Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KOSOVË- Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka kërkuar nga institucionet e vendit që të shtyjnë të paktën për një vit hyrjen në fuqi të vendimit për dalje në tregun e lirë të energjisë elektrike për bizneset. Drejtuesi i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, tha se bizneset kanë filluar të marrin ofertat e para dhe gjëja e parë që është vërejtur është çmimi shumë më i lartë se sa kanë paguar deri më tani.
“Ofertat e para që kanë ardhur tek të gjitha bizneset, tek të gjithë sektorët janë mbi 200 për qind më të shtrenjta sesa çmimi i energjisë elektrike që kanë marrë deri më sot”, tha Rafuna.
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka marrë vendim që nga data 1 qershor të gjitha kompanitë e mëdha, konkretisht ato me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro të kalojnë në tregun e hapur të energjisë. Sipas ZRRE-së, numri i tyre është mbi 1.000.
Aktualisht, këto biznese furnizohen nga Operatori për Furnizim me Energji (KESCO), si furnizuesi kryesor i licencuar për energji me çmime të rregulluara nga ZRRE-ja. Ndërsa nga 1 qershori, kompanitë e mëdha duhet të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre, me çmime të parregulluara, të cilat përcaktohen nga kërkesa dhe oferta në treg.
Rafuna tha se ky vendim duhet të shtyhet për të paktën një vit pasi sipas tij, kjo do të shuante shumë biznese.
“Kemi kërkuar që të shtyhet dalja në tregun e lirë dhe rritja prej 16.1 për qind të suspendohet për arsye se ka mundësi dhe ka mekanizma që qeveria ta subvencionojë ose edhe ta gjejë mënyra tjera se si ta ndihmojë biznesin se si ta kalojë sa më lehtë këtë periudhë kohore të mosdaljes në tregun e lirë”, deklaroi Rafuna.
Aktualisht, në tregun e lirë të Kosovës janë të licencuara 18 kompani që ofrojnë furnizim me energji elektrike, shumica prej të cilave janë nga Kosova, por ka edhe kompani nga rajoni. Nga 1 maji kanë hyrë në fuqi tarifat e reja, me një rritje prej 16.1 për qind. Këto tarifa do të vlejnë edhe për bizneset që kanë nën 50 punëtor apo nën 10 milionë euro qarkullim.
Përmes një konference për media edhe Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala e quajti rritjen e çmimit selektive dhe tha se dëmton qytetarët.
“Sapo të konstituohet Kuvendi i ri, do të shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat parlamentarë për të shqyrtuar çdo veprim dhe mosveprim në menaxhimin e sektorit energjetik”, theksoi Shala./ REL
KINË- Hulumtimet e fundit të NASA-s kanë zbuluar se Diga e Tre Grykave në Kinë, projekti më i madh hidroelektrik në bot&eum...
POLONI- Polonia po përballet me përpjekjen e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale. Keshtu ka&nb...
ANGLI- Tetëdhjetë vjet pas Luftës së Dytë Botërore, sondazhet tregojnë se shumë amerikanë dhe evropianë per&...
SERBI- Studentët në Serbi po bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare për të kapërcyer kriz&eu...
TIRANË- Kursi i këmbimit ka dhënë një seri efektesh zinxhir në ekonominë e vendit, që nga rënia e eksporteve, fal...
GAZA- Ministri i Jashtëm i Francës tha të martën se Parisi “e dënon shumë ashpër” fushatën e re ushtarake ...
friedrich merz GJERMANI- Lideri konservator gjerman Friedrich Merz nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare për t’u zgje...
SUDAN- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së është alarmuar nga raportet për sulmin e parë nga paraushtarakët n&...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të hënën masa që synojnë kufizimin e disa kërkimeve të virologjis...
SHBA- Gjatë Luftës Civile Amerikane (1861–1865), rëndësia strategjike e ishullit Alcatraz u rrit dhe shpejt filloi të përd...