Bulevardi i mbushur plot/ Protestuesit me pankarta në duar: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar
Sot në ditën e 105 të protestës, bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot. Kjo, pasi në mbështetje t&e...
Sot në ditën e 105 të protestës, bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot. Kjo, pasi në mbështetje t&e...
Personi i arrestuar në Greqi si kreu i grupit të trafikut të kokakinës nga Kolumbia përmes trëndafilave është Lulzim Cak...
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e GJKKO, Engert Pëllumbi, ka komentuar përplasjen e krijuar mes pushtetit ...
Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...
Një makinë e djegur u gjet mëngjesin e së shtunës në zonën e Volvës, rreth një orë larg Serresit në Greqi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama pat bërë në mars 20...
Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime t&eum...
Banorët e Memaliajt kishin dalë në rrugë për të protestuar kundër Reformës Administrative-Territoriale, ndërsa kr...

Donald Trump e bëri realitet kërcënimin e tij kundër Korporatës Britanike të Transmetimit BBC. Presidenti amerikan ka depozituar një padi me vlerë shumë miliardëshe kundër BBC-së. Dhe në të, Trumpi madje shkon edhe përtej kërcënimit të tij.
Derisa tani, qe folur për një shumë prej një deri në pesë miliardë dollarësh, tani ai kërkon dëmshpërblim prej dhjetë miliardë dollarësh. Kjo është e barabartë me rreth 8.5 miliardë euro. Padia u depozitua në një gjykatë shtetërore të Floridës.
Trumpi kërkon tani pesë miliardë dollarë nga BBC për secilën nga pikat e aktakuzës. Ai akuzon transmetuesin britanik për shpifje dhe për shkelje të një ligji mbi praktikat tregtare mashtruese dhe të padrejta.
BBC-ja e regjistroi paraqitjen e padisë prej Trumpit dhe përndryshe nuk merr pjesë në diskutim. "Ashtu siç e kemi bërë të qartë më parë, ne do të mbrohemi në këtë rast," tha transmetuesi. Nuk do të bëhen komente të tjera mbi procedurat ligjore në vazhdim.
Sfondi është dokumentari i vitit të kaluar i BBC-së "Trumpi: një shans i dytë?". Ai tregoi fragmente nga fjalimi i Trumpit më 6 janar 2021, dita e paharrueshme kur rezultati i zgjedhjeve presidenciale duhej të vulosej zyrtarisht në selinë e Kongresit në Uashington, gjë që mbështetësit e Trumpit u përpoqën ta parandalonin me forcë duke sulmuar Kapitolin.
Megjithatë, citatet nga fjalimi i Trumpit, u bashkuan në dokumentarin e BBC-së në një mënyrë që jepte përshtypjen se ai kishte nxitur drejtpërdrejt sulmin ndaj Kapitolit. Kjo në një kohë kur midis deklaratave të veçanta kaloi gati një orë, gjë që është një shkurtim i papastër nga ana gazetareske i fjalimit.
BBC-ja e përdori fjalimin e redaktuar për programin "Panorama". Ai u transmetua pak para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024, në të cilat Trumpi mundi demokraten Kamala Harris.
Republikani e akuzon rrjetin televiziv prestigjioz se në program paraqiti një imazh "të rremë, shpifës, mashtrues, njollosës, nxitës për kryengritje dhe keqdashës" për të. Ai thotë se rrjeti kishte dashur të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të SHBA dhe të ndikonte rezultatin kundër tij.
Program i kontestuar për sulmin ndaj Kapitolit
Për programin e saj, BBC-ja kishte bashkuar fragmente nga pjesë të ndryshme të fjalimit që Trump i mbajti mbështetësve të tij në atë kohë. Në atë ditë të janarit, Trump ishte ende president i Shteteve të Bashkuara, në fund të mandatit të tij të parë (2017-2021). Por kundërshtari i tij, demokrati Joe Biden, ishte gati të konfirmohej zyrtarisht si fitues i zgjedhjeve në Kapitol.
Trumpi, duke iu drejtuar mbështetësve të tij në një manifestim në natyrë pranë Kapitol-it, përsëriti pretendimin e hedhur poshtë vazhdimisht se i ishte vjedhur fitorja e zgjedhjeve përmes mashtrimit.
Në programin e diskutueshëm të BBC-së, Trump citohet të ketë thënë: "Do të shkojmë në Kapitol", sipas regjistrimit origjinal të presidentit në fillim të fragmentit të fjalimit. Dokumentari i BBC-së më pas bën një kërcim të madh dhe lë jashtë 55 minuta në të cilat Trump, ndër të tjera, bëri thirrje për një marsh "paqësor dhe patriotik" në mbështetje të anëtarëve republikanë të Kongresit. Në vend të kësaj, filmi vazhdon direkt me deklaratën e tij: "Dhe do të luftojmë pa u stepur" (fight like hell)."
Fakti është se, pas fjalimit, mbështetësit e Trump-it sulmuan selinë e Kapitolit, duke shkaktuar vdekjen e disa personave. BBC-ja i pranoi gabimet e saj si përgjigje ndaj kritikave të Trump-it. Pa qëllim, programi kishte krijuar përshtypjen se ky ishte një fragment i një fjalimi të pandërprerë. Kjo mund të krijonte përshtypjen se Trump kishte nxitur drejtpërdrejt dhunën. Transmetuesi gjithashtu i kërkoi atij falje.
Rasti u citua si arsyeja kryesore për dorëheqjen në nëntor të drejtorit të BBC, Tim Davie, dhe gazetares përgjegjëse për seksionin e lajmeve, Deborah Turness. Në padi, Trump akuzon transmetuesin për lënien jashtë të një pjese të rëndësishme të fjalimit të tij në mënyrë që të paraqesë qëllimisht deklaratat e shfaqura jashtë kontekstit.
BBC: asnjë bazë për një padi për shpifje
Ekipi ligjor i Trump-it kërcënoi BBC-në me një padi në një letër nëse transmetuesi nuk kërkonte falje, nuk tërhiqte programin dhe nuk paguante kompensim. BBC-ja deklaroi se programi nuk do të transmetohej më, por refuzoi të paguante ndonjë kompensim. Kompania mediatike nuk pa asnjë bazë për një padi për shpifje.
Trumpi tha të hënën në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë se do të padiste BBC-në sepse transmetuesi i kishte "atribuar fjalë të tmerrshme" atij. Sipas tij, ato që kishte thënë ishin "fjalë të mrekullueshme për atdheun dhe të gjitha gjërat e mira".
Në rastin e dokumentarit të BBC-së, afati për të depozituar një padi në gjykatat britanike skadoi më shumë se një vit më parë. Ekspertët ligjorë theksojnë vështirësitë e mundshme të depozitimit të një padie në Shtetet e Bashkuara, pasi dokumentari nuk u transmetua atje. Në padinë e Trump-it pretendohet se shikuesit në Shtetet e Bashkuara mund të shikojnë përmbajtjen origjinale të BBC-së përmes platformave të transmetimit streaming./DW
Për muaj të tërë, refreni në debatet e Brukselit dhe në fushatat zgjedhore kombëtare - veçanërisht populiste - ...
Në vitin 2025, Bashkimi Evropian shpenzoi një shumë rekord prej 27 miliardë eurosh për furnizime me armë në Kiev që ng...
Hungaria po bllokon dokumentin vjetor të Bashkimit Evropian mbi procesin e zgjerimit për shkak të refuzimit të saj për negociatat e a...
Naveed Akram, autori që mbijetoi nga maakra e së dielës në Bondi Beach në Sydney, është akuzuar për 59 vepra penale, p...
Prokurorët nga Zyra Kombëtare Kundër Korrupsionit e Rumanisë kanë arrestuar ish-ministrin e Transportit Alexandru-Rezvan Cuc nën...
Donald Trump ka njoftuar një “bllokadë totale dhe të plotë” të të gjitha cisternave të naftës që tran...
Shefi i shërbimit sekret izraelit Mossad, David Barnea, deklaroi sot se Izraeli ka përgjegjësinë të sigurojë që Irani t&eum...
Një pamje e pazakontë u pa nga kalimtarët në Regent Street, një nga rrugët më qendrore të Londrës. Fermerët br...
Një artikull i gjatë i Vanity Fair hedh dritë mbi rolin kyç të Susie Wiles, shefes së stafit të Shtëpis&eu...
Ndihma ushqimore në Afganistan po arrin vetëm 2.7% të popullsisë, tha IPC, e përkeqësuar nga një ekonomi e dobët, papun&...