Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...

KOREJA E JUGUT- Opozita në Korenë e Jugut tha se ka dorëzuar një mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës të presidentit, Han Duck-soo, pasi ai ka refuzuar që të emërojë gjykatës në Gjykatën Kushtetuese për të finalizuar procesin e largimit nga detyra të paraardhësit të tij. Koreja e Jugut është zhytur në krizë politike, pasi presidentit Yoon Suk Yeol – i cili aktualisht është i pezulluar nga kjo detyrë – shpalli gjendje lufte më 3 dhjetor.
Për këtë shkak, Yoonit iu morën detyrat e presidentit nga Parlamenti më 14 dhjetor, por Gjykata Kushtetuese tani duhet të mbajë në fuqi vendimin e ligjvënësve, në mënyrë që të përfundojë procesi i shkarkimit të presidentit. Megjithatë, Han ka refuzuar që të emërojë tre gjyqtarë për të kompletuar përbërjen prej nëntë anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese, që janë të nevojshëm për të çuar përpara procesin për largimin e Yoonit. Subjekti opozitar, Partia Demokratike, tha se për këtë arsye tani po kërkon që Han të shkarkohet.
“Kemi ngritur mocion... do ta njoftojmë për të Parlamentin sot”, tha ligjvënësi Park Sung-joon për gazetarët.
“Mocioni do të hidhet në votim nesër”.
Refuzimi i Hanit që të emërojë tre gjyqtarët dëshmon se ai “nuk ka vullnet apo nuk është i kualifikuar që të respektojë Kushtetutën”, tha kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Park Chan-dae.
Nëse gjykata do të vazhdonte me procesin e shkarkimit pa emërimin e tre gjyqtarëve, të gjashtë gjyqtarët aktualë do të duhej të pajtoheshin në mënyrë unanime për të larguar Yoonin nga detyra e presidentit. Pa një unanimitet të tillë, Yoon do të kthehej në postin e presidentit.
Han ka thënë se do të certifikojë emërimin e gjyqtarëve vetëm pasi subjekti në pushtet, Partia e Pushtetit Popullor dhe opozita arrijnë një kompromis për gjyqtarët e nominuar. Nëse mocioni i opozitës kalon gjatë seancës të së premtes, kjo do të ishte hera e parë në historinë e Koresë së Jugut që Parlamenti i këtij shteti të votonte për shkarkimin e një ushtruesi të detyrës të presidentit. Nëse ndodh ky skenar, atëherë Han do të zëvendësohej nga ministri i Financave, Choi Sang-mok./ REL
KINA- Ofertuesi dukej serioz, në vitin 2023, kompania gjermane Verbio vendosi të investojë tek certifikatat e klimësnga Kin...
SIRI- Autoritetet e reja të udhëhequra nga rebelët e Sirisë kanë njoftuar se 14 punonjës të Ministrisë së Brendsh...
KAZAKISTAN- Pas rrëzimit të një avioni pasagjerësh në Kazakistan me disa të vdekur, shkaku i aksidentit mbetet i panjohur. ...
protesta GJEORGJI- Protestat në Gjeorgji po i afrohen harkut të tyre njëmujor, teksa qytetarët nga i gjithë vendi vazhdojnë t...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli dhe Hamasi kanë akuzuar njëri-tjetrin për ndërlikimin e përpjekjeve për armëpushim, nd&e...
stuhi debore BOSNJE- Stuhitë e forta të borës vazhdojnë të bëjnë kërdi në rajonin e Ballkanit. Dhjetëra m...
UKRAINA- Nëse trupat elite të Koresë së Veriut prisnin një fushatë të lehtë kundër forcave ukrainase në rajo...
makina ne flake GAZA- Pesë gazetarë janë vrarë në një sulm izraelit gjatë natës që goditi automjetin e tyre n&...
FINLANDË- Kryeministri i Finlandës Petteri Orpo tha të mërkurën se autoritetet në vendin e tij po hetojnë rreth dëmit ...
Asma al-Assad BRITANI E MADHE- Gazeta britanike “The Telegraph“ dhkruan se Asma al-Assad është e sëmurë rëndë me...