Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
FRANCA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe gjashtëmbëdhjetë liderë të tjerë botërorë kërkuan të enjten nga Hamasi - grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – që të pranojë një marrëveshje armëpushimi dhe nga Izraeli që të pranojë kompromise.
"Nuk ka kohë për të humbur. Ne i bëjmë thirrje Hamasit të mbyllë këtë marrëveshje", thuhet në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Deklarata u nënshkrua nga krerët e fuqive kryesore evropiane, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, si dhe nga Spanja, e cila së fundmi e ka njohur shtetin palestinez. Kjo deklaratë mblodhi edhe liderë të Brazilit dhe Kolumbisë. Deklarata e së enjtes u nënshkrua gjithashtu nga Tajlanda, e cila ka një fuqi të madhe punëtorësh në Izrael. Vende të tjera që nënshkruan deklaratën ishin Austria, Bullgaria, Kanadaja, Danimarka, Polonia, Portugalia, Rumania dhe Serbia.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë vazhdimisht se i takon Hamasit të pranojë marrëveshjen, por deklarata gjithashtu bëri thirrje për fleksibilitet nga Izraeli.
“Në këtë moment vendimtar, ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të Izraelit si dhe Hamasit që të bëjnë çfarëdo kompromisi përfundimtar të nevojshëm për të mbyllur këtë marrëveshje dhe për të sjellë lehtësim për familjet e pengjeve, për ata në të dyja anët e këtij konflikti të tmerrshëm, përfshirë civilët”, thuhet në deklaratë.
"Është koha që lufta të përfundojë dhe kjo marrëveshje është pika e nevojshme fillestare”.
Ditë më parë, Biden e shpalosi një propozim trefazësh të Izraelit për përfundimin e konfliktit në Rripin e Gazës, duke thënë se “ka ardhur koha që kjo luftë të marrë fund”.
Faza e parë përfshin një armëpushim gjashtë-javor, gjatë të cilit forcat izraelite do të tërhiqeshin nga “të gjitha zonat e banuara “ të Gazës, disa pengje të moshuar dhe gra do të liroheshin në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë; civilët palestinezë do të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Gazë; dhe 600 kamionë në ditë do të dërgonin ndihmë humanitare në enklavën e rrënuar.
Në fazën e dytë, Biden tha se do të shkëmbeheshin të gjitha pengjet e gjalla, përfshirë ushtarë; forcat izraelite do të tërhiqeshin nga Gaza dhe armëpushimi i përhershëm do të niste. Faza e tretë parasheh një plan të madh rindërtimi për Gazën, si dhe rikthimin e “mbetjeve të fundit” të pengjeve te familjet e tyre. Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 250 të tjerë. Pas këtij sulmi, nisi lufta në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi. Dhjetëra pengje të marra prej këtij grupi, u liruan gjatë një armëpushimi në nëntor, ndërsa disa të tjera u gjetën të vdekura ose të gjalla nga trupat izraelite./ REL
Foto ilustruese SHBA- Kashyap Patel, CEO i Carolina Blood and Cancer Care Associates, vuri re një prirje alarmante në vitin 2021, një rritje...
Balonat KORE- Aktivistët e Koresë së Jugut ka dërguar 10 balona të mbushura me fletëpalosje kundër liderit të ...
pamje nga ngjarja MEKSIKË- Një grua pësoi një aksident tragjik në Meksikë teksa përpiqej të bënte një...
pamje nga ngjarja FILIPINE- Parku Natyror Mt. Kanlaon në ishullin Negros, Filipine, përjetoi një lum llave të ftohtë pas nj&e...
pamje nga ngjarja SHBA- Udhëtimi me safari i një familjeje në një park të kafshëve të egra në Teksas ...
Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski SHKUP- Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, të enjten do t...
Foto ilustruese GAZA- Një sulm izraelit në një shkollë që strehonte palestinezët e zhvendosur në pjesën qendrore t&...
Foto ilustruese KOSOVA- Policia e Kosovës njoftoi se janë konfiskuar armë, municione dhe maska ushtarake gazi në dy lokacionet e dy sht...
Foto ilustruese KOSOVA- Ambasadat e Shteteve të QUINT-it [SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Itali...
Foto ilustruese SPANJË- Partia katalonase Junts, e drejtuar nga Carles Puigdemont, i është drejtuar Parlamentit të Spanjës me nj&e...