BOTA

Kremlini: Putin nuk shkon në bisedimet për Ukrainën, ja kush e drejton delegacionin rus

r.ll Përditësimi i fundit 15 Maj 2025, 07:29
Kremlini: Putin nuk shkon në bisedimet për Ukrainën, ja kush e
vladimir putin

RUSI- Kremlini komunikoi përbërjen e delegacionit të Rusisë, që të enjten (15.05.2025) udhëton për në Stamboll për bisedimet direkte me Ukrainën. Emri i presidentit rus Vladimir Putin nuk është në listën e publikuar. Sipas listës së publikuar delegacioni rus do të drejtohet nga këshilltari i presidentit Vladimir Medinski.

Medinski, i cili ka qenë edhe ministër i Kulturës konsiderohet si peshë e lehtë politike dhe ai qysh në vitin 2022 ka qenë pjesëmarrës në bisedimet për fundin e luftës në Ukrainë. Atëherë bisedimet u mbyllën – gjithashtu në Turqi – pa rezultat. Në delegacion, sipas zyrës presidenciale, do të jenë edhe zëvendësministri i Jashtëm Mihail Galusin, gjenerali Igor Kostjukov nga shtabi i përgjithshëm dhe zëvendësministri i Mrbojtjes Aleksander Fomin.Në bisedime do të marrin pjesë edhe ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes, të shtabit të përgjithshëm, të Ministrisë së Jashtme dhe të administratës presidenciale. 

Asnjë nga politikanët me peshë nga Moska nuk do të udhëtojnë për në Turqi. Eshtë e paqartë si mund të reagojë Ukraina ndaj mungesës së Putinit në bisedime dhe nëse do të pranojë ajo të negociojë me këtë delegacion rus. Mediet në Moskë patën informuar më parë, se ministri i Jashtëm Sergej Lavrov, ndër politikanët më me peshë të Moskës, nuk dotë udhëtojë për në Stamboll. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj fillimisht ka insistuar, që do të negociojë vetëm me Putinin personalisht. Por njëudhëtim i Putinit në Turqi edhe më parë konsiderohej pothuajse i pamundur. Kievi do tani të pranojë edhe formate të tjera, sikurse u shpreh Zelenskyj në një fjalim me video në mbrëmje. Ai me bisedimet në Stamboll do të arrijë një armëpushim 30 ditor. Në rast të kundërt mbështetësit perëndimor të Ukrainës e kanë kërcënuar Rusinë me sanksione të reja. Putini propozoi bisedimet në Stamboll të dielën si përgjigje ndaj kërkesës së Zelenskyjt dhe kryetarëve të shteteve dhe qeverive perëndimore për armëpushim pa kushte, qe do të duhej të kishte filluar të hënën (12.05.2024). Por Kremlini e pati lënë të hapur gjatë këtyre ditëve, se kush do të udhëtojë për në Turqi. Planët për bisedime i diskutoi vet Putini në dielën edhe me presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan, i cili që prej fillimisht të luftës përpara tre vjetësh është angazhua rsi ndërmjetësues i rëndësisshëm ndërmjet dy palëve.

Trump që do t'i jepet fund luftës

Presidenti i SHBA-së Donald Trumpi ka bërë thirrje Ukrainës që të hyjë në bisedime direkte me Rusinë. Ai në këtë mënyrë iu kundërvu një ultimatumi të Zelensjkyjt dhe "koalicionit të të vullnetshmëve" të përbërë nga aleatët e Ukrainës, që fillimisht kërkojnë armëpushimin dhe pastaj bisedimet. Në "koalicionin e të vullnetshmëve" bëjnë pjesë Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania. Trump vazhdimisht ka deklarua, se do t'i japë fund luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Ai është takuar me Zelenskyjn dhe ka telefonuar me Putinin. Presidenti i SHBA-së, i cili aktualisht po zhvillon një tur vizitash disaditore në Lindjen e Mesme, ishte shprehur i gatshëm të udhëtonte për në Stamboll, nëse atje do të takohej Putin dhe Zelenskyj. Pasi Putini nuk merr pjesë nuk mud të llogaritet me pjesëmarrjen e Trump. Shtëpia e Bardhë pati komunikuar, se ministri i Jashtëm Marco Rubio dhe të dërguarit e posaçëm Steve Witkoff dhe Keith Kellogg do të përfaqësojnë SHBA-në në këto bisedime./DW

vladimir putin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë