Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

KOSOVË- Organizata dhe politikanë opozitarë serbë në Kosovë paralajmëruan se pjesëtarë të këtij komuniteti do të shkojnë në Beograd javën e ardhshme, për të krijuar një “mur njerëzor” përballë Presidencës së Republikës së Serbisë dhe për të “mbrojtur” presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiç, nga një revolucion me ngjyra.
Që synimi për të “mbrojtur” presidentin të jetë i suksesshëm, thuhet se nuk mund të përjashtohen as incidentet. Organizatat dhe politikanët opozitarë serbë pretendojnë se pas këtij organizimi, qëndron Lista Serbe - partia më e madhe serbe në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit dhe të vetë presidentit serb, Vuçiç.
Megjithatë, Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i konfirmonte në mënyrë të pavarur këto pretendime. Qytetarë të komunitetit serb, që thonë se kanë njohuri për këto plane, nuk duan të flasin publikisht.
Radio Evropa e Lirë kontaktoi Listën Serbe dhe Presidencën e Serbisë për t’i pyetur nëse është e vërtetë që kjo parti qëndron pas organizimit të shkuarjes së serbëve nga Kosova në Beograd, për të “mbrojtur” Vuçiçin, cili është qëllimi i një organizimi të tillë dhe nga kush duhet të mbrohet Vuçiç. Por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.
Pretendimet për organizimin e tillë vijnë në mes të protestave të studentëve dhe qytetarëve të tjerë në të gjithë Serbinë, të cilët kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për shembjen e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.
Në këtë incident, që ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar, humbën jetën 15 persona. Vuçiç i përshkruan këto protesta si “revolucion me ngjyra” që synon “përmbysjen me dhunë të shtetit”. Përndryshe, “revolucione me ngjyra” quhen protestat që përmbysën regjimet autoritare në vendet ish-sovjetike.
Tubimi i fundit i madh i organizuar nga studentët u mbajt më 1 mars në Nish - qytet në Serbinë jugore - ndërsa i radhës u paralajmërua për datën 15 mars në Beograd. Vuçiç, edhe nga ana e tij, paralajmëroi një tubim të madh në Beograd, për të cilin tha se “do t’ju ftojmë së shpejti”.
“Do t’i ftojmë të gjithë në Beograd, në të gjithë Serbinë, për të treguar se Serbia nuk është një grusht tërshërë që do ta gëlltisin lehtë”, tha ai më 2 mars.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, tha më vonë se më 15 mars nuk do të ketë ndonjë kundërtubim. Deri më tash, serbë nga Kosova, të organizuar nga Lista Serbe, kanë marrë pjesë rregullisht në tubime në mbështetje të Vuçiçit dhe të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet.
Organizatat Lëvizja Kombëtare e Serbëve nga Kosova “Atdheu” (Otadžbina), Forumi Kombëtar Serb dhe Këshilli Kombëtar Serb njoftuan përmes një deklarate të përbashkët në fund të shkurtit se Lista Serbe është duke përgatitur shkuarjen e serbëve nga Kosova në Beograd për të “mbrojtur” Vuçiçin.
Këto organizata pohuan se kanë “informata bindëse” se rreth 500 serbë nga Kosova planifikojnë të ngrenë tenda para Presidencës në Beograd dhe të pengojnë protestën e paralajmëruar për 15 mars.
“Për performancën e tyre, mbështetësit e Vuçiçit do të kenë një mëditje të mirë dhe ushqim e pije të siguruara. Shkuarja e tyre në Beograd është planifikuar për datën 12 mars, ndërsa ‘mbrojtja’ do të zgjaste së paku 25 ditë - aq kohë sa Aleksandar Vuçiç vlerëson se i duhen për ta mbrojtur”, thuhet në deklaratën e këtyre organizatave.
Nenad Radosavleviq nga Forumi Kombëtar Serb thotë për Radion Evropa e Lirë se informacionet për shkuarjen e serbëve në Beograd, janë marrë nga qytetarët në terren.
“Disa njerëz janë mjaftueshëm të guximshëm që informacionet që marrin, t’ua përcjellin njerëzve që janë në anën e duhur”, thotë ai.
Radosavleviq pretendon se plan i autoriteteve serbe është që, në njëfarë mënyre, “të provokojnë një incident të madh në Beograd”, të cilit do t’i përgjigjej policia, me qëllim “mbrojtjen e serbëve nga Kosova, të cilët kanë ardhur vetëm për të mbështetur presidentin Vuçiç”.
“Kjo nuk është mbështetje, është mbrojtje e regjimit në Beograd. Kjo është ajo që është e rrezikshme, por shpresoj që policia të mos mashtrohet”, thotë Radosavleviq.
Politikani serb, Branimir Stojanoviq, nga Graçanica thotë se ka informacione identike për organizimin e serbëve nga Kosova për të shkuar në Beograd.
“Ne, si parti, kemi marrë vesh nga njerëzit në terren - si në jug, ashtu edhe në veri - për disa që po organizohen për të shkuar në Beograd dhe për të ngritur një lloj kampi atje, para Presidencës [serbe], pikërisht në kohën kur do të organizohet një protestë e madhe”, thotë Stojanoviq për Radion Evropa e Lirë.
Ai beson se qëllim i këtij plani është shtypja e protestave të studentëve në Serbi.
“Qartazi, ka një qëllim për t’i bërë një lloj sabotazhi kësaj proteste studentore. Ne nuk kemi nevojë që të shkojnë njerëz nga këtu. Është tragjike që ata shfrytëzohen për qëllime politike ditore. Ky është një mesazh i keq që po na e dërgon pushteti [në Serbi] - që serbët nga Kosova përdoren për qëllime politike”, thotë Stojanoviq.
Ai shton se është duke dalë me këto informacione në publik për të penguar shkuarjen e serbëve nga Kosova në Beograd.
“Ne kemi shumë probleme. E kemi parë se kur organizohet diçka e tillë... herën e fundit janë bastisur komunat në veri”, thotë Stojanoviq, duke aluduar në zhvillimet e 26 majit, 2023, kur autoritetet e Kosovës morën kontrollin në ndërtesat komunale në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Në të njëjtën ditë, përfaqësuesit e Listës Serbe iu prinë serbëve nga Kosova në tubimin “Serbia e shpresës” në Beograd, në të cilin foli edhe presidenti serb, Vuçiç.
Përndryshe, hyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave në veri, pasi serbët lokalë i bojkotuan zgjedhjet, u bë edhe shkak i konflikteve në ditët në vazhdim. Mbi 100 persona u plagosën gjatë një përleshjeje mes serbëve protestues dhe pjesëtarëve të misionit të NATO-s, KFOR, më 29 maj 2023, në Zveçan.
Tensionet kulmuan në shtator të atij viti, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit dhe vrau një polic. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë./REL
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka bërë të ditur pasditen e së martës se i ka numëruar t&...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur ditën e sotme bnë Presidencë komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajo Enrico Barduan...
KOSOVË- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ngritur masat e kontrollit për ngarkesat me produkte me origjinë shtazore, ...
UKRAINË- Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha të martën se do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron për të ...
AFRIKË- Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, WFP po mbyll zyrën e tij në Afrikën Jugore pas shkurtimeve të ndihm...
XHEORXHIA- Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britan...
KOSOVË- Policia e Kosvës ka arrestuar personin i cili u filmua ditën e djeshme duke grisur librin e shenjtë të Kuranit. Lajmi pë...
MEKSIKË- Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum tha se do të shpallte tarifa hakmarrëse për importet amerikane në Meksikë...
KOREJA E JUGUT- Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar se vendi i saj mund t’i përgjigjet mbër...
UASHINGTON- Administrata e Presidentit Donald Trump njoftoi të hënën se do të rishikojë kontratat federale dhe projektet me Universit...