BOTA

Osmani i paraqet emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi vërejtjet e saj për draft-statutin e Asociacionit

n.f Përditësimi i fundit 17 Mars 2025, 16:54

Osmani i paraqet emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se i ka paraqitur të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, vërejtjet e saj për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të prezantuar nga blloku.

Presidenca e Kosovës, përmes një njoftimi, tha se Osmani i ka thënë Sorensenit se këto vërejtje “duhet të trajtohen me seriozitet në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i funksionalitetit të shtetit të Kosovës”.

Në tetor të vitit 2023, BE-ja u dorëzoi Kosovës dhe Serbisë një draft-statut, që e cilësoi modern, për formimin e Asociacionit. Dokumenti u mbështet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Osmani kishte thënë se ky dokument duhet t'i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese. Që atëherë, BE-ja dhe SHBA-ja i kanë kërkuar Kosovës që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese këtë draft-statut, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për themelimin e Asociacionit dhe dy vjet më vonë atë për parimet e Asociacionit. Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja mbi parimet nuk ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën, duke kërkuar që 23 pika të saj të harmonizohen. Deri më tani, Kosova ka refuzuar që ta themelojë Asociacionin, ndërkaq Serbia insiston që marrëveshjet për këtë çështje të zbatohen.

Sipas njoftimit, presidentja Osmani tha se Kosova është e përkushtuar ndaj procesit të dialogut me Serbinë, duke “theksuar rëndësinë e një zbatimi të plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve të arritura”.

Presidenca tha se Osmani ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese të BE-së – që u vendosën në qershor të vitit 2023 për shkak të tensioneve në veriuzn e Kosovës – duke argumentuar se po dëmtojnë edhe procesin e dialogut “duke e bërë atë të pabalancuar”.

“Kosova është dëshmuar tashmë si palë konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë, por edhe balansin e nevojshëm në dialog”, tha Osmani.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Sorensen fillimisht me Osmanin dhe më pas me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit me Kurtin, ndërmjetësi evropian tha për gazetarët se prioritet për të do të jetë të sigurojë takime mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, janë vetë palët që pastaj do të vendosin për kompromise potenciale.

"Dialogu është për t’u siguruar që të ketë takime. Se a do të thotë kjo kompromise apo jo, u takon palëve për ta përcaktuar", tha Sorensen, gjatë deklarimit për media, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Takimi i fundit në Bruksel i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mes Kosovës dhe Serbisë, ishte zhvilluar më 17 dhjetor të vitit të kaluar. Sorensen po e viziton Kosovën për herë të parë prej se e mori detyrën në fillim të shkurtit, për t’u takuar me zyrtarë të lartë të vendit. Ai e quajti takimin me Kurtin "fillim të mirë".

"Ishte një takim prezantues, folëm për atë se si mund të vazhdojë procesi përpara. Është një fillim i mirë", tha Sorensen.

"Sapo t’i kem bërë këto biseda [me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë], mund të ulem dhe të vlerësoj se ku jemi. Por, është shumë e qartë që procesi i dialogut mban në vete edhe një numër të madh të zhvillimeve të rëndësishme dhe duhet të merremi edhe me to", shtoi Sorensen.

Blloku evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. BE-ja pati vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim. Edhe kryeministri Kurti, sikurse presidentja Osmani, gjatë takimit me Sorensenin kanë kërkuar që blloku evropian të heqë masat kufizuese, që i cilësoi si të padrejta".

"Diskutuan për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe për rrugën përpara. Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Ohrit", u tha në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kurtit. Në takimin në Qeveri ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri njëherësh kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.

Në takim me emisarin evropian, Bislimi tha se e vlerëson qëndrimin e BE-së se sjellja e Serbisë në takimin e Këshillit të Evropës më 5 mars – kur Kosova u hoq nga rendi i ditës për të fituar statusin e shtetit mysafir special – përbën shkelje të Marrëveshjes së Ohrit. Në këtë marrëveshje thuhet se Beogradit duhet të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbia, me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke e shkelur Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, në të cilën, mes tjerash, Beogradit i kërkohet të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Sorensen ende nuk e ka ndërmjetësuar ndonjë takim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, por ka punuar kohëve të fundit për mënyrat për ta çuar përpara dialogun, duke takuar ndaras zyrtarë nga të dyja vendet.

Ai e mori detyrën më 1 shkurt, duke e pasuar Mirosllav Lajçakun. Në takimin e fundit në Bruksel nën ndërmjetësimin e Lajçakut, më 17 dhjetor, Kosova dhe Serbia u pajtuan për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur.

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, tha muajin e kaluar se po dëgjonte kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo paralajmëroi se, së bashku me Sorensenin, po shqyrtonte mundësinë për ta bërë funksional dialogun mes dy vendeve fqinje.

Kosova dhe Serbia dialogojnë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian që nga viti 2011. Në vitet e fundit, dialogu është zhvilluar në nivel të lartë, mes liderëve të dy vendeve, dhe në nivel kryenegociatorësh. Gjatë mandatit gati pesëvjeçar të të dërguarit të kaluar të bllokut, Mirosllav Lajçakut, në fillim të vitit 2023 Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Marrëveshja, e cila nuk është nënshkruar, është ligjërisht e detyrueshme për palët, ka thënë blloku, i cili i ka akuzuar Kosovën dhe Serbinë për mosnisjen e zbatimit të paktit. Në të kaluarën, liderë të Kosovës, nisur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani e deri të kryeministri Albin Kurti, e kanë kritikuar Lajçakun për qasje të pabalancuar në dialog dhe për rreshtim me raste kah Serbia.

Nuk është e qartë se kur mund ta mbajë takimin e parë Sorensen në kuadër të dialogut, duke qenë se Kosova mbajti zgjedhje më 9 shkurt dhe pritet ta formojë qeverinë e re, ndërsa Serbia përballet me paqartësi politike midis protestash të mëdha të studentëve. Kallas tha në shkurt se po priste derisa Kosova të formojë qeveri të re, për të “parë se si të vazhdojmë tutje”.

Sorensen, për dallim nga paraardhësi i tij, do të merret vetëm me dialogun ndërmjet dy vendeve fqinje, e jo edhe me çështje rajonale të Ballkanit. Emërimi i Sorensenit është parë si pozitiv, duke qenë se 57-vjeçari e njeh rajonin. Diplomat prej shumë vitesh, ai ishte angazhuar në Kosovë, në kuadër të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK), si dhe në role tjera, në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Sipas njohësve të politikës, ai nuk ka nevojë që të informohet paraprakisht për njerëzit apo faktet historike të rajonit, sepse tashmë ka pasur mundësinë ta krijojë një pasqyrë nga afër.

Një tjetër argument që është përmendur si pozitiv nga zyrtarët në Prishtinë është se ai është nga Danimarka, vend që njeh shtetësinë e Kosovës, dhe se do të ketë qasje të barabartë në dialog./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan