Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
RUSI- Ushtarët koreanoveriorë të batalionit elitar ushtarak “Stuhia”, mund të jenë krenaria e ushtrisë së shtetit komunist, mirëpo një ish-pjesëtar i ushtrisë është duke paralajmëruar që ata do të jenë mish për top për ushtarët ukrainas.
Hyunseung Lee ka qenë në ushtri për tre vjet e gjysmë në batalionin e artilerisë dhe zbulimit, në fillim të viteve 2000. Përgjatë kohës së tij në ushtri ai ka është stërvitur për gjashtë muaj në batalionin “Stuhia”, pjesëtarët e të cilit tani besohet se janë të angazhuar në Rusi.
Teksa ka raportime se trupat koreanoveriore tashmë kanë nisur luftimet kundër ushtrisë ukrainase në rajonin jugperëndimor të Rusisë, Kursk, Lee, 48-vjeçar, ka paralajmëruar se pjesëtarët e brigadës elitare nuk janë të përgatitur për një betejë të tillë.
“Ata s'janë fare të përgatitur”, ka thënë Lee për Radion Evropa e Lirë përmes telefonit.
Ai jeton në Shtetet e Bashkuara prej kur është larguar prej Koresë së Veriut, një dekadë më parë. Burrave koreanoveriorë u kërkohet t’i bashkohen ushtrisë në moshën 17-vjeçare, dhe zakonisht shërbejnë për 10 vjet.
“Ata nuk janë përfshirë kurrë në ndonjë konflikt të madh”, ka thënë Lee për disa trupa ushtarake që janë dërguar në Rusi.
“Ata nuk kanë përvojë të vërtetë në betejë”.
Kievi ka thënë se 11.000 ushtarë koreanoveriorë tashmë kanë arritur në rajonin Kursk, i cili është pjesërisht i pushtuar nga ushtria ukrainase, e cila ka nisur një inkursion të papritur përtej kufirit, në territorin rus, në gusht.
Inteligjenca e ushtrisë ukrainase ka raportuar se Rusia i ka pajisur ushtarët koreanoveriorë afër kufirit ukrainas me armë luftarake, përfshirë pushkë sulmuese, raketa anti-tank dhe lansues granatash.
Pheniani veçse i ka këto sisteme të armëve ruse, ka thënë Lee, prandaj ushtarët mund të jenë deri diku të familjarizuar me to. Mirëpo, trupat ushtarake që janë dërguar në Rusi, kanë pranuar edhe teknologji më të avancuar sipas inteligjencës ukrainase, përfshirë pajisje që lehtësojnë shikimin natën dhe pajisje për detektim imazhesh përmes temperaturës.
Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, e gjithë periudha ka shërbyer për testim të armëve vdekjeprurëse ruse në fushëbetejë, përfshirë dronët luftarakë, bomba dhe raketa të ndryshme.
E gjithë kjo situatë mund t’iu shkaktojë probleme trupave koreanoveriore, të cilat “nuk janë të trajnuara me këto pajisje”, ka thënë Lee. Trajnimet e tyre pasi kanë arritur në Rusi ka qenë “bazike”, ka thënë Lee, dhe për një periudhë kaq të shkurtër ata nuk mund “të bëhen mjeshtër për përdorim të dronëve apo të pajisjeve tjera teknologjike”.
E gjithë kjo, sipas Lee-së do t’i bëjë ushtarët koreanoveriorë të “cenueshëm” dhe do të mund të vriten apo mposhten lehtësisht.Ish-zyrtarë ukrainas kanë sugjeruar se shkalla e vdekshmërisë mund të shkojë në deri 90 për qind.
“Mund të them se kemi vlerësim të saktë. Ata nuk janë të trajnuar mirë, dhe nuk janë të familjarizuar me ambientin”, ka thënë Lee. “Ata nuk kanë qenë asnjëherë në tokë të huaj, dhe ushtria ukrainase do të përdorë raketa dhe dronë” kundër tyre.
Lee, i cili është bashkëthemelues i Asamblesë së Liderëve të Rinj Koreanoveriorë, me seli në Uashington - me qëllim të ofrimit të ndihmës së koreanoveriorëve që largohen prej vendlindjes – ka nisur të bëjë postime në rrjetet sociale për t’i bindur ushtarët koreanoveiorë që “nuk kanë asnjë arsye të sakrifikohen për beteja të huaja”.
Lee i ka thënë Radios Evropa e Lirë se hera e fundit kur Koreja e Veriut i ka dërguar trupat jashtë shtetit për të luftuar ka qenë lufta në Vietnam, e cila ka përfunduar me tërheqjen e forcave amerikane, rreth 50 vjet më parë.
Ai ka thënë se prej atëherë Koreja e Veriut ka dërguar vetëm zyrtarë nëpër shtetet afrikane, në cilësinë e trajnuesve apo këshilltarëve.
Mirëpo, Lee ka thënë se numri i ushtarëve dhe zyrtarëve që kanë fituar përvojë jashtë vendit, është shumë e vogël, dhe që trupat ushtarake koreanoveriore të angazhuara në Rusi do të jenë në “situatë krejtësisht të re”.
Leei ka thënë se të gjitha lëvizjet ushtarake janë top sekrete në Korenë e Veriut, prandaj ushtarët mund të mos jenë informuar që janë dërguar në Rusi. Sipas tij, vetëm kur të kenë arritur, ushtarët mund ta kenë marrë vesh se do të jenë në fushëbetejë. Lee ka përmendur, gjithashtu, se ata mund të kenë njohuri minimale të gjuhëve të huaja, anglisht apo rusisht.
“Ata dinë vetëm fjalë bazike, për shembull, ‘ndaluni’ apo ‘mos qëlloni, ose ‘jeni të rrethuar’”, ka thënë Lee, kur ka treguar shprehjet kryesore që u mësohen ushtarëve koreanoveriorë.
Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Lee u ka rikujtuar ushtarëve koreanoveriorë që nuk do të luftojnë as për tokën e tyre dhe as për familjet e tyre. Ata, madje, as nuk do të përfitojnë financiarisht.
Ndonëse inteligjenca e Koresë së Jugut ka thënë se beson që Rusia do t’i paguajë ushtarët koreanoveriorë rreth 2.000 dollarë në muaj, ekspertët dhe ish-ushtarët sikurse Lee, kanë thënë se paratë do t’i shkojnë shtetit koreanoverior.
“Ata nuk do të kompensohen”, ka thënë Lee, duke shtuar se prej ushtarëve koreanoveriorë pritet t’i zbatojnë urdhat e Kim Jong Unit, pa asnjë pyetje.
“As prindërit, dhe as familjarët e tyre nuk do të kompensohen”.
Duke marrë parasysh gjithë situatën, Lee beson se ushtarët koreanoveriorë kanë shumë gjasa që të tentojnë të dezertojnë, diçka që Kievi i ka inkurajuar ta konsiderojnë, duke i joshur në gjuhën koreane se do t’iu ofrojë ushqim dhe strehim.
“Nëse unë do të isha në fushëbetejë, çfarë do të konsideroja mesazh të fuqishëm?”, ka thënë Lee.
“Zërat sikurse unë, që kanë qenë në situatën e njëjtë, që kanë veshur uniformën e njëjtë”.
“Unë mund t’iu drejtohem atyre, në gjuhën e tyre, që janë mashtruar nga regjimi dhe që nuk ia vlen të luftohet ajo luftë”./ REL
Meksike MEKSIKË- 10 persona u vranë kur persona të armatosur sulmuan një bar në Meksikën qendrore. Lajmin e njoftoi sot ...
Sulmi me dron në Rusi RUSI- Ukraina ka nisur sulmin e saj më të madh ndaj Moskës që nga fillimi i luftës, duke ndërprer&...
Lufta në Gaza GAZA- Të paktën 42 palestinezë, duke përfshirë 15 fëmijë, u vranë në sulmet e reja ajrore i...
Mbretëreshë Camilla BRITANI E MADHE- Mbretëresha Camilla do të humbasë ngjarjet përkujtimore të fundjavës në M...
Foto ilustruese RUSI- Rusia është përballur me muajin më të rëndë në tetor sa i përket viktimave në fush&...
Meksikë MEKSIKË- 10 persona u vranë kur persona të armatosur sulmuan një bar në Meksikën qendrore. Lajmin e njoftoi...
Protesta në Valencia SPANJË- Një numër i madh njerëzish kanë protestuar në Valencia kundër trajtimit të autori...
Nikki Haley dhe Mike Pompeo SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump së fundmi ka bërë me dije se ai nuk ka ndërme...
Jimmy Carter SHBA- Jimmy Carter arriti të bëhet pjesë e nominimeve për Grammy për herë të 10-të në mosh&e...
Trump dhe Biden IZRAEL- Gazeta izraelite, Ynet ka raportuar se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, edhe pse ai ende nuk ...