BOTA

Pa parti dhe fushatë në TikTok, Calin Georgescu fiton raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani

n.f Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2024, 16:42
Pa parti dhe fushatë në TikTok, Calin Georgescu fiton raundin e
Calin Georgescu

RUMANI- Calin Georgescu fitoi papritur raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani. Ky person pa parti, i ekstremit të djathtë dhe prorus, ishte i pranishëm thuajse vetëm në TikTok. "Befasi totale", "tronditje", "tërmet", "fund me atak kardiak": këto ishin disa nga thirjet e tmerruara që dilnin nga buzët e komentuesve të habitur në studiot televizive rumune mbrëmjen e së dielës, kur po aktualizoheshin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Sepse: një fondamentalist i djathtë dhe i krishterë ortodoks, praktikisht i injoruar nga politikanët dhe mediat kryesore, i cili e admiron Putinin po aq sa legjionarët rumunë fashistë të periudhës me luftërave, ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumanidhe askush nuk qe në gjendje ta parashikonte.

Calin Georgescu, i lindur në vitin 1962, me profesion inxhinjer agronomie, i pavarur, por aktiv në skenën e ekstremit të djathtë të Rumanisë prej disa vitesh, mori rreth 23% të votave në zgjedhjet presidenciale të së dielës (24.11.2024). Në sondazhet para zgjedhjeve për një kohë të gjatë ai nuk kishte luajtur thuajse asnjë rol dhe kohët e fundit kishte marrë nga katër deri në shtatë për qind. Ai nuk bëri fushatë të vërtetë elektorale, nuk kishte parti apo organizatë pas vetes dhe thuajse nuk ishte prezente në mediat tradicionale.

Në vend të kësaj, javët e fundit ai tërhoqi vëmendjen para së gjithash me video në TikTok, të cilat janë shpërndarë qindra mijëra herë. Në një thriller të vërtetë elektoral për vendin e dytë, kandidatja Elena Lasconi, e partisë reformiste liberale-progresive Bashkimi Shpëton Rumaninë(USR), mori 19.17% me një avantazh prej vetëm rreth 2000 votash.

Marcel Ciolacu, kryeministri aktual dhe kreu i Partisë Social Demokratike (PSD), ishte favorit në sondazhe dhe arriti në 19.15%. Është hera e parë që socialdemokratët paskomunistë, të cilët kanë dominuar peizazhin politik rumun që nga rënia e diktaturës dhe prej kohësh kanë tendencë të jenë populistë të krahut të djathtë, nuk kanë asnjë kandidat në një raund balotahi të zgjedhjeve presidenciale.

George Simion, president i partisë së ekstremit të djathtë Aleanca për Bashkimin e Rumanisë (AUR), doli në vendin e katërt me rreth 14%. Nacional-liberalët ranë në pak më pak se 9%. Në përgjithësi, sondazhet, praktikisht me përjashtim të rastit të disa kandidatëve të vegjël ishin tërësisht të pasakta.

"Sulmi ndaj Rumanisë ka filluar"


Komentatorët rumunë u treguan të tronditur natën e zgjedhjeve. Politologu i Bukureshtit Cristian Pirvulescu deklaroi në kanalin televiziv Digi24 se rezultati i zgjedhjeve tregoi hendekun e madh midis klasës politike rumune dhe shoqërisë rumune, pasi një e treta e votuesve kishin votuar për "kandidatët kundër sistemit". Është një "moment që peshon rëndë për Rumaninë" dhe një "sinjal i rëndësishëm alarmi". Rumania, sipas tij, është "gati të bjerë në humnerë".

Nga ana e tij, eksperti kushtetues Ioan Stanomir foli për një "spirale protestash të paparashikueshme" nëse politika tradicionale  për shkak të "paaftësisë dhe mediokritetit" ua lë fushën të lirë personave jokonformistë. "Humbësit e globalizimit kanë marrë hak," tha Stanomir. Gazetari Cristian Tudor Popescu, i njohur për formulimet e tij thumbuese, shkroi në Facebook të dielën në mbrëmje (24 nëntor 2024): "Sonte ka filluar pushtimi i Rumanisë nga Rusia”.

Deklarim në favor të tërheqjes nga BE dhe NATO


Kjo deklaratë nuk është aspak absurde, sa duket nëse i hedh një sy karrierës politike dhe deklaratave të Calin Georgescu-t. 62-vjeçari ka punuar për një kohë të gjatë në aparatin shtetëror rumun, përfshirë Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Jashtme. Pak më shumë se një dekadë më parë, ai shfaqej gjithnjë e më shumë në publik me botime dhe deklarata në të cilat përhapte pikëpamjet fondamentaliste kristian-ortodokse, të ekstremit të djathtë, antiperëndimore dhe proruse, si dhe teori konspirative.

Një periudhë kohe ai ishte anëtar i partisë së ekstremit të djathtë AUR, por u përplas me liderin e saj, George Simion, i cili fillimisht u konsiderua si favorit për raundin e dytë presidencial aktual. Georgescu ka qenë nën hetim penal që nga viti 2022 për glorifikim të Lëvizjes Legjionare profashiste, ortodokse dhe antisemite të periudhës mes luftërave dhe sepse e ka quajtur hero diktatorin rumun dhe aleatin e Hitlerit, Ion Antonescu. Në lidhje me Rusinë dhe luftën e saj kundër Ukrainës, Georgescu pohon se "Putini e do vendin e tij", se SHBA e kishin planifikuar dhe provokuar luftën në Ukrainë prej një kohë të gjatë dhe se "mençuria ruse është mundësia e Rumanisë". Georgescu deklarohet në favor të largimit të Rumanisë nga BE dhe NATO.

Mundësi të mira për kandidaten e moderuar


Në klipet e tij në TikTok, Georgescu përsërit slogane të tilla si: "Gjëja më e keqe nuk është se Rumania ka humbur tokë, pyje dhe industri. Ajo që i mungon më shumë Rumanisë është kulti i nderit dhe dinjitetit." Kjo të kujton fjalimin e legjionarëve të periudhës midis luftërave. Natën e djeshme të zgjedhjeve, Georgescu iu drejtua votuesve të tij me një mesazh të shkurtër fondamentalist-nacionalist të krishterë: në "të dielën e 30-të pas Pashkëve", populli rumun "qau për paqe" në një "klithmë vuajtjeje". Populli rumun po përjetonte "rilindjen e guximit për të qenë rumun", ai kishte votuar "të mos u gjunjëzuar, për të mos u pushtuar, për të mos u mënjanuar dhe për të mos u poshtëruar".

Megjithatë, është e pasigurt nëse Georgescu do të fitojë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale pas 14 ditësh: diskursi i tij është shumë ekstrem për shumicën e rumunëve dhe shumë votues mund të kenë votuar për të në raundin e parë thjesht në shenjë proteste dhe pa i njohur shumë nga pikëpamjet e tij.

Kandidatja e vendit të dytë, Elena Lasconi, kryetare e partisë Bashkimi Shpëto Rumaninë dhe kryetare bashkie e një qyteti të vogël në Rumaninë jugore, është ndoshta alternativa më e përshtatshme për shumë votues, pasi nga njëra anë ajo përfaqëson politikën e moderuar të majtë dhe konservatore dhe me pikëpamje djathtas qendrës, por nga ana tjetër, me partinë e saj USR, ajo përfaqëson gjithashtu një ndarje nga klasa politike e diskredituar dhe e rraskapitur rumune, e dominuar në dekadat e fundit nga socialdemokratët dhe liberalët nacionalë.

Zgjedhjet e para në botë në TikTok


USR lindi rreth një dekadë më parë si një parti protestuese progresive-liberale kundër korrupsionit dhe mungesës së reformave shtetërore në Rumani. Ka të ngjarë që Lasconi tani të përpiqet të paraqitet si "shpëtimtarja e Rumanisë" kundër një aventurieri politik që do ta zhyste vendin në kaos, në një mënyrë krejtësisht të paparashikuar bazuar në emrin e partisë.

Edhe pse shanset për këtë janë të mira, Rumania ndoshta do të analizojë për një kohë të gjatë trazirat historike të zgjedhjeve të së dielës. Sepse, ashtu si 35 vjet më parë, gjatë rënies së diktaturës së Çausheskut, Rumania përjetoi "tele-revolucionin" e parë në botë, revolucionin në televizor, tani mund të flasim për "zgjedhjet e para në TikTok" në botë. Është ende e paqartë se si janë shpërndarë qindra mijëra herë videot e Georgescut në TikTok në javët e fundit ose kush ka paguar për to.


Gazetari Florin Negrutiu ka deklaruar në televizionin Digi24 se është e nevojshme të sqarohet kjo çështje. Sipas Negrutiut, është e qartë se rezultati i zgjedhjeve është një "kombinim i tmerrshëm i disa faktorëve": "një njeri që është një udhëheqës mesianik dhe një konservë e Putinit, algoritme të mediave sociale dhe fabrika të boteve".

Rumania tani po pret me padurim zgjedhjet parlamentare të dielën e ardhshme (1 dhjetor 2024), për të cilat askush nuk guxon për momentin të bëjë parashikime të vlefshme përballë rezultateve të raundit të parë. Për publicistin Ion M. Ionita, megjithatë, një gjë është tashmë e qartë: "Politika tradicionale është fshirë tej praktikisht në Rumani. Ne jemi vendi i parë që kemi humbur luftën hibride të shpërthyer në rrjetet sociale."/DW

calin georgescu zgjedhjet ne rumani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan