Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Rreziku i një lufte gjithëpërfshirëse bërthamore nuk është një kërcënim i largët, por një “mundësi shumë reale”. Paralajmërimi vjen nga një nga liderët e opozitës ruse. Grigory Yavlinsky thotë se kërcënimet e Vladimir Putin për një Armagedon bërthamor midis Lindjes dhe Perëndimit janë “serioze”.
Yavlinsky është një ish-ndërmjetës pushteti i epokës sovjetike dhe themelues i partisë së fundit liberale të Rusisë. “Duke marrë parasysh madhësinë e kërcënimit të luftës bërthamore kjo është e gjitha mjaft serioze” – tha ai për “The Sun”. Sipas tij Putini sapo ka dalë nga paqëndrueshmëria e një tentative për grusht shteti ndaj rreziku i një Vladimiri të dobësuar “duhet të merret parasysh”.
Kërcënimi nuk është vetëm për Ukrainën, paralajmëroi ai, por një apokalips bërthamor “midis Lindjes dhe Perëndimit”. “Nuk do të thosha se është një kërcënim për nesër, por me sa kuptoj kjo është tashmë 50 me 50. Kjo është një mundësi shumë reale që mund të ndodhë”. I futur në një cep, Yavlinsky shpjegoi se “Putini mund të jetë në pozitë [të përdorë armë bërthamore] nëse nuk ka shtegun për të gjetur një rrugëdalje.”
Kryetar i partisë Yabloko dhe 3 herë kandidat presidencial, ai është një nga shumë pak kundërshtarë politikë të Putinit që nuk është internuar, burgosur apo vrarë në mënyrë misterioze. Ai jeton dhe punon në Moskë dhe e di shumë mirë kërcënimin pas krahëve.
Grigory Yavlinksy says Putin's nuclear threats are no bluff
“Unë po mendoj për atë çdo ditë, çdo minutë. Ne mund të ndalojmë intervistën dhe gjithçka mund të ndodhë, por ky është vendi im. Unë kam punuar në politikë për më shumë se 30 vjet dhe është përgjegjësia dhe detyrimi im të paralajmëroj për rrezikun e vërtetë siç e shoh”, – tha Yavlinksy.
Javën e kaluar, presidenti Joe Biden paralajmëroi se kërcënimi i tiranit duke përdorur armë bërthamore taktike në Ukrainë ishte “real”, por që atëherë në Rusi kanë ndodhur shumë gjëra. Gjatë fundjavës, shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin udhëhoqi një kryengritje të armatosur, duke u zotuar se do të rrëzonte pushtetin më të lartë të Rusisë.
Putin përdori fjalët “kryengritje” dhe “tradhti” ndërsa një helikopter i forcave ajrore u rrëzua, një depo nafte u hodh në erë. Ekspertët janë të prirur të vënë në dukje se një Putin paranojak që ka nën kontroll arsenalin më të madh bërthamor në planet nuk mund të përjashtohet se mund të drejtojë gishtat drejt butonit. Po aq shpejt sa filloi, rebelimi që ishte në gjysmë të rrugës për në Moskë u shua pas një marrëveshjeje të paqartë.
Putini, megjithatë u përball me kërcënimin më të madh për regjimin e tij që kur mori pushtetin mbi dy dekada më parë. Aura e tij e pathyeshmërisë u copëtua; pushteti i tij u dobësua. Tashmë kriza e mundshme e përshkallëzimit bërthamor po shfaqet aq serioze saqë zyrtarët amerikanë – të cilët pranuan se kishin njohuri paraprake për planet e Prigozhin – u tmerruan se një rival i armatosur bërthamor do të binte në kaos.
Shtatorin e kaluar, kur Putin urdhëroi mobilizimin e parë të trupave që nga Lufta e Dytë Botërore, ai me krenari i tha vendit të tij: “Nëse integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, ne, pa dyshim, do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë”.
Në dy javë të qershorit, një gazetar rus fitues i çmimit Nobel numëroi 200 raste kur televizioni shtetëror rus deklaronte se përdorimi i armëve bërthamore “ishte i mundur”. Dmitry Muratov, gazeta e pavarur e të cilit u detyrua të largohej nga Rusia, tha: “200 herë. Në 2 javë. Ka filluar të duket si një reklamë për ushqimin e qenve. A do ta shtypë butonin Vladimir Putin, apo jo? Askush nga ne nuk e di.”
Këtë muaj, lideri rus zhvendosi koka bërthamore në Bjellorusinë fqinje, duke e afruar kërcënimin bërthamor gjithnjë e më afër kufijve të NATO-s. Ishte një veprim që Presidenti Biden e quajti “absolutisht të papërgjegjshëm”.
“Ne po e marrim shumë seriozisht dhe dënojmë përshkallëzimin e përdorimit bërthamor. Për momentin, kërcënimi bërthamor është më i lartë se sa kemi parë ndonjëherë. Është çmenduri të thuash se kemi një mjedis të qëndrueshëm sigurie. E gjitha varet nga një individ që ka fuqinë mbi të gjithë arsenalin e tyre bërthamor. Ne nuk mund t’u besojmë njerëzve që të veprojnë në mënyrë racionale” – tha Alicia Sanders-Zakre, Koordinatorja e Politikave dhe Kërkimit në ICAN.
Spanja mori dje presidencën e radhës të BE-së, një rol i ngarkuar me gjetjen e konsensusit midis 27 shteteve të bllokut për...
Zyrtarët amerikanë dhe meksikanë po diskutojnë për një program të ri amerikan për refugjatët, thanë katë...
Qeveria kanadeze ka njoftuar ndalimin e testimit të produkteve kozmetike te kafshët. Kanadaja do t’i bashkohet radhëve të Bashkimit ...
Teherani zyrtar ka shtyrë marrjen e vendimit për emërimin e një ambasadori të ri në Suedi, shkaku i djegies së një kop...
Kryeministri Edi Rama duket se i ka dhënë fund “Ballkanit të Hapur” pa u konsultuar me nismëtarët e tjerë, përf...
Kanë filluar të shfaqen konturet e një Europe të re, për shkak të luftës mizore të Rusisë kundër Ukrainë...
Izraeli kreu sulme ajrore në zonat pranë qytetit sirian Homs në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar dëme materiale, po...
Lufta në Ukrainë ka një efekt "gërryes" për udhëheqjen e Rusisë nga Vladimir Putin dhe kjo pakënaqësi po ofron mu...
Twitter ka aplikuar një kufi të përkohshëm në numrin e tweet-eve që përdoruesit mund të lexojnë brenda një d...
Të paktën 21,000 mercenarë të Wagner janë vrarë duke luftuar në Ukrainë , sipas presidentit Volodymyr Zelens...