80 bimë kanabisi afër tokës së tij, arrestohet 41-vjeçari në Mallakastër
Një 41-vjeçar është arrestuar në Mallakastër, pasi dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike n...
Një 41-vjeçar është arrestuar në Mallakastër, pasi dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike n...
“Piranjat News” kanë zbuluar se Lulzim Caka fshihej me dy identitete, duke përdorur emrin e rremë “Pepe”. Ai përdo...
Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij për ndryshim...
Policia belge ka arrestuar tetë persona në kuadër të një hetimi për një rrjet ndërkombëtar të trafikut t&eum...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka finalizuar më 15 shtator 2026 një operacion që çoi në arrestimin në flagranc&eum...
Në një raport të detyrueshëm të parë të këtij lloji për Kongresin, inspektori tha se midis 28 shkurtit dhe 30 qer...
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin ...
Gjykata e Lartë shqyrtoi sot rigjykimin e çështjes që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Eri...
Konflikti për pagat e magjistratëve u shndërrua në një përplasje të re publike mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtësi...
GJKKO shpall vendimin për të pandehurit Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edison Jozvik, Heneringert Mitri dhe Oltion Zefi. Kujtoj...
Më shumë se 840,000 njerëz humbasin jetën çdo vit në mbarë botën si pasojë e rreziqeve psikosociale në vendin e punës, sipas një raporti të ri të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, agjenci e Kombet e Bashkuara. Faktorë si orët e gjata të punës, pasiguria në punë dhe ngacmimi konsiderohen ndër shkaqet kryesore që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e punëtorëve.
Raporti thekson se këto rreziqe lidhen ngushtë me sëmundjet kardiovaskulare dhe çrregullimet mendore, përfshirë vetëvrasjen. Sipas tij, puna nuk ndikon vetëm në sigurinë ekonomike, por edhe në identitetin dhe marrëdhëniet shoqërore të individëve, ndërsa mënyra e organizimit të saj mbetet faktor kyç për shëndetin.
Shefja e Politikave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në ILO, Manal Azzi, e cilësoi situatën si një nga sfidat më të mëdha të botës moderne të punës, duke theksuar se përmirësimi i kushteve është thelbësor si për mirëqenien e punëtorëve, ashtu edhe për produktivitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Sipas të dhënave, rreziqet psikosociale shkaktojnë humbjen e rreth 45 milionë viteve të jetës të rregulluara për aftësi të kufizuar (DALY) çdo vit, ndërsa kostoja ekonomike globale arrin në 1.37% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në Evropë, regjistrohen mbi 112,000 vdekje dhe humbja ekonomike llogaritet në 1.43% të PBB-së.
Sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë pjesën më të madhe të vdekjeve, ndërsa çrregullimet mendore shkaktojnë humbjen më të madhe të viteve të jetës së shëndetshme. Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se depresioni dhe ankthi çojnë në rreth 12 miliardë ditë pune të humbura çdo vit.
Efektet më të zakonshme përfshijnë depresionin, ankthin, lodhjen e tepërt fizike, çrregullimet e gjumit dhe lodhjen kronike. Shpesh, këto probleme lidhen edhe me sëmundje fizike për shkak të sjelljeve të pashëndetshme si duhanpirja, konsumimi i alkoolit dhe mungesa e aktivitetit fizik.
Raporti nënvizon se rreth 35% e punëtorëve në botë punojnë më shumë se 48 orë në javë, ndërsa puna mbi 55 orë rrit ndjeshëm rrezikun për goditje në tru dhe sëmundje të zemrës. Gjithashtu, 23% e punëtorëve raportojnë se kanë përjetuar dhunë ose ngacmim në vendin e punës.
Ndër faktorët kryesorë të rrezikut renditen orët e gjata të punës, presioni i lartë, pasiguria në punë, ngacmimi dhe mungesa e balancës mes përpjekjes dhe shpërblimit.
Në përfundim, ILO thekson se transformimi dixhital, puna në distancë dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë ndjeshëm mjedisin e punës, duke e bërë edhe më të domosdoshëm parandalimin e këtyre rreziqeve përmes organizimit më të mirë të punës, qartësisë së roleve dhe mbështetjes së punëtorëve pa stigma./PiranjatNews/
Një përdhunues i cili infektoi qëllimisht 7 persona me HIV është dënuar me burgim të përjetshëm në Angli. Adam...
Parashutistët spanjollë shkatërrojnë një automjet të blinduar prej 600 mijë eurosh Një incident i pazakontë ë...
Izraeli ka akuzuar dy anëtarë të forcave ajrore se dyshohet se kanë punuar për inteligjencën iraniane, raportoi e përditshmja...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se gjendja shëndetësore e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikë...
Kina po zhvillon dhe teston një gjeneratë të re pajisjesh ushtarake, ku përfshihen qen robotikë të pajisur me armë akustike q...
Gazeta New York Times raportoi të enjten detaje të reja mbi gjendjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, duke ...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, me profesion kirurg kardiak, ka marrë përsipër trajtimin mjekësor të Udhëheqësit Supr...
Një video rrëqethëse tregon një adoleshent duke hedhur një vajzë në tokë dhe duke e goditur me shqelm në kokë,...
Një zhvillim i fortë politik ka tronditur Rumaninë të mërkurën. Shtatë ministra nga Partia Socialdemokrate (PSD) kanë ...
Vdekja e një shkencëtari bërthamor të NASA-s në një aksident me makinë në vitin 2025 është rikthye...