I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Zyra e Presidencës ka bërë gati një ligj që do të mundësonte heqjen e tarifave prej 10 për qind ndaj mallrave të importuara nga SHBA-ja, por se për miratimin e këtij ligji duhet fillimisht të konstituohet Kuvendi i ri.
“Ne e kemi gati ligjin që do t’ia propozojmë Kuvendit në momentin që konstituohet. Kam diskutuar me shumë deputetë, jam e bindur që do të kalojë”, tha Osmani në një intervistë për RTV 21.
Më 3 prill, Osmani i kishte kërkuar Qeverisë ta pezullojë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga SHBA-ja, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kishte vendosur tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova.
Vendimi i Trumpit përfshinte tarifa ndaj shumicës së vendeve të botës me tarifë bazë prej 10 për qind, por më të lartë për vendet me të cilat SHBA-ja ka deficit tregtar. Por, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e kishte kritikuar qasjen e presidentes Osmani duke thënë se “politikat fiskale bien në fushëveprimin e ekzekutivit” dhe se këto çështje duhet të trajtohen larg mediave.
Kjo kishte nxitur reagim nga këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, i cili e kishte cilësuar përgjigjen e Muratit “të turpshme dhe skandaloze”. Osmani tha se kjo mosmarrëveshje mes institucioneve shtetërore të Kosovës e ka dëmtuar “interesin e Republikës së Kosovës jashtë mase”.
“Ajo përgjigje ishte një dëm i madh për Kosovën, sepse Kosova e pat një momentum të jashtëzakonshëm që ta fuqizonte aleancën me Amerikën, në një moment kur për Amerikën ka qenë esenciale se kush është shteti i parë qe del me një propozim të tillë. Dhe unë kam qenë presidentja e shtetit të parë që kam dalë me atë propozim dhe ka qenë me rëndësi të dalim ne të parët”, tha Osmani.
Tarifa prej 10 për qind ndaj importeve të SHBA-së – si tarifë që Kosova ua vendos të gjitha vendeve me të cilat nuk ka marrëveshje për treg të lirë - është ende në fuqi, edhe pse Murati kishte thënë se Qeveria ka qenë duke e shqyrtuar heqjen e kësaj tarife për SHBA-në që një kohë të gjatë. Ndërkohë, Osmani tha se ajo është duke punuar intensivisht me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump.
“Ka një sërë hapash që tashmë i kemi ndërmarrë, që janë në proces e që nuk mund për momentin t’i bëj publike për shkak se janë duke u shqyrtuar nga administrata e Trumpit”, shtoi Osmani.
Ajo gjithashtu tha se shpreson që Kuvendi i ri i Kosovës të konstituohet sa më shpejt, pasi që tha se kjo është në interes të vendit.
“Kosova ka shumë punë të cilat duhet të kryhen urgjentisht dhe Kuvendi është i domosdoshëm për një gjë të tillë. Prandaj mbes me shpresën që 15 prilli të jetë një ditë e suksesshme për gjithë Kosovën”, tha ajo.
Nesër është caktuar seanca konstituive të Kuvendit, ku do të tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. PDK-ja, që doli si partia e dytë në zgjedhje, ka thënë se s’do të marrë pjesë në këtë seancë.
LVV-ja, që ka fituar 48 ulëse në Kuvend, e ka të drejtën që të propozojë kryeparlamentarin. Seanca konstituive, e caktuar për të martën, konsiderohet e përmbyllur vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët, e deputetët e rinj të kenë bërë betimin. Për votimin e kryetarit kërkohen 61 vota.
Vetëm pas kësaj, LVV-ja do të mund të vazhdojë me përpjekjet për të formuar Qeverinë e re, për të cilën po ashtu kërkohen 61 vota. Megjithatë, më herët gjatë së hënës, ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi për gazetarët se nuk është optimist që të martën do të votohet për Qeverinë e re të Kosovës.
Osmani tha se Kosova ka nevojë për qeveri stabile, por se u takon partive politike e jo asaj të vendosë për këtë proces. Në intervistën për RTV 21, Osmani komentoi gjithashtu njohjen e fundit të pavarësisë së Kosovës nga Sudani, për të cilin Serbia kishte vënë dyshim mbi “kapacitetin e Qeverisë aktuale të Sudanit për të marrë vendime me rëndësi jetike për marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Osmani tha se gjatë qëndrimin të saj në Turqi, për Forumin e Diplomacisë në Antalia, janë arritur marrëveshje për njohje edhe me shtete të tjera.
“Por, jemi dakorduar që procesi të formalizohet në vijim, [me shtete] të cilat nuk do të doja që t’i përmendi këtu për shkak se është me rëndësi që t’i mos i rrezikojmë ato procese”, tha Osmani.
Ndër këto shtete me të cilat Kosova po punon për të marrë njohje zyrtare të pavarësisë, Osmani e përmendi Sirinë.
“Ne si institucione nuk kemi kërkuar marrëdhënie diplomatike asnjëherë me atë regjim [të Bashar al-Assadit], mirëpo tani me institucionet e Sirisë së lirë, natyrisht që shpresojmë që ky proces të konsiluhet dhe të përfundohet sa më parë”, tha Osmani./ REL
RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes ka reaguar ditën e sotme në lidhje me sulmin e regjistruar një ditë më parë në qytetin ukr...
SHBA- Shtëpia e Bardhë që pas rikthimit të presidenti Trump në detyrë është zyrtarisht në epokën e saj t&eum...
SHBA- Dega e tregtisë dhe zhvillimit të OKB-së, Unctad i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump që të p&eu...
KOSOVË- Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin mars 202...
pelegrinazhi ne meke ARABIA SAUDITE- Qendra Kombëtare për Meteorologjinë e Arabisë Saudite (NCM) ka konfirmuar se Haxhi 2025 do të...
foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Nga zjarri i rënë në diskotekën "Puls" në Koçan, 48 persona u dërguan për kuri...
foto ilustruese GAZA- Raundi i fundit i bisedimeve në Kajro që synonte rivendosjen e armëpushimit në Gaza dhe lirim...
SERBI- Kandidati për kryeministër të Serbisë, Gjuro Macut, i ka dorëzuar sot Kuvendit propozimin për përbërjen e Qever...
TURQI- Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, organizata më e shquar e të drejtave të njeriut në kontin...
SEUL- Imazhet e reja satelitore tregojnë se cila mund të jetë luftanija më e madhe e Koresë së Veriut, ndoshta më shumë...