Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se dialogu që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian është e vetmja mënyrë për të arritur “stabilitet afatgjatë dhe të pakthyeshëm si dhe për të ulur tensionet në veri të Kosovës”.
KFOR tha se mirëpret përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të kthyer Kosovën dhe Serbinë në dialogun për normalizimin e raporteve.
“Ftojmë të gjitha palët që të bashkohen për shtensionimin e situatës dhe të përmbahen nga veprimet provokuese që janë kundër interesit të të gjithë njerëzve në Kosovë”, u tha në njoftimin e KFOR-it.
Ky mision tha se po vazhdon kontaktet dhe koordinimin me të gjithë bashkëbiseduesit lokalë dhe ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), me misionin e Kombeve të Bashkuara, UNMIK, me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me Ministrinë serbe të Mbrojtjes.
“KFOR vazhdon të jetë vigjilent dhe krejtësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij që derivon nga rezoluta 1244 e OKB-së për të ofruar mjedis dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha KFOR.
Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zhvilluan takime të ndara me ndërmjetësuesit evropianë të dialogut. Por, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha se këto takime nuk sollën rezultate.
Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore.
Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Ndërkaq, nga Beogradi është kërkuar që të sigurojë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet eventuale lokale.
Kurti ka paraqitur një plan prej pesë pikash që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por për mbajtjen e tyre, ai ka thënë se nevojitet shtet ligjor./REL
Artikuj te sugjeruar
BOTA
27 Qershor16:52
Senatorët, letër Bidenit: Tensionet në Kosovë rrezikojnë paqen në rajon
Një grup senatorësh amerikanë i kërkuan me anë të një letre presidentit Biden që të ushtrojë të gjith&e...
BOTA
27 Qershor16:21
Bullgaria miraton ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën
Qeveria e re pro perëndimore në Bullgari do të ofrojë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën në mënyr&e...
BOTA
27 Qershor15:00
Çfarë duhet të bëjmë nëse shohim një peshkaqen në plazh
Disa javë më parë, një video e tmerrshme u bë virale. Një peshkaqen sulmoi dhe vrau një turist rus në një plazh n...
BOTA
27 Qershor14:35
Shtriu gruan në shtrat teksa anija po fundosej, vdes aktori i Titanikut
Lew Palter, i cili ka luajtur në filmin “Titanic”, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.
Palter ishte diagnostikuar me kancer n&e...
BOTA
27 Qershor11:03
Çfarë po ndodh në Veriun e Kosovës? Lagja e boshnjakëve tronditet nga shpërthimet
KOSOVË- Një sulm me granatë është raportuar gjatë mbrëmjesë së djeshme në Mitrovicën e Veriut. Mjeti sh...
BOTA
27 Qershor11:01
Kryengritja e dështuar e 'Wagner'/ Putin mbledh krerët e sigurisë! Akuza ndaj Perëndimit: Duan që rusët të vrasin njëri-tjetrin
Në një fjalim drejtuar vendit, presidenti rus Vladimir Putin kritikoi organizatorët e rebelimit nga grupi Wagner duke i quajtur “tradhtar...
BOTA
26 Qershor18:00
Raportohet se hetimet penale ndaj Prigozhinit po vazhdojnë
Pas një rebelimi të armatosur të mercenarëve të Wagner-it, hetimet penale ndaj shefit të këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, en...
BOTA
26 Qershor11:41
Jep dorëheqjen shefja operative e TikTok
Shefja Operative e TikTok, Vanessa Pappas po jep dorëheqjen pas pesë vitesh me kompaninë që është në pronësi të B...
BOTA
26 Qershor11:26
Bie ndjeshëm vlera e rublës ruse
Rusia i ka hapur të hënën tregjet financiare, duke e tregtuar rublën në shkallën më të ulët në 15 muajt e fu...