
SHBA- Në një letër dërguar udhëheqësve të Bashkimit Evropian kryeministri hungarez Viktor Orban, tha se kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, është gati të veprojë "menjëherë" si ndërmjetësues i paqes në luftën Rusi-Ukrainë, nëse fiton në zgjedhjet e nëntorit.
Letra, drejtuar presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe e ndarë me të gjithë udhëheqësit e BE-së, u hartua pasi kryeministri Orban zhvilloi bisedime me zotin Trump, si dhe me udhëheqësit e Ukrainës, Rusisë dhe Kinës.
"Unë mund (...) të deklaroj me siguri se menjëherë pas fitores së tij në zgjedhje, (Donald Trump) nuk do të presë deri në inaugurimin e tij, por do të jetë gati të veprojë si ndërmjetës i paqes menjëherë. Ai ka plane të hollësishme dhe të bazuara për këtë”, thuhet në letrën e kryeministrit Orban.
Udhëheqësi nacionalist hungarez Orban, një mbështetës i vjetër i zotit Trump, bëri vizita të papritura në kryeqytete në dy javët e fundit, në një të vetëquajtur "mision paqeje", pasi Hungaria mori presidencën e radhës së BE-së, duke nxitur zemërimin e aleatëve.
Në letër, kryeministri Orban tha se presidenti amerikan Joe Biden "po bën përpjekje të jashtëzakonshme" për të mbetur në garën presidenciale dhe sugjeroi se ai "nuk është në gjendje të modifikojë politikën aktuale pro-luftës të Shteteve të Bashkuara”.
Kryeministri Orban ka kritikuar prej kohësh mbështetjen ushtarake evropiane për Ukrainën, ndryshe nga shumica e aleatëve që mbështesin përpjekjet e Kievit kundër agresionit rus.
Udhëheqësi hungarez tha se një fitore e zotit Trump do të ndryshonte barrën e SHBA-së dhe BE-së kur bëhet fjalë për mbështetjen financiare për Ukrainën, në dëm të evropianëve.
"Strategjia jonë evropiane në emër të unitetit transatlantik, ka kopjuar politikën pro-luftës të Shteteve të Bashkuara. Nuk kemi pasur një strategji sovrane dhe të pavarur evropiane apo plan veprimi politik deri më tani", shkroi ai duke propozuar që “të diskutohet nëse vazhdimi i kësaj politike është racionale në të ardhmen".
Kryeministri Orban sugjeroi "rihapjen e linjave të drejtpërdrejta të komunikimit diplomatik me Rusinë", duke mbajtur kontakte të nivelit të lartë me Kievin si dhe zhvillimin e bisedimeve me Kinën, "për modalitetet e konferencës së ardhshme të paqes".
Një grup ligjvënësish i bën thirrje BE-së t'i heqë Hungarisë të drejtën e votës
Një grup prej 63 ligjvënësish të Parlamentit Evropian i kërkoi BE-së t’i heq Hungarisë të drejtën e votës në bllok, si kundërpërgjigje ndaj vizitave të fundit të kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë dhe Pekin.
Hungaria mori presidencën e radhës të BE-së këtë muaj dhe është përgjegjëse për organizimin e takimeve të vendeve të bllokut, të njohura kolektivisht si "këshilli" i BE-së, deri më 31 dhjetor.
Ligjvënësit thanë se kryeministri Orban qëllimisht kishte lënë të nënkupthet se se po vepronte në emër BE-së, pavarësisht se nuk kishte autoritetin për ta bërë këtë.
“Kryeministri Orban tashmë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme duke shfrytëzuar dhe keqpërdorur rolin e kryesuesit të Këshillit”, thuhet në letrën e publikuar në platformën e mediave sociale X.
"Kjo kërkon veprime konkrete të tilla si pezullimi i të drejtës së votës së Hungarisë në Këshill, pasi praktika ka treguar se dënimet e thjeshta verbale, nuk kanë asnjë efekt", theksohet në letër.
Zyrtarët hungarezë nuk komentuan letrën e nënshkruar nga ligjvënës nga grupe të shumta politike në Parlamentin Evropian, përfshirë Partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, që është fraksioni më i madh i Parlamentit.
Ligjvënësit nuk kanë fuqi formale për t'i hequr të drejtën e votës Hungarisë, por kërkojnë të shtojnë trysninë politike mbi Brukselin për të ndërmarrë veprime më të ashpra ndaj Budapestit.
Komisioni Evropian tha të hënën se do të ndalojë dërgimin e komisionarëve në takimet jozyrtare të organizuara nga presidenca hungareze e BE-së, duke ulur përfaqësimin në nivelin e nëpunësve civilë.
“Në vazhdën e zhvillimeve të fundit, që shënojnë fillimin e Presidencës hungareze, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vendosur që Komisioni të përfaqësohet në nivelin e nëpunësve të lartë civilë gjatë takimeve joformale të Këshillit”, shkroi në platformën X zëdhënësi i Komisionit, Eric Mamer.
“Vizita e Kolegjit në presidencën hungareze nuk do të realizohet”, theksoi ai.
Kolegji është udhëheqja e Komisionit Evropian dhe përbëhet nga 27 komisionarë.
Hungaria protestoi duke akuzuar Komisionin për “përzgjedhje” të institucioneve dhe shteteve anëtare me të cilat dëshiron të punojë./VOA
Artikuj te sugjeruar
M.B.
BOTA
16 Korrik19:11
VOA: Kuvendi Republikan, paraqitja e parë publike e ish-presidentit Trump pas atentantit ndaj tij
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump bëri një rikthim të fuqishëm në sytë e publikut, në ditën e parë...
M.B.
BOTA
16 Korrik19:10
Cili është J. D. Vance, kandidati për nënpresident të Republikanëve në SHBA?
Donald Trump dhe J.D. Vance
SHBA- Pas muajsh spekulimesh, ish-Presidenti Donald Trump shpalli kandidatin e tij për nënpresident. Korresponde...
E.D
BOTA
16 Korrik19:10
Atentati ndaj ish-presidentit, a do të ndryshojë trajektorja e garës presidenciale?
SHBA- Atentati ndaj ish Presidentit Donald Trump ka larguar vëmendjen nga debati mbi të ardhmen politike të Presidentit Joe Biden. Por, ndë...
E.D
BOTA
16 Korrik19:07
Macron pranon dorëheqjen e kryeministrit francez: Kushti, të qëndrojë në post deri në formimin e një qeverie të re
FRANCË- Kryeministri francez Gabriel Attal i dorëzoi dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron , i cili e pranoi. Kët&eum...
E.D
BOTA
16 Korrik18:53
"Nëse Donald Trump bëhet president do të punojmë me të"/ Zelensky: Nuk jam i shqetësuar, republikanët e respektojnë Ukrainën
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka thënë se nuk është i shqetësuar për kthimin e mundshëm t&eu...
E.D
BOTA
16 Korrik18:29
Zelenskyy fton Rusinë në bisedimet e paqes/ Kremlini: Qëllimet e tij janë të paqarta
RUSI- Kremlini i është përgjigjur raporteve se Moska mund të ftohet për të marrë pjesë në një samit të ...
E.D
BOTA
16 Korrik18:18
E krahasoi me Hitlerin dhe e quajti idiot, si ndryshuan raportet mes Trump dhe Vance, kush e sponsorizoi në 2022
SHBA- Tetë vjet më parë, në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, JD Vance ishte një kritik i ashpër i Donal...
S.B
BOTA
16 Korrik17:59
Studimi: Ndryshimet klimaterike po ndikojnë në zgjatjen e ditëve
foto ilustruese
SHBA- Rritja e nivelit të detit e shkaktuar nga ndryshimet klimaterike po e bën Tokën "më të shëndosh&eu...
E.D
BOTA
16 Korrik17:52
Nga "braktisja" e Ukrainës te “shpërbërja” e NATO-s, çfarë sinjalizon ardhja e mundshme e dyshes Trump-Vance në Shtëpinë e Bardhë
SHBA- Zgjedhja e JD Vance, një kritik i ndihmës së SHBA-së për Ukrainën dhe i taksapaguesve amerikanë që financojn&eum...
E.D
BOTA
16 Korrik16:44
E fshehur në ngarkesat me banane, sekuestrohen 6.23 ton kokainë në Ekuador, në pranga pesë persona
EKUADOR- 6.23 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë me banane janë gjetur në Ekuador. Siç raportohet qentë nuh...