Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Përfundimi i luftës në Ukrainë mund të mos mjaftojë për t’i dhënë fund rrezikut në Evropë apo edhe në Shtetet e Bashkuara, mendojnë disa diplomatë të lartë evroipanë, si dhe gjenerali më i lartë i forcave amerikane në Evropë. Duke folur të enjten në Forumin e Sigurisë në Aspen, të Kolorados, zyrtarët e përshkruan luftën dhe mbështetjen e vendeve të tyre për Ukrainën si të natyrës ekzistenciale, por thanë se një fitore e Ukrainës përballë forcave pushtuese ruse do të ishte vetëm fillimi.
“Rezultati në terren do të ishte jashtëzakonisht, jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha gjenerali amerikan Christopher Cavoli, i cili drejton Komandën Qendrore Amerikane dhe shërben si Komandanti Suprem i Forcave Aleate në NATO.
“Por, nuk mund të kemi iluzione”, tha gjenerali Cavoli. “Në përfundim të konfliktit në Ukrainë, sido që të përfundojë, do të kemi një problem shumë, shumë të madh me Rusinë...”
“Do të kemi një situatë ku Rusia po ringre forcat e saj ushtarake, është e gjendur në kufijtë e NATO-s, është e udhëhequr nga pothuajse të njëjtët persona si tani, dhe është e bindur se ne jemi kundërshtari, dhe është shumë, shumë e zemëruar”, tha ai.
Këshilltari gjerman për çështjet e jashtme dhe të sigurisë, u tregua gjithashtu i drejtpërdrejtë.
“Me dëshirën e Putinit po hyjmë në një fazë konflikti të gjatë dhe të zgjatur me Rusinë”, i tha Jens Plotner audiencës në Aspen.
“Manifestimi i saj më përgjakshëm për momentin, është lufta në Ukrainë. Por, qartazi nuk është e vetmja”, tha zoti Plotner. “Kemi parë aktivitet hibrid në mbarë Evropën. Kemi parë aktivitet hibrid në Shtetet e Bashkuara. Kemi parë Rusinë të shtrihet drejt Afrikës. Kemi parë Rusinë të ripërtërijë lidhjet me Teheranin, madje edhe më keq, me Phenianin”.
“Kështu që mendoj se të gjitha këto janë pjesë e pamjes më të madhe, ekzistencën e së cilës duhet ta vëmë në dukje”, tha ai.
Plotner nuk pranoi të komentojë rreth njoftimit të bërë këtë muaj fillimisht nga kanali televiziv CNN, për një komplot rus për të vrarë drejtuesin e kompanisë Rheinmetall, një ndër kompanitë kryesore gjermane në industrinë ushtarake. Ai tha megjithatë se janë bërë arrestime dhe agjencitë e sigurisë të Gjermanisë janë në gjendje të lartë gatishmërie.
“E dimë se komplotet që kemi arritur të ndalim nuk kanë qenë të fundit”, tha ai.
Rusia ka mohuar çdo përfshirje në komplotin për të vrarë drejtuesin e kompanisë Rheinmetall, duke i hedhur poshtë këto njoftime si të rreme.
“Njoftime të tilla nuk mund të merren seriozisht”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Gjermania dhe vendet e tjera evropiane kanë ngritur gjithnjë e më shumë shqetësime rreth rrjeteve të lidhura me Rusinë që punojnë për të zvogëluar mbështetjen për Ukrainën. Në prill, autoritetet gjermane arrestuan dy shtetas ruso-gjermanë me akuza për spiunazh, duke akuzuar se njëri prej tyre kishte rënë dakord të kryente sulme në objektet ushtarake amerikane për të sabotuar dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë.
Në fillim të këtij muaji, zyrtarët e inteligjencës amerikane pretenduan se Rusia po kërkon përsëri të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane me një përpjekje për të ndihmuar kandidatët që perceptohen si të favorshëm për Moskën, veçanërisht në lidhje me luftën në Ukrainë./ VOA
Foto ilustruese SHBA- Një burrë nga Xhorxhia u arrestua të enjten me akuza federale pasi kërcënoi se do të vriste drejtorin e...
FRANCË- Shtatë persona, përfshirë tre fëmijë dhe nënën e tyre, humbën jetën të enjten pasi një apa...
Foto ilustruese SHBA- 20-vjeçari nga Pensilvania që bëri atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump kishte në telefonin e tij fotogr...
ITALI- Një vajzë një vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali, pasi ishte mbyllur në një makinë...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përsëriti akuzat se Serbia dhe Rusia po vazhdojnë të tentojnë që të ...
SHBA- Në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee këtë javë, është shfaqur një trend i modës me nj&...
RAFAH- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka realizuar një vizitë të paparalajmëruar në jug të Gazës, disa dit&eu...
SHBA- I riu Thomas Matthew Crooks shkoi në vendin ku do të mbahej tubimi elektoral ish Presidentit Donald Trump, me një çantë t&eum...
SHBA- Të shqetësuar rreth aftësisë së presidentit Joe Biden për të fituar zgjedhjet këtë nëntor, demokrat&eu...
ITALI- Një gjykatë në Itali ka urdhëruar një gazetare që t'i paguajë 5,000 euro dëmshpërblim kryeministres, Giorg...