I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
UASHINGTON – Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump urdhëroi të mërkurën agjencitë federale të ndërmarrin shkurtime masive të punonjësve federalë. Ndërkohë, drejtuesi i përpjekjeve për zvogëlimin e përmasave të qeverisë, Elon Musk, u zotua gjatë mbledhjes së parë të kabinetit Trump se do të ndërmarrë shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve të qeverisë.
Një memorandum i ri i administratës i udhëzon agjencitë të paraqesin planet brenda datës 13 mars për një “reduktim domethënës” të personelit federal. Dokumenti nuk detajon shifrat e shkurtimeve të dëshiruara.
Memorandumi, i nënshkruar nga drejtori për buxhetin në Shtëpinë e Bardhë, Russell Vought dhe drejtuesi në detyrë i Zyrës për Menaxhimin e Personelit, Charles Ezell, përfaqëson një përshkallëzim domethënës të fushatës së Presidentit Trump dhe zotit Musk për të zvogëluar përmasat e qeverisë.
Deri më tani, shkurtimet janë përqendruar tek punonjësit e rinj, në periudhë prove, të cilët kanë më pak eksperiencë në punën e tyre dhe gëzojnë mbrojtje më të vogël për vendin e punës. Raundi i ardhshëm do të përqendrohet tashmë tek masa më e gjerë e punonjësve civilë me përvojë të gjatë pune.
Gjatë takimit të kabinetit qeveritar, Presidenti Trump tha se Lee Zeldin, administratori i Agjencisë për Mbrojtjen Mjedisore, planifikon të shkurtojë deri në 65% të mbi 15 mijë punonjësve të agjencisë së tij.
Të martën, një burim nga departamenti që menaxhon tokat federale dhe burimet natyrore i tha agjencisë së lajmeve Reuters se struktura si Shërbimi i Peshkimit dhe Jetës së Egër, apo Byroja për Çështjet Indiane, duhet të përgatiten për shkurtime nga 10% deri në 40%.
Që nga marrja e detyrës së Presidentit Trump, rreth 100 mijë nga 2.3 milionë punonjësit civilë federalë janë shkarkuar, ose kanë dhënë dorëheqjen.
Presidenti Trump i dha zotit Musk një shenjë të jashtëzakonshme mbështetjeje për fushatën për shkurtimin e shpenzimeve, duke e ftuar të merrte pjesë në mbledhjen e qeverisë dhe të fliste për punën e Departamentit të tij për Efikasitetin e Qeverisë (DOGE), që mbikëqyr këto përpjekje. Departamenti DOGE nuk është në nivel ministre.
Zoti Musk shprehu besimin se mund të shkurtojë 1 trilion dollarë nga buxheti i këtij viti prej 6.7 trilionë dollarësh. Një objektiv i këtillë ambicioz ka gjasa të shoqërohej me ndërprerje domethënëse të programeve të qeverisë.
Pa këto shkurtime të thella të shpenzimeve, zoti Musk tha se “vendi do të shkojë de facto drejt falimentimit”.
Më vonë të mërkurën, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv ku udhëzohen agjencitë të bashkëpunonin me departamentin DOGE për të rishqyrtuar dhe ndërprerë të gjitha kontratat “e panevojshme”. Dokumenti gjithashtu udhëzon Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA), e cila menaxhon ndërtesat qeveritare, të krijojë një plan për shitjen e pronave të panevojshme.
Deri më tani, Presidenti Trump dhe zoti Musk nuk kanë arritur të ulin ritmin e shpenzimeve. Sipas një analize të agjencisë Reuters, qeveria shpenzoi 13% më shumë gjatë muajit të parë të mandatit të Presidentit Trump, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është përgjithësisht për shkak të interesit të lartë për borxhin dhe kostot e rritura për shëndetin dhe pensionet për një popullsi më të madhe në moshë të vjetër.
Presidenti Trump përsëriti premtimin e tij për të mos shkurtuar programet popullore për shëndetin dhe pensionet, të cilat janë sa gati gjysma e buxhetit.
“Nuk do t’i prekim”, tha Presidenti Trump.
Njëkohësisht, presidenti po e nxit Kongresin të mbajë në fuqi uljen e taksave të miratuar në vitin 2017, një prej arritjeve të mandatit të tij të parë. Kjo ulje taksash pritet të skadojë në fund të këtij viti. Komisioni për buxhetin vlerësoi se ulja e taksave nga viti 2017 i shtoi borxhit kombëtar 2.5 trilionë dollarë. Borxhi ka arritur tashmë në 36 trilionë dollarë. Vlerësohet se nëse ulja e taksave mbahet në fuqi, kostoja mund të jetë mbi 5 trilionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme.
Republikanët janë duke shqyrtuar shkurtime për programet e ndihmave për kujdesin shëndetësor dhe ndihmat ushqimore për shtresat e varfra, për të përballuar uljen e taksave. Nuk janë bërë të ditura megjithatë detaje për këtë.
Disa nga sekretarët e kabinetit qeveritar u kapën në befasi gjatë fundjavës kur punonjësit federalë morën një email ku u kërkohej të rendisnin arritjet e tyre gjatë javës, një kërkesë që zoti Musk tha se do të pasohej me shkarkime nga puna nëse nuk përmbushej.
Disa agjenci i udhëzuan punonjësit të mos i përgjigjeshin direktivës, duke shkaktuar disa ditë konfuzioni nëse zoti Musk dhe Presidenti Trump do ta zbatonin masën e shkarkimeve.
Elon Musk, personi më i pasur në botë, u tha anëtarëve të kabinetit qeveritar se email-i ishte një përpjekje për të mësuar nëse pagat e qeverisë u shkonin punonjësve realë.
“Mendojmë se ka një numër personash që paguhen nga qeveria dhe që janë të vdekur”, tha ai, pa ofruar ndonjë provë.
Presidenti Trump sugjeroi se rreth 1 milionë punonjës federalë që nuk i janë përgjigjur email-it të hartuar nga zoti Musk mund të jenë në rrezik të humbasin vendet e punës.
“Janë mbi flluskë”, tha ai, duke përdorur një shprehje që i referohet një situate me përfundim të pasigurt.
Reformimi i paprecedentë i qeverisë i drejtuar nga Presidenti Trump dhe zoti Musk ka ngrirë gjithashtu ndihmat për vendet e tjera dhe ka ndërprerë projektet e ndërtimit dhe punën kërkimore shkencore.
Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA), e cila menaxhon pronat e qeverisë, planifikon të ndërpresë 1,100 kontrata për hapësirat e godinave qeveritare deri në fund të vitit, sipas një personi të informuar për çështjen./VOA
SHBA- Figura kontroverse që ka ndikim në internet, Andrew Tate, dhe vëllai i tij janë nisur me avion drejt Shteteve të Bashkuara, duk...
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Industrisë së Naftës të Se...
SHBA- Diplomatët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia takohen më 27 shkurt në Stamboll për të diskutuar lidhur me mosmarrëveshjet q...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rublikën e tij në rrjetet sociale "Sy m'sy" u shpreh se&nb...
KOSOVË- Në vend të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, sulm i armatosur në Banjskë; në vend të pranimit ...
RUSI- Koreja e Veriut po dërgon trupa të reja në Rusi për të luftuar në frontin ukrainas, me vlerësimet që b...
keir starmer SHBA- Kryeministri i Britanisë, Sir Keir Starmer ka mbërritur në Uashington për bisedime me Presidentin amerikan Donald Tr...
foto ilustruese PRISHTINË- Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votim...
SHBA- Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ai dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të nënshkruajnë një marr...
SHBA- Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për mineralet e rralla, duke shënuar një ...