I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
GJERMANI- Bundestagu debatoi të mërkurën (29.11.) në një atmosferë të nxehtë për mënyrën e duhur të veprimit në politikën e azilit dhe të imigracionit. Debati u ndez nga lideri i opozitës konservatore, kreu i CDU-së, Friedrich Merz, i cili është një pretendent i fortë për t'u bërë kancelar i ri pas zgjedhjeve të reja në Bundestag më 23 shkurt. Grupi i tij parlamentar, i përbërë nga CDU dhe partia e saj simotër në Bavari, CSU, kishte paraqitur dy mocione në Bundestag që synonin ashpërsimin ndjeshëm të politikës së migrimit. Një nga mocionet u miratua me votat e AfD-së, e cila ka elementë të ekstremit të djathtë në disa nga radhët e saj, rasti i parë në historinë e parlamentit gjerman.
Scholz: "E drejta për azil është një mësim nga historia”
Në fillim të fjalës së tij, kancelari dukshëm i tensionuar Olaf Scholz (SPD) tha në deklaratën qeveritare se CDU dhe CSU po sulmonin thelbin e së drejtës së azilit me propozimet e tyre: "E drejta e azilit është gjithashtu përgjigje e drejtpërdrejtë për tmerrin e regjimit nazist. Në atë kohë, gjermanët dhe hebrenjtë evropianë u refuzuan në kufijtë e huaj. Mësimi i historisë është se kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë, dhe Gjermania nuk duhet të lejojë kurrë më të ndodhë". Scholzi i quajti të paligjshme planet e Merz-it. Kreu i CDU-së kishte hequr dorë "emocion e sipër" nga konsensusi për të mos bashkëpunuar me ekstremin e djathtë.
Merz: "Do të bëjmë atë që mendojmë se është e drejtë”
Kandidati për kancelar i CDU-së e kishte bërë të qartë ditët e fundit se do të pranonte edhe votat e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) për të miratuar propozimet. Ndër të tjera ai tha për ZDF: "Ne në grupin parlamentar unionist po bëjmë atë që besojmë se është e drejtë në këtë çështje. Dhe nëse AfD është dakord, atëherë është dakord. Nëse nuk është dakord, le ta lërë".
Debati u nxeh ditët e fundit me vrasjen në Aschaffenburg të Bavarisë, javën e kaluar, në të cilën dy persona, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, i vranë me thikë. Autori i dyshuar është arrestuar dhe është nga Afganistani. Ky akt i tmerrshëm është edhe një nga arsyet pse çështja e migrimit dhe azilit është aktualisht më e rëndësishmja në fushatën zgjedhore. Bundestagu i përkujtoi viktimat në fillim të debatit me një minutë heshtjeje.
Merz: Më në fund na duhen vendime efektive
Por si mund të forcohet siguria me AfD-në si siguruese të shumicës? Deri vonë, konservatorët në CDU dhe CSU kishin këmbëngulur se nuk do të bashkëpunonin në asnjë mënyrë me të djathtën ekstreme. Në fakt, CDU i kishte shtuar mocioneve një pasazh në të cilin kritikonte ashpër politikat e AfD-së.
Tani Merz-i i tha Bundestagut se pas sulmeve në Aschaffenburg dhe Magdeburg para Krishtlindjeve, politikanët më në fund duhet të veprojnë: "Nëse dhembshuria dhe simpatia pas sulmeve të tilla nuk do të degjenerojnë gjithnjë e më shumë në një ritual politik, atëherë ata duhen marrë më në fund, më e vonta pas Magdeburgut dhe Aschaffenburgut,vendime kundër fluksit të refugjatëve të paligjshëm në Gjermani dhe kundër qëndrimit të paligjshëm të refugjatëve në Gjermani."
Kishat: "Mos i denigroni në bllok të gjithë emigrantët”
Qasja e Merzit është kritikuar shumë edhe nga jashtë parlamentit, nga përfaqësuesit e kishës. Duke iu drejtuar drejtpërdrejt grupeve parlamentare në Bundestag, përfaqësuesit e kishave protestante dhe katolike të Berlinit thanë: "Ne jemi thellësisht të shqetësuar për kohën dhe tonin e debatit aktual". Ata vazhduan duke thënë se debati ka të ngjarë të "denigrojë të gjithë emigrantët që jetojnë në Gjermani dhe të nxisë paragjykimet”.
Shpërthyese situatën me dy mocionet e paraqitura nga konservatorët e bën fakti se që nga shpërbërja e koalicionit tre-partiak midis SPD, të Gjelbërve dhe FDP-së nëntorin e kaluar, qeveria e pakicës së kancelarit Scholz nuk ka më një shumicë në parlament. Por atë e kanë konservatorët, së bashku me AfD, FDP dhe Aleancën Sahra Wagenknecht (BSW). Pas votimit, Merz tha se i vinte keq për miratimin e AfD. Një mocion i dytë i paraqitur nga grupi i tij CDU/CSU u refuzua.
Kontrolle të përhershme dhe kthime pas
Mocioni i parë kërkonte, ndër të tjera, kontrolle të përhershme kufitare me të gjitha vendet fqinje dhe ndalim të hyrjes për të gjithë personat pa dokumente të vlefshme hyrjeje, edhe nëse shprehin dëshirën për mbrojtje. Ata që janë të detyruar të largohen nga vendi duhet të arrestohen dhe dëbimet duhet të bëhen në baza ditore, vazhdoi ai.
Në mocionin e dytë, CDU bëri thirrje për një "ndryshim në politikën e sigurisë kombëtare". Megjithatë, asnjë mocion nuk e detyron qeverinë federale të veprojë në përputhje me to.
E premtja në Bundestag: sërish çështja e azilit
Për një ashpërsim të ligjit CDU dhe CSU duan që Bundestagu të votojë të premten. Ky plan përfshin, ndër të tjera, kufizimin e imigrimit dhe përfundimin e bashkimit familjar për përfituesit e mbrojtjes subsidiare. Bëhet fjalë për persona që jetojnë në Gjermani, të cilëve nuk u është dhënë azil, por u lejohet të qëndrojnë në Gjermani për momentin për arsye të tjera.
AfD, FDP dhe këtë herë BSW kanë bërë të ditur se do të votojnë me "po”. Por ky ligj do të duhet të miratohet përfundimisht nga Bundesrati, përfaqësia e 16 landeve federale. Nëse do të ndodhë kjo është më se e pasigurt. Në çdo rast, Bundesrati nuk do ta diskutojë këtë çështje deri pas zgjedhjeve të reja më 23 shkurt./DW
foto ilustruese SHBA- Propozimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për t'i zhvendosur palestinez&eu...
Trump SHBA- Kompania Meta pranoi të paguante 25 milionë lekë dollarë për presidentin amerikan, Donald Trump&nb...
cifti rus SHBA- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me identitetet e 64 personave që ishin në bordin e avionit të American Ai...
ministri i jashtem turk dhe lideri sirian SIRI- Që nga fillimi i luftës civile siriane, Turqia ka pritur më shumë se tre milion&eu...
pamje nga perplasja SHBA- Të paktën tetëmbëdhjetë trupa janë gjetur të pajetë deri më tani pasi një ...
Sanders SHBA- Senatori Bernie Sanders i Vermontit gjatë seancës së djeshme të Senatit kërkoi Robert F. Kennedy Jr. që t&...
SHBA- Caroline Kennedy përmes një letre të martën paralajmëroi senatorët për kushëririn e saj, Robert F. Ken...
Kennedy Jr SHBA- Sekretar i shëndetit dhe shërbimeve njerëzore të Presidentit Donald Trump,Robert F. Kennedy Jr. në seanc&eum...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur në aeroportin e Uashingtonit mes një avioni dhe një heli...
SHBA- Demokratët e Senatit nxehën Robert F. Kennedy Jr. për deklaratat e tij të ndryshme të diskutueshme, duke përfshirë q&...