëve në Gazë ndërsa territori rindërtohet.

Pas takimit, Departamenti i Shtetit lëshoi një deklaratë që nuk e përmend drejtpëdrejt planin e Presidentit Trump, por shton se Sekretari Rubio “përsëriti rëndësinë e bashkëpunimit të afërt për të punuar drejt planeve pas përfundimit të luftës për sigurinë dhe qeverisjen e Gazës. Deklarata gjithashtu thekson që grupi Hamas nuk duhet kurrë të qeverisë Gazën apo të kërcënojë Izraelin sërish.

Gjatë gjashtë javëve të para të armëpushimit, grupi Hamas liroi gradualisht 33 pengje izraelite që i kishte marrë gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit 2023. Pengjet u liruan në këmbim të ndalimit të luftimeve, të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë nga Izraeli dhe lejimit të ndihmave humanitare në Gazë.

Marrëveshja gjithashtu thotë se ushtria izraelite do të tërhiqet nga zonat e populluara në Gazë si dhe do të lirojë korridorin Netzarim që ndan pjesën veriore nga ajo jugore të Rripit të Gazës.

Të dielën trupat izraelite u tërhoqën nga ky korridor. Kjo lejoi që më shumë palestinezë të kthehen në pjesën veriore, ku ata jetonin më parë, zonë që ka përjetuar shkatërrime të mëdha.

Në fazën e dytë, të gjithë pengjet e mbetura do të lirohen në këmbim të tërheqjes së plotë të Izraelit nga Rripi i Gazës dhe të sigurohej “qetësi e qëndrueshme”. Detajet për fazën e dytë janë ende të paqarta dhe duhet të negociohen.

Lufta në Gazë filloi pas sulmit terrorist të Hamasit në tetor të vitit 2023 në Izrael gjatë të cilit 1200 vetë u vranë dhe u morën peng 250 të tjerë. Sipas të dhënave të zyrtarëve shëndetësorë të Gazës që kontrollohen nga Hamasi, përgjigja ushtarake e Izraelit shkaktoi vrasjen e mbi 47 mijë njerëzve. Izraeli thotë se në numrin e të vdekurve janë të përfshirë edhe 17 mijë militantë. Disa informacione për këtë artikull janë marrë nga agjencitë e lajmeve “Associated Press’, ‘Agence France-Press’ dhe ‘Reuters’./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan