Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
KOSOVË- Institucionet publike në Kosovë, duke përfshirë institucionet qeveritare, agjencitë e pavarura dhe institucionet e drejtësisë, nuk kanë platforma që informojnë siç duhet publikun për krimet e luftës dhe drejtësinë tranzicionale, arriti në përfundim një raport i BIRN i publikuar të mërkurën në Kosovë.
Kreshnik Gashi, kryeredaktor i BIRN dhe i Internews Kosova në gjuhën shqipe, Kallxo.com, dhe bashkëautor i raportit “Tjetri” që nuk ekziston, tha: “Nuk ka asnjë informacion për proceset gjyqësore në institucionet e drejtësisë së Kosovës (Këshilli Gjyqësor dhe Prokuroria e Kosovës) dhe nuk ka arkiv të procedurave në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, as të gjyqeve të UNMIK-ut dhe EULEX-it për krimet e luftës në Kosovë.”
Raporti analizoi publikimet e institucioneve publike dhe medias, punën në terren duke identifikuar memorialet e luftës dhe intervistat me të mbijetuarit nga tetori 2023 deri në mars 2024.
Një nga konkluzionet kryesore është se narrativat mono-etnike mbizotërojnë në raportimet e mediave lokale për drejtësinë tranzicionale, përkujtimoret dhe referimet për luftën e Kosovës nga politikanët, si dhe në memorialet.
BIRN vuri në dukje një shembull nga fshati Poterc i Epërm, në Pejë, ku 15 persona, 12 shqiptarë etnikë dhe tre ashkali, u vranë më 29 mars 1999 – por këta të fundit nuk u varrosën në kompleksin e dëshmorëve të luftës të fshatit, por ne varrezat e rregullta të fshatit.
Gashi shpjegoi se Kosova nuk ka një listë zyrtare të viktimave dhe i mungon dokumentacioni i duhur i krimeve të luftës. “I vetmi burim relevant i informacionit për numrin e viktimave nga lufta dhe dëmet në vend është Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë”, tha Gashi. Raporti arriti në përfundimin se kjo mungesë e informacionit zyrtar shpesh shton dezinformimin dhe informacionin jo të plotë në media.
Të dhënat e FDHK-së listojnë 13,535 viktima nga lufta e Kosovës, 10,812 prej të cilëve ishin shqiptarë etnikë, 2,197 serbë etnikë dhe 526 nga komunitetet e tjera etnike, duke përfshirë romë, ashkalinj, egjiptianë, boshnjakë dhe malazezë, ndër të tjerë.
Dusan Radakoviç, drejtor ekzekutiv i OJQ-së me qendër në Mitrovicën e Veriut, Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike, tha në prezantimin e raportit: “Nëse flasim për persona të zhdukur, flasim për 1,600 persona dhe jo për një numër të shqiptarëve apo serbëve. Politikanët po përpiqen të na përçajnë, por të flasim vetëm për shqiptarët ose vetëm për serbët nuk do të na japë një perspektivë për të ardhmen.”
“Ne nuk duhet t’i politizojmë ato (viktimat dhe krimet e luftës)”, shtoi ai.
Albulena Haxhiu, Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, i tha panelit gjatë prezantimit se “Kosova nuk ka pasur kurrë dokumentacion institucional të krimeve të luftës”, duke shpjeguar se Instituti i themeluar së fundmi për Krimet e kryera gjatë Luftës së Kosovës synon ta ndryshojë këtë.
Drejtori i Institutit, Atdhe Hetemi, tha se instituti ka mandat të dokumentojë krimet e luftës nga janari 1998 deri në qershor 2000.
Duke iu referuar kritikave ndaj Strategjisë së Kosovës për Drejtësi Tranzicionale, e cila është akuzuar se fokusohet në viktimat shqiptare të Kosovës, Haxhiu pohoi se gjuha e saj “nuk i referohet vetëm një komuniteti, por të gjithë viktimave”.
“Ne nuk mund ta ndryshojmë historinë, Serbia, regjimi i Sllobodan Millosheviçit kreu krime në Kosovë”, shtoi ajo.
Raporti i BIRN arriti në përfundimin se institucionet dhe mediat kanë bërë një përparim pozitiv duke u përpjekur të shmangin gjuhën që fajëson kolektivisht njërën palë për të gjitha krimet.
Besnik Hetemi, kryeprokurorit në detyrë i Kosovës, tha se prokuroria ka dokumentacion të krimeve të luftës, por për shkak të hetimeve dhe procedurave në vazhdim, ai nuk mund të publikohet.
Gashi ndërkohë kërkoi nga gjykatat dhe prokuroria që të bashkëpunojnë, ose duke pasur një platformë të përbashkët ku mund të publikojnë arkivat, ose të ndara, duke ndjekur precedentin ekzistues të GJPNJ-së./BalkanInsight
faton hajrizi SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç njoftoi pak më parë se autori i vrasjes së policit ...
TURQI- Një jaht ëdhtë përfshirë nga flakët në Turqi, ku si pasojë disja turistë kanë mbetur të plagosur...
Faton Hajrizi SERBIA- Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Da&ccedi...
Foto ilustruese KOSOVA- Kompania globale, Crowdstrike ka thënë se problemet kibernetike që janë shkaktuar të premten në gjith...
Donald dhe Melania SHBA- Melania dhe Ivanka Trump bënë një paraqitje të rrallë për të mbështetur ish-president...
Foto ilustruese BRITAN- Vijon kolapsi në disa shtete të botë si pasojë e mos funksionimit të të shërbimit të I...
Foto ilustruese BRITANI- Bankat e mëdha, mediat dhe linjat ajrore kanë pësuar aktualisht ndërprerje të mëdha të shë...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar të enjten vonë – sipas orës lokale - nominimin e republikan&eum...
Foto nga vendi i ngjarjes SHBA- Vetëm pesë ditë pasi i mbijetoi atentatit ndaj tij gjatë një tubimi elektoral, ish-presidenti Dona...
Christopher Cavoli SHBA- Përfundimi i luftës në Ukrainë mund të mos mjaftojë për t’i dhënë fund rrezikut...