“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës ka vënë në pikëpyetje angazhimin e Rusisë për të përparuar bisedimet e paqes, pasi Moska konfirmoi se do të dërgonte një ekip për bisedime në Stamboll të hënën.
Rusia ende nuk i ka dërguar propozimet e saj negociuese Ukrainës, një kërkesë kyçe kjo nga Kievi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se kushtet e Moskës për një armëpushim do të diskutohen në Turqi. Por Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën se “po bën gjithçka që mundet për të siguruar që takimi i ardhshëm i mundshëm të jetë i pafrytshëm”.
"Që një takim të jetë kuptimplotë, axhenda e tij duhet të jetë e qartë dhe negociatat duhet të përgatiten siç duhet", tha ai.
Ukraina i kishte dërguar propozimet e saj Rusisë, duke riafirmuar gatishmërinë për një armëpushim të plotë dhe pa kushte, shkruan BBC. Raundi i parë i bisedimeve dy javë më parë në Stamboll nuk solli ndonjë përparim, por arriti një shkëmbim të të burgosurve të luftës.
Presidenti rus Vladimir Putin nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Rusia aktualisht kontrollon rreth 20% të territorit të Ukrainës, përfshirë gadishullin jugor të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014. Ndërsa bisedimet po afronin, si Rusia ashtu edhe Ukraina raportuan shpërthime të premten në mbrëmje dhe në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Në rajonin Kherson të Ukrainës, tre persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën, sipas Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake të rajonit.
Banorët e 11 vendbanimeve në rajon u urdhëruan të evakuoheshin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendbanimeve të evakuuara në 213. Zyrtarët thanë se të paktën një person ishte plagosur gjithashtu në shpërthimet në qytetet Kharkiv dhe Izyum. Ndërkohë, të paktën 14 persona u plagosën në një shpërthim në rajonin Kursk të Rusisë, sipas guvernatorit lokal në detyrë Alexander Khinshtein dhe agjencisë shtetërore të lajmeve ruse, TASS.
Putin dhe Zelensky nuk pritet të marrin pjesë në bisedimet e së hënës. Por Fidan tha se Turqia shpresonte që përfundimisht të organizonte një samit të nivelit të lartë. Peskov tha se propozimet e Rusisë për armëpushim nuk do të bëhen publike dhe se Moska do ta shqyrtonte idenë e një samiti të nivelit të lartë vetëm nëse arrihej përparim domethënës në diskutimet paraprake midis dy vendeve.
Ai mirëpriti komentet e bëra nga i dërguari i Trump në Ukrainë, gjenerali në pension Keith Kellogg, i cili i përshkroi shqetësimet ruse mbi zgjerimin e NATO-s si "të drejta". Gjenerali Kellogg tha se anëtarësimi i Ukrainës në aleancën ushtarake, për të cilën Kievi shpresonte prej kohësh, nuk ishte në tryezë.
Më 19 maj, Trump dhe Putin patën një telefonatë dy-orëshe për të diskutuar një marrëveshje armëpushimi të propozuar nga SHBA-të për të ndaluar luftimet. Presidenti amerikan tha se besonte që telefonata kishte shkuar “shumë mirë”, duke shtuar se Rusia dhe Ukraina do të “fillonin menjëherë” negociatat drejt një armëpushimi dhe “përfundimit të luftës”.
RUSI- Sukseset ruse në frontin ukrainas dhe fakti që Vladimir Putin nuk i ka arritur qëllimet e tij, përkatësisht të rimarr...
BULLGARI- Në Bullgari ka shpërthyer një valë protestash kundër planit të qeverisë për të hyrë në zon&eu...
KOSOVË- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u bëri thirrje institucioneve të vendit që të kërkoj...
KINË- Një parashutist kinez ka shpëtuar mrekullisht nga një fenomen i njohur si “cloud suck” (tërheqja e reve). Parashuti...
KINA- Kina i është kundërpërgjigjur presidentit francez, Emmanuel Macron, për krahasimin që udhëheqësi francez bë...
SHBA- Një alarm u dha sot në Uashington kur, pasi një kamion komercial u përmbys, afërsisht 250 milionë bletë "sh...
SHBA- Edhe pse gjykatat në SHBA kanë “ngrirë” një sërë vendimesh presidenciale javën e fundit, Zyra Ovale e ka ...
TURQI- Autoritetet turke kryen breshërinë e pestë radhazi të arrestimeve herët këtë mëngjes, si pjesë e...
SHBA- Një gjykatës federal amerikan më 30 maj ka miratuar kërkesën e tretë të Radios Evropa e Lirë për një u...
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Joe Biden dje ka bërë daljen e tij të parë në publik pasi zyra e tij njoftoi muajin e kaluar se ai ish...