Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Më shumë se një në çdo 100 vdekje globalisht është pasojë e vetëvrasjes, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke bërë thirrje për veprime urgjente për të frenuar një krizë në rritje të shëndetit mendor, veçanërisht mes të rinjve.
OBSH tha se, megjithëse normat globale të vetëvrasjeve kanë rënë disi vitet e fundit, përparimi në luftën kundër këtij problemi ka qenë shumë i ngadalshëm, raporton AFP.
Në vitin 2021 – viti i fundit për të cilin ishin të disponueshme të dhëna – u regjistruan rreth 727.000 vetëvrasje në mbarë botën, tha agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara.
“Globalisht, vetëvrasja përbën më shumë se një në çdo 100 vdekje, dhe për çdo vdekje ka 20 tentativa vetëvrasjeje”, tha Devora Kestel, shefe e përkohshme e departamentit për sëmundjet jo të transmetueshme dhe shëndetin mendor në OBSH.
Këto vetëvrasje “prekën shumë jetë dhe burime jetese të tjera, pasi miqtë, kujdestarët dhe të dashurit u detyruan të përballen me vështirësi të paimagjinueshme”, u tha ajo gazetarëve.
Raporti “Shëndeti Mendor Botëror Sot” i OBSH-së theksoi se vetëvrasja mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjeve tek të rinjtë nëpër gjeografi dhe kontekste socio-ekonomike.
Në vitin 2021, ajo ishte shkaku i dytë kryesor i vdekjeve për vajzat dhe gratë e moshës 15 deri 29 vjeç, dhe shkaku i tretë për meshkujt në të njëjtën grupmoshë, thuhet në raport.
Megjithëse norma globale e vetëvrasjes sipas moshës ka rënë për 35 përqind ndërmjet viteve 2000 dhe 2021, bota është ende larg objektivit të saj: në vend të uljes për një të tretën të normave të vetëvrasjes ndërmjet 2015 dhe 2030, progresi aktual sugjeron se do të arrihet vetëm një ulje prej 12 për qind, sipas OBSH-së.
Rënie u panë në çdo rajon – përveç në kontinentin e Amerikës, ku norma e vetëvrasjes u rrit për 17 përqind në të njëjtën periudhë.
Gati tre të katërtat e të gjitha vetëvrasjeve ndodhin në vendet me të ardhura më të ulëta, ku jeton pjesa më e madhe e popullsisë globale.
Edhe pse vendet më të pasura kanë një normë më të lartë vetëvrasjesh, në raport me popullsinë, është e vështirë të krahasohet, pasi ato gjithashtu kanë të dhëna më të sakta se vendet me të ardhura të ulëta, theksoi OBSH.
Agjencia paralajmëroi se, ndërsa normat e vetëvrasjeve kanë qenë në rënie të ngadaltë, përhapja e çrregullimeve mendore, si ankthi dhe depresioni, është në rritje.
“Ndërmjet viteve 2011 dhe 2021, numri i njerëzve që jetojnë me çrregullime mendore u rrit më shpejt sesa popullsia globale”, thuhet në raport.
Sipas gjetjeve më të fundit, më shumë se një miliard njerëz po jetojnë me çrregullime të shëndetit mendor.
OBSH shprehu shqetësim të veçantë për rritjen e shqetësimeve të shëndetit mendor tek të rinjtë.
Edhe pse ka një sërë faktorësh pas këtij rritjeje, Mark van Ommeren, drejtues i njësisë së shëndetit mendor në OBSH, tha se “dy hipotezat kryesore janë rrjetet sociale dhe ndikimi i pandemisë së Covid”.
Në këtë kontekst, OBSH shprehu alarm për një “stagnim” të investimeve në shëndetin mendor në mbarë botën, me shpenzimet qeveritare mesatare për shëndetin mendor që mbeten vetëm dy përqind e buxheteve totale shëndetësore – të pandryshuara që nga viti 2017.
Globalisht, vetëm nëntë për qind e personave me depresion marrin trajtim, u tha në raport.
“Transformimi i shërbimeve të shëndetit mendor është një nga sfidat më urgjente të shëndetit publik”, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një deklaratë./REL
Në shikim të parë, portet në zhvillim të Afrikës Perëndimore dhe nëntoka kriminale e Ballkanit Perëndimor duken s...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha nga Pekini se Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë askënd gjatë një takimi me kryeministr...
Nestle ka shkarkuar CEO-n Laurent Freixe, me efekt të menjëhershëm, pasi doli në pah se ai kishte një "marrëdhënie romantik...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistoriues kritikoi komentet e Ursula von der Leyen për dërgimin e trupave në Ukrainë. Sipas tij BE-ja n...
Pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe izolimit politik, liderët e entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dh...
SHBA-të ka pezulluar shumicën e vizave për personat me pasaportë palestineze, raportojnë mediat amerikane. Vendimi, i zbuluar pë...
Presidenti kinez, Xi Jinping, paraqiti planet për një rend të ri botëror që sfidon dominimin e Perëndimit të udhëhequr...
Presidenti Donald Trump kërkoi që kompanitë farmaceutike të publikojnë të dhëna që lidhen me shkallën e suksesit ...
Pak para mesnatës së të dielës, Matiullah Shahab u zgjua dhe pa që shtëpia e tij në provincën e largët Kunar t&eu...
Në sfondin e protestave anti-emigracion në Londër dhe qytete të tjera që nga 13 korriku, Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Yve...