Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
IRAN- Ali Larijani, këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, ka paralajmëruar se një veprim ushtarak kundër Republikës Islamike do ta shtynte Teheranin që të zhvillonte armë bërthamore. Ndërkaq, Franca ka ndezur alarmin për programin bërthamor të Iranit, duke paralajmëruar se nëse nuk ka një marrëveshje deri në muajin tetor, konfrontimi ushtarak do të jetë “pothuajse i pashmangshëm”.
Larijani, këshilltar i lartë i liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, tha më 1 prill se Shtetet e Bashkuara ose duhet t’i qasen Iranit si një partner ekonomik ose ta trajtojnë si një armik.
“Ata mund të flasin për përfitime ekonomike dhe të kenë një bashkëpunim fer me Iranin për çështje ekonomike nga të cilat përfitojnë të dyja palët”, tha ai gjatë një interviste televizive.
Por, Larijani, ish-kryetar i parlamentit dhe ish-këshilltar për siguri kombëtare, shtoi se kërcënimet ushtarake kundër Iranit vetëm sa do të përkeqësojnë situatën.
“Nëse Amerika apo Izraeli e sulmojnë Iranin nën pretekstin e çështjeve bërthamore, Irani mund të lëvizë drejt krijimit të një bombe bërthamore”, tha ai.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do ta bombardojë Iranin nëse nuk ka marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit.
Marrëveshja bërthamore e vitit 2015, mes Teheranit dhe fuqive botërore, nga e cila Trump u tërhoq më 2018, është paraparë të skadojë në tetor. Kur marrëveshja të skadojë, fuqitë botërore nuk do të jenë në gjendje më që të rivendosin sanksione të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit.
Duke e pranuar këtë fakt, ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, gjatë një adresimi para Parlamentit më 2 prill paralajmëroi se në mungesë të një marrëveshjeje të re, “konfrontimi ushtarak duket pothuajse i pashmangshëm”.
Irani ka refuzuar propozimin e Trumpit për bisedime të drejtpërdrejta, duke thënë se do të pajtohej për bisedime indirekte nëse presidenti i SHBA-së heq dorë nga fushata e tij e “presionit maksimal”. Megjithatë, Trump pretendoi më 3 prill se ai mendon që Irani e ka ndryshuar qëndrimin e tij. Por, më 6 prill Ministria e Jashtme iraniane përsëriti po të njëjtin refuzim për bisedime të drejtpërdrejta.
Barrot tha se “prioriteti ynë” është që të arrihet një marrëveshje “që kufizon në mënyrë të qëndrueshme” programin bërthamor të Iranit dhe që një kufizim i tillë të mund të mbikëqyret.
Por, nga SHBA-ja kanë janë dhënë mesazhe kontradiktore, me të dërguarin e posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, që ka bërë thirrje për “shpërbërjen e plotë” të programit.
Fabian Hinz, hulumtues në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, tha se stërvitjet ushtarake të mbajtura së voni dhe zbulimi i bazave raketore sugjerojnë se Teherani e konsideron të besueshëm kërcënimin ushtarak. Rritja e pranisë ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme padyshim që ka ndikuar në këtë perceptim.
Ai i tha Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se një sulm ushtarak do të “blinte kohë” në vend se të shkatërronte aftësinë bërthamore të Iranit, pasi “dija nuk mund të bombardohet”.
Hinz argumentoi se nëse programi bërthamor i Iranit sulmohet, ai do të vazhdojë në mënyrë të fshehtë. Ai shtoi se identifikimi dhe shënjestrimi i zinxhirëve të furnizimit në Iran mund të “pengojë shumë programin bërthamor”.
Deklaratat e Larijanit, veçmas për zhvillimin e mundshëm të një bombe bërthamore, kanë nxitur një reagim të fuqishëm brenda Iranit.
Analisti reformist, Ahmad Zeidabadi, tha se Republika Islamike “vetëm po e bën më të vështirë situatën për vete dhe më të lehtë për Amerikën dhe Izraelin” kur zyrtarët tentojnë të lavdërohen për forcën ushtarake të Iranit dhe aftësinë për të armatosur programin bërthamor.
Ministri i Kulturës, Abbas Salehi, ka hedhur poshtë mundësinë që Irani të ketë armë bërthamore, duke insistuar se fatva (vendim fetar) e Khameneit kundër zhvillimit të armëve bërthamore nuk do të ndryshojë bazuar në çështjet aktuale sepse ajo është e rrënjosur “në parime fetare”.
Hinz tha se “nga perspektiva iraniane, do të kishte kuptim që të merreshin shumë seriozisht të gjitha veprimet e Trumpit sepse ai e ka vrarë një nga anëtarët më të lartë të regjimit”, duke iu referuar vrasjes së udhëheqësit të Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike, gjeneralit Qassem Soleimanit, më 2020./REL
donald trump SHBA- Frika e një lufte tregtare globale rëndoi shumë në tregjet aziatike të aksioneve, të cilat zgjer...
DIBËR- Ministria e Mbrojtjes ka sjell përditësim për gjendjen e motit të keq në vendin tonë. Në njoftim thuh...
TURQI- Lideri i opozitës zyrtare në Turqi, Ozgur Ozel, është hedhur në kundërsulm ndaj Presidentit amerikan Donald Tru...
SHBA- Një skenë tronditëse ka ndoshur ditën e sotme në qytetin e Nju Jorkut sot, teksa një burrë, sulmoi një grup f&eu...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu zhgënjimin e tij për mungesën e një përgjigjeje t&eu...
SHBA- Elon Musk, CEO i Tesla dhe një këshilltar i Presidentit Trump, shprehu shqetësimin për ndikimin e këtyre ta...
Foto ilustruese FRANCË- Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, e cila është dënuar me heqje të t&eu...
TURQI- Partia Popullore Republikane (CHP) e Turqisë ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme sot, të die...
SHBA- Indonezia dhe Tajvani, dy nga vendet e goditura nga tarifat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nuk do t&eum...
FRANCË- Parisi ndodhet në fazën e fundit të një periudhe parazgjedhore, ndërkohë që po zhvillohen tre tubime...