Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
SHBA- Në një letër dërguar udhëheqësve të Bashkimit Evropian kryeministri hungarez Viktor Orban, tha se kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, është gati të veprojë "menjëherë" si ndërmjetësues i paqes në luftën Rusi-Ukrainë, nëse fiton në zgjedhjet e nëntorit.
Letra, drejtuar presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe e ndarë me të gjithë udhëheqësit e BE-së, u hartua pasi kryeministri Orban zhvilloi bisedime me zotin Trump, si dhe me udhëheqësit e Ukrainës, Rusisë dhe Kinës.
"Unë mund (...) të deklaroj me siguri se menjëherë pas fitores së tij në zgjedhje, (Donald Trump) nuk do të presë deri në inaugurimin e tij, por do të jetë gati të veprojë si ndërmjetës i paqes menjëherë. Ai ka plane të hollësishme dhe të bazuara për këtë”, thuhet në letrën e kryeministrit Orban.
Udhëheqësi nacionalist hungarez Orban, një mbështetës i vjetër i zotit Trump, bëri vizita të papritura në kryeqytete në dy javët e fundit, në një të vetëquajtur "mision paqeje", pasi Hungaria mori presidencën e radhës së BE-së, duke nxitur zemërimin e aleatëve.
Në letër, kryeministri Orban tha se presidenti amerikan Joe Biden "po bën përpjekje të jashtëzakonshme" për të mbetur në garën presidenciale dhe sugjeroi se ai "nuk është në gjendje të modifikojë politikën aktuale pro-luftës të Shteteve të Bashkuara”.
Kryeministri Orban ka kritikuar prej kohësh mbështetjen ushtarake evropiane për Ukrainën, ndryshe nga shumica e aleatëve që mbështesin përpjekjet e Kievit kundër agresionit rus. Udhëheqësi hungarez tha se një fitore e zotit Trump do të ndryshonte barrën e SHBA-së dhe BE-së kur bëhet fjalë për mbështetjen financiare për Ukrainën, në dëm të evropianëve.
"Strategjia jonë evropiane në emër të unitetit transatlantik, ka kopjuar politikën pro-luftës të Shteteve të Bashkuara. Nuk kemi pasur një strategji sovrane dhe të pavarur evropiane apo plan veprimi politik deri më tani", shkroi ai duke propozuar që “të diskutohet nëse vazhdimi i kësaj politike është racionale në të ardhmen".
Kryeministri Orban sugjeroi "rihapjen e linjave të drejtpërdrejta të komunikimit diplomatik me Rusinë", duke mbajtur kontakte të nivelit të lartë me Kievin si dhe zhvillimin e bisedimeve me Kinën, "për modalitetet e konferencës së ardhshme të paqes".
Një grup ligjvënësish i bën thirrje BE-së t'i heqë Hungarisë të drejtën e votës
Një grup prej 63 ligjvënësish të Parlamentit Evropian i kërkoi BE-së t’i heq Hungarisë të drejtën e votës në bllok, si kundërpërgjigje ndaj vizitave të fundit të kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë dhe Pekin.
Hungaria mori presidencën e radhës të BE-së këtë muaj dhe është përgjegjëse për organizimin e takimeve të vendeve të bllokut, të njohura kolektivisht si "këshilli" i BE-së, deri më 31 dhjetor. Ligjvënësit thanë se kryeministri Orban qëllimisht kishte lënë të nënkupthet se se po vepronte në emër BE-së, pavarësisht se nuk kishte autoritetin për ta bërë këtë.
“Kryeministri Orban tashmë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme duke shfrytëzuar dhe keqpërdorur rolin e kryesuesit të Këshillit”, thuhet në letrën e publikuar në platformën e mediave sociale X.
"Kjo kërkon veprime konkrete të tilla si pezullimi i të drejtës së votës së Hungarisë në Këshill, pasi praktika ka treguar se dënimet e thjeshta verbale, nuk kanë asnjë efekt", theksohet në letër.
Zyrtarët hungarezë nuk komentuan letrën e nënshkruar nga ligjvënës nga grupe të shumta politike në Parlamentin Evropian, përfshirë Partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, që është fraksioni më i madh i Parlamentit.
Ligjvënësit nuk kanë fuqi formale për t'i hequr të drejtën e votës Hungarisë, por kërkojnë të shtojnë trysninë politike mbi Brukselin për të ndërmarrë veprime më të ashpra ndaj Budapestit. Komisioni Evropian tha të hënën se do të ndalojë dërgimin e komisionarëve në takimet jozyrtare të organizuara nga presidenca hungareze e BE-së, duke ulur përfaqësimin në nivelin e nëpunësve civilë.
“Në vazhdën e zhvillimeve të fundit, që shënojnë fillimin e Presidencës hungareze, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vendosur që Komisioni të përfaqësohet në nivelin e nëpunësve të lartë civilë gjatë takimeve joformale të Këshillit”, shkroi në platformën X zëdhënësi i Komisionit, Eric Mamer.
“Vizita e Kolegjit në presidencën hungareze nuk do të realizohet”, theksoi ai.
Kolegji është udhëheqja e Komisionit Evropian dhe përbëhet nga 27 komisionarë. Hungaria protestoi duke akuzuar Komisionin për “përzgjedhje” të institucioneve dhe shteteve anëtare me të cilat dëshiron të punojë./ VOA
Kurti KOSOVË- Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore dhe Agjencinë e SHBA-së për...
Borrell KOSOVË- Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian prej verës së vitit të kaluar...
Foto ilustruese KOSOVË- Një incident me armë zjarri ka ndodhur pas mesnate në fshatin Dubravë të Istogut, ku një polic k...
Foto ilustruese GJERMANI- Gjermanisë i mungojnë forca të kualifikuara. Politika e ekspertët duan të tërheqin sërish n&eu...
Trump dhe Vance SHBA- Në vitin 2016, kur Donald Trump zgjodhi guvernatorin e Indianës, Mike Pence, si kandidat të tij, veprim i cili konside...
Oman OMAN- Katër persona u vranë dhe të tjerë u plagosën nga tw shtwnat në një zonë pranë një xhamie isla...
Foto ilustruese SHBA- Ndryshimet klimatike po bëjnë që gjatësia e çdo dite të zgjatet, tregon analiza, pasi shkrirja m...
Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se Kievi mund të ftojë një delegacion rus për një samit t&eum...
Foto ilustruese GJERMANI- Numri i rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Gjermani pati një rritje t&e...
Trump dhe Musk SHBA- Miliarderi Elon Musk planifikon të japë rreth 45 milionë dollarë në muaj për një organiza...