Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, vendi i të cilit e ka përsipër kryesimin gjashtëmujor të BE-së, ka folur për procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, në seancën plenare të 9 tetorit të Parlamentit Evropian. Orban kritikoi BE-në se nuk po i mban premtimet që ua kishte dhënë vendeve të këtij rajoni para 20 vjetëve, duke theksuar rastin e Serbisë.
“Duhet të fokusohemi sidomos në Serbinë. Pa Serbinë, ne nuk mund ta stabilizojmë Ballkanin derisa Serbia të mos jetë vend anëtar i Bashkimit Evropian. Ballkani mbetet një rajon jostabil”, ka thënë Orban.
Serbia kishte aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2009, ndërsa statusin e vendit kandidat e mori në vitin 2012, para se të fillonte negociatat në vitin 2014. Edhe Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë filluar negociatat për anëtarësim, ndërsa Bosnje e Hercegovina mori statusin e vendit kandidat në vitin 2022.
Kosova ende nuk ka statusin e vendit kandidat, ndërsa aplikoi për anëtarësim në fund të vitit 2022. Gjatë fjalimit të tij, Orban shtoi se edhe pse disa vende kandidate i kanë përmbushur obligimet, ato nuk kanë lëvizur në procesin e negociatave për anëtarësim.
“Të rikujtojmë se para 20 vjetëve, BE-ja u kishte premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivën e anëtarësimit në BE. Presidenca hungareze është e mendimit se ka ardhur koha ta përmbushim këtë premtim”, ka thënë Orban, i cili paralajmëroi zhvillimin e një samiti me Ballkanin Perëndimor.
Edhe pse presidenca hungareze e BE-së tashmë është në gjysmën e saj – pasi përfundon në fund të dhjetorit – Orbani e mbajti tani fjalimin e zakonshëm ku shefi i qeverisë së vendit kryesues tregon prioritetet e presidencës së saj. Mbajtja e këtij fjalimi ishte shtyrë dy herë. Orban gjithashtu bëri thirrje për “ndryshim” në Bashkimin Evropian, në fjalimin e shoqëruar me protesta për prapambetje demokratike në Hungari.
“BE-ja duhet të ndryshojë, dhe do të doja t'ju bindja për këtë sot”, tha kryeministri i ekstremit të djathtë, në Strazburg.
Orban tha se kjo është “periudha më serioze” në historinë e BE-së, me luftën në Ukrainë, konfliktin në Lindjen e Mesme që po eskalon dhe një “krizë migracioni” që sipas tij mund të shkaktojë “shkatërrimin” e sistemit të kufijve të hapur në Schengen.
“Unioni ynë duhet të ndryshojë, dhe presidenca dëshiron të jetë katalizatori i këtij ndryshimi”, tha ai.
Si aleati më i afërt i presidentit rus, Vladimir Putinit, brenda Bashkimit Evropian, qeveria nacionaliste e Orbanit është në përplasje me partnerët e saj për një sërë çështjesh – nga ndalimi i ndihmës për Kievin, deri te miratimi i një sërë ligjesh që blloku i sheh si prapambetje demokratike.
Fjalimi i Orbanit në parlament, ku ishte e pranishme edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shtyrë dy herë dhe tani po zhvillohet në mes të mandatit presidencial të Budapestit.
Ligjvënësit e BE-së premtojnë se do ta mbajnë Orbanin përgjegjës, me liderin e opozitës hungareze, që është bërë eurodeputet, Peter Magyar, si një ndër folësit e radhës dhe me protesta që zhvilloheshin përgjatë fjalimit të Orbanit.
“Nuk ka para për të korruptuarit”, thuhej në një pankartë të mbajtur nga ligjvënësit e majtë, në referencë ndaj miliardave euro fonde që janë ngrirë për Hungarinë për shkak të shqetësimeve mbi sundimin e ligjit.
Një interpretim i zhurmshëm i himnit antifashist “Bella Ciao” u dëgjua ndërsa ai përfundoi fjalimin, duke shkaktuar një thirrje për rend nga presidentja e parlamentit, Roberta Metsola, e cila tha: “Ky nuk është Eurovisioni”.
Kur Hungaria mori presidencën gjashtëmujore të BE-së në korrik, Orban doli jashtë skenarit: ai nisi një “mision paqeje” të pakoordinuar për Ukrainën në Kiev, Moskë dhe Pekin, që la udhëheqësit në Bruksel të shqetësuar.
Në përgjigje, von der Leyen urdhëroi zyrtarët e lartë të anashkalojnë një sërë takimesh të organizuara nga presidenca hungareze, në një bojkot de facto të paprecedentë. Që kur u rikthye për ta udhëhequr vendin e tij në vitin 2010, Orban ka ndërmarrë hapa për të kufizuar të drejtat civile dhe për të forcuar kontrollin mbi pushtetin, duke u përplasur vazhdimisht me Brukselin mbi çështjet e sundimit të ligjit.
Por, Orban ka theksuar fitoren e ekstremit të djathtë në zgjedhje nga Italia në Holandë dhe Austri – dhe ndikimin në rritje të një grupi të ri të udhëhequr nga Hungaria në parlamentin e BE-së, Patriotët për Evropën – si dëshmi se klima politike në Evropë po ndryshon./ REL
Hill KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill së fundmi është shprehur s...
Tetove TETOVË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen tragjike të regjistruar në Tetovë ku humbën jet&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- “Njerëzit vijnë dhe kërkojnë mallra nga Serbia, edhe pse nuk ka pasur për një vit. Mendoj ...
Jahti ITALI- Pamjet e para të jahtit të fundosur Bayesian, i cili ndodhet në një thellësi prej 49 metrash, janë transmetuar n...
foto ilustruese PHENIAN- Koreja e Veriut do të ndërpresë aksesin rrugor dhe hekurudhor në Korenë e Jugut nga e mërkura në...
foto ilustruese SHBA- Dhjetëra kamionë, motoçikleta dhe makina të stolisur me flamuj të mëdhenj të Trumpit j...
Florida SHBA- Banorëve të Floridës nuk u ka mbetur edhe shumë kohë për t'u evakuuar ose për t'u strehuar përpara se...
Foto ilustruese SHBA- FBI-ja ka arrestuar një afgan, i cili po planifikonte një sulm në ditën e zgjedhjeve që synonte turma të...
foto ilustruese LIBAN- Hezbollahu hodhi një tjetër breshëri raketash drejt Izraelit të martën dhe udhëheqësi në det...
SHBA- Një libër i ri nga gazetari Bob Woodward ka zbuluar se Donald Trump i dërgoi fshehurazi teste për të zbuluar Covid-19 homo...