Temperaturat jashtëzakonisht të larta kanë bërë që viti 2025 të jetë në rrugë për t’u renditur në mesin e viteve më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, thanë Kombet e Bashkuara më 6 nëntor, duke theksuar se ky trend ende ka gjasa të ndalet.
Ndërkohë, edhe pse ky vit nuk do të kalojë 2024 si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, ai do të renditet i dyti ose i treti, duke mbyllur një dekadë me nxehtësi të paprecedentë, tha Agjencia për klimën dhe motin e OKB-së në një raport të publikuar, teksa udhëheqësit botërorë u mblodhën në Amazonën braziliane përpara Samitit të Klimës COP30 të OKB-së që do të mbahet javën e ardhshme.
Këto zhvillime “nënkuptojnë se do të jetë praktikisht e pamundur të kufizohet ngrohja globale në 1.5 gradë Celsius në vitet e ardhshme pa kaluar përkohësisht objektivin e Marrëveshjes së Parisit”, tha shefja e Organizatës Botërore Meteorologjike, Celeste Saulo, duke i drejtuar liderët në Belem, në veri të Brazilit.
Marrëveshja e klimës e Parisit, e arritur më 2015, kishte për qëllim kufizimin e ngrohjes globale në më pak se dy gradë Celsius mbi nivelet para-industriale, dhe deri në 1.5 gradë Celsius, nëse do të ishte e mundur.
Saulo insistoi se përderisa situata është e rënduar, “shkenca është e qartë se është krejtësisht e mundur dhe thelbësore që të zbriten temperaturat në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit”.
Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, e ka cilësuar mosarritjen e qëllimit për temperaturën si “dështim moral”. Duke folur në një konferencë për media në Gjenevë, shefi i shkencëtarëve të klimës në OKB, Chris Hewitt, tha se “ende nuk e dimë se për sa kohë do të jemi mbi 1.5 gradë Celsius”.
“Kjo varet nga vendimet që marrim tani... Pra, kjo është një nga sfidat kryesore të COP30”. Por, udhëheqësit ende nuk kanë përmbushur zotimet nga Marrëveshja e Parisit.
Tashmë, vitet ndërmjet 2015 dhe 2025, individualisht kanë qenë më të nxehtët që kur ka nisur vëzhgimi i motit 176 vjet më parë, tha OKB-ja. Vitet 2023, 2024 dhe 2025 janë në krye të listës.
Në raportin e Agjencisë për klimën dhe motin temperatura afër tokës – rreth dy metra mbi tokë – gjatë tetë muajve të këtij viti ishte në një mesatare prej 1.42 gradë Celsius mbi mesataren e kohës para-industriale.
Në të njëjtën kohë, përqendrimet e gazrave serë që mbajnë nxehtësinë në atmosferë dhe nxehtësia në oqeane vazhduan të rriten, duke arritur nivele më të larta se ato të vitit 2024, u tha në raport.
Raporti i OKB-së tha se ndikimi i rritjes së temperaturave mund të vërehet në shtrirjen e akullit në detin në Arktik, që pas ngrirjes gjatë dimrit të këtij viti, do të jetë më i ulëti i regjistruar ndonjëherë.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara gjithashtu përmendi ngjarje të motit ekstreme që ndodhën gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025, nga përmbytjet shkatërruese, te nxehtësia e ashpër dhe zjarret e egra, me “pasoja të rënda për jetën, jetesën dhe sistemet ushqimore”. /rel/
Artikuj te sugjeruar
BOTA
6 Nëntor20:18
OKB fillon negociatat për rezolutën për Gazën, SHBA kërkon forcë stabilizuese ushtarake me 20,000 trupa
Projektrezoluta për Gazën, e paraqitur nga SHBA-të në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, do të autorizonte një admini...
BOTA
6 Nëntor20:09
Drejtuesit të një kompanie farmaceutike i bie të fikët gjatë një konferencës, shihni si reagon Trump. VIDEO nga momenti
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten pasdite në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, gjatë një...
BOTA
6 Nëntor20:00
Ky president thyen rekordin botëror
Paul Biya, i cili ka qenë president i Kamerunit për 43 vjet, u betua për një mandat të tetë të enjten, më 6 nëntor,...
BOTA
6 Nëntor18:29
Vrau prindërit me vëllanë e vogël me 108 goditje me thikë, adoleshenti refuzon apelimin e vendimit
19-vjeçari, i cili në moshën 17 vjeç goditi me thikë prindërit dhe vëllain e tij 12-vjeçar 108 herë në s...
BOTA
6 Nëntor18:19
Nuk di të gatuaj as një vezë, ish-presidenti francez refuzon ushqimin në burg përveç kosit nga frika
Ish-presidenti Nicolas Sarkozy po jeton paraburgimin në burgun La Santé të Parisit me shumë dyshime. Ish-presidenti, i dënuar në...
BOTA
6 Nëntor18:14
Balliu sherr me Zengjinenë: Mund të të përgjigjesha edhe ty si koleges që s’ka doktor që të merr përsipër
Seanca plenare e sotme në Kuvend u shoqërua me debate dhe replika të forta mes deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, dhe d...
BOTA
6 Nëntor17:45
Lufta, Presidenti rus turpërohet nga vajza 11-vjeçare (Video)
Vladimir Putin u turpërua kur një vajzë 11-vjeçare, Kira, u përball me presidentin rus në lidhje me trajtimin e xhaxhait të...
BOTA
6 Nëntor17:28
Rrahje dhe poshtërime të pacientëve me aftësi të kufizuara, 21 të hetuar (VIDEO)
Anëtarët e një qendre banirësie "Per Mano" në Cuneo, janë vënë nën hetim për rrahje dhe poshtërim të...
BOTA
6 Nëntor17:12
VIDEO/ Gjithçka shkatërrohet përreth, pamje nga sulmi izraelit në Liban
Izraeli ka bombarduar rajonin jugor të Libanit, në kuadër të përshkallëzimit të tensioneve përgjatë kufirit midis d...