Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Meksika, partneri më i madh tregtar i Shteteve të Bashkuara, po kërkon trajtim preferencial kundër tarifave shtesë prej 25% për makinat e importuara, të cilat Presidenti Donald Trump njoftoi të mërkurën. Meksika po përgatit gjithashtu përgjigjen e saj gjithëpërfshirëse ndaj luftës tregtare të nisur nga Trump më 3 prill, sipas presidentes meksikane Claudia Sheinbaum.
"Qëllimi është mbrojtja e aktivitetit ekonomik të Meksikës. Nëse ne udhëhiqemi drejt një sistemi tarifash kaq të larta, ajo që duhet të kërkojmë është trajtimi preferencial për Meksikën”, u tha gazetarëve ministri i financave Marcelo Ebrard përmes video thirrjes.
"Qëllimi është të mbrohen vendet e punës dhe aktiviteti ekonomik meksikan. Ne në thelb eksportojmë tre milionë automjete në vit në SHBA. Ne furnizojmë 40% të të gjithë komponentëve të përdorur në SHBA," shtoi ai.
Meksika është partneri më i madh tregtar i SHBA-së, ku drejtohet 80% e eksporteve të saj. Ka 37 fabrika të prodhimit të makinave dhe komponentëve që operojnë në territorin e saj, duke përfshirë ato të Audi, BMW, Ford, Hyundai, Honda, Mazda, Nissan, Stellantis, Toyota dhe Volkswagen, sipas Shoqatës së Industrisë së Automjeteve Meksikane (AMIA).
Meksika është gjithashtu eksportuesi i pestë më i madh në botë i automjeteve të lehta dhe eksportuesi i katërt më i madh i komponentëve, në këtë sektor të fundit është eksportuesi më i madh në SHBA. Në përgjithësi, 32% e eksporteve industriale kanë të bëjnë me produkte që lidhen me industrinë e automobilave, një sektor që punëson një milion punëtorë.
Çfarë tha Sheinbaum për tarifat?
"Më 3 prill ne do të japim një përgjigje gjithëpërfshirëse se çfarë do të bëjë Meksika për këtë situatë. Kjo përgjigje do të ketë të bëjë me tarifat 25% që administrata e Donald Trump ka shpallur tashmë për çelikun, aluminin dhe makinat, si dhe tarifat hakmarrëse, të cilat presidenti amerikan do t’i analizojë më 2 prill," tha Sheinbaum.
“Kjo nuk do të thotë se ne po i mbyllim dyert e bashkëpunimit me SHBA-në. Ka ende vend për diskutim, për bashkëpunim, për negociata," këmbënguli ajo.
Presidenti kujtoi se sipas marrëveshjes së tregtisë së lirë midis SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë, nuk duhet të ketë tarifa. Shumë ekspertë vlerësojnë se ekonomia e Meksikës mund të bjerë në recesion për shkak të tarifave të Trump.
Siç ka bërë shpesh javët e fundit, Sheinbaum njoftoi sot një investim të ri rekord të një kompanie të huaj në Meksikë, si shenjë e besimit që po tregojnë në vendin e saj. Këtë herë është gjigandi amerikan i shitjes me pakicë Walmart ai që do të investojë gjashtë miliardë. dollarë këtë vit dhe do të krijojë afërsisht 5500 vende pune, siç raportohet nga presidenti i kompanisë në Meksikë, Ignacio Carinte.
Në ditët e fundit, investime të mëdha në Meksikë ishin njoftuar nga platforma Netflix, 1 miliard dollarë, banka spanjolle Santander, 2 miliardë dollarë dhe kompania argjentinase e tregtisë në internet Mercado Libre, 3.4 miliardë dollarë.
SHBA- Presidenti Donald Trump njoftoi të enjten se po hiqte nominimin e republikanës Elise Stefanik për të qenë ambasadore e SHBA-s&e...
SHBA- Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të shkojnë aq larg sa duhet për të marrë kontrollin e Grenlandës, p&...
SHBA- Popullariteti i Donald Trump duket se po rritet, pasi ka përfunduar tashmë tre muajt e parë të mandatit të tij të ri ...
TURQI- Arrestimet e gazetarëve në Turqi u dënuan nga Komisioni Evropian, Londra dhe Parisi, duke i bërë thirrje vendit t&eu...
ANGLI- Grupi britanik i medias 'Sky News', njoftoi sot se po shqyrton shkurtimin e rreth 2000 vendeve të punës dhe mbylljen e tre qendrave të s...
GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zon&eu...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin u shfaq i vendosur për të forcuar praninë ruse në Arktik, duke paralajmëruar se Moska d...
FRANCË- Vendet aleate që u takuan sot në kryeqytetin francez në prani të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky përjashtuan mun...
UKRAINË- BE-ja u angazhua për të ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për ushtrinë ukrainase duke d...
Donald Trump SHBA - Gjermania ka thënë se "nuk do të dorëzohet" dhe se Evropa duhet "të përgjigjet me vendosmëri" p...