Ndotje në zemër të Alpeve/ Pamje skandaloze nga Valbona, grumbuj mbetjesh pranë lumit
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
AUSTRI- Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, e ka mandatuar të hënën liderin e Partisë së Lirisë (FPO), Herbert Kickl, të provojë ta formojë një qeveri të re, pasi javën e kaluar dështuan përpjekjet për formimin e qeverisë pa FPO-në.
Nëse Kickl ia del ta formojë qeverinë, atëherë Austria do të udhëhiqet nga një qeveri e ekstremit të djathtë për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Partia e Lirisë – parti kundër imigracionit dhe euroskeptike e cila i kundërshton sanksionet ndaj Rusisë – i fitoi zgjedhjet parlamentare në Austri në shtator.
Ajo i mori 28.8 për qind të votave, duke e lënë në vendin e dytë partinë konservatore të kancelarit në largim, Karl Nehammer, Partia e Popullit. Por, në tetor, presidenti Van der Bellen ia tha mundësinë e parë Nehammerit për ta formuar qeverinë e re, pasi partia e Nehammerit kishte thënë se nuk do të futej në koalicion qeverisës me Partinë e Lirisë përderisa Kickl është lider i saj, ndërsa partitë e tjera nuk pranonin fare të bashkëpunonin me Partinë e Lirisë.
Përpjekjet për të formuar aleancë qeveritare pa partinë e ekstremit të djathtë dështuan në ditët e para të vitit të ri dhe Nehammer njoftoi të shtunën se do të jepte dorëheqje. Partia e Popullit më pas la të kuptohej se mund të jetë e hapur për të bashkëpunuar me Kicklin.
Van der Bellen, pas një takimi rreth një orësh me Kicklin në pallatin presidencial të hënën, njoftoi se i ka dhënë udhëheqësit të Partisë së Lirisë detyrën për të mbajtur bisedime me Partinë e Popullit për ta formuar një qeveri të re.
"Unë nuk e mora vendim hap lehtësisht", tha presidenti. "Do të vazhdoj të sigurohem që parimet dhe rregullat e Kushtetutës sonë të respektohen dhe zbatohen siç duhet".
E djathta ekstreme dhe konservatorët kanë qeverisur së bashku më parë, por në rastet e mëparshme Partia e Lirisë ishte partneri i vogël në koalicion. Së fundmi, ata drejtuan Austrinë nga viti 2017 deri në vitin 2019, në një qeveri ku Kickl shërbeu si ministër i Brendshëm. Ajo qeveri ra pas një skandali në të cilin u përfshi lideri i atëhershëm i Partisë së Lirisë.
Nuk është e sigurt se bisedimet për koalicion mes së djathtës ekstreme dhe konservatorëve do të jenë të frytshme, por tani për tani nuk ka opsione të tjera reale në Parlament, dhe sondazhet tregojnë se zgjedhjet e reja mund ta forcojnë edhe më shumë Partinë e Lirisë.
Në programin e saj zgjedhor të titulluar “Fortesa Austri,” Partia e Lirisë bën thirrje për “riatdhesimin e të huajve të paftuar”, për krijimin e një kombi “më homogjen” duke kontrolluar rreptësishtë kufijtë dhe pezullimin e të drejtës për azil përmes një ligji emergjent.
Partia e Lirisë gjithashtu kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, është shumë kritike ndaj ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën dhe dëshiron të largohet nga iniciativa e mbrojtjes raketore, European Sky Shield, e nisur nga Gjermania. Kickl i ka kritikuar “elitat” në Bruksel dhe ka bërë thirrje që Austrisë t’i kthehen disa kompetenca nga Bashkimi Evropian./ REL
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi është shprehur se nuk mund të flitet për Asociacionin e...
SHBA- Kryeministri norvegjez, Jonas Gar Stere ka shprehur shqetësimin e tij për qëndrimet e miliarderit Elon Musk, në jetën poli...
KANADA- Nëntë viteve të Justin Trudeau si kryeministër kanadez po i vjen fundi pasi ai njoftoi se do të tërhiqet si lider i Part...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar ndalimin e shpimeve të reja të naftës dhe gazit në det të hapur përgjatë pj...
Foto KOSOVË- Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon e Europë. Shkalla e varfë...
SIRI- Universitetet në Siri, të cilat ishin mbyllur që nga tetë dhjetori për shkak të pasigurisë pas rënies së re...
Biden SHBA- Presidenti Joe Biden është zotuar se tranzicioni i pushtetit nga ai te Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të jetë i rreg...
foto ilustruese KOSOVË- Të hënën u hodh shorti për renditjen e partive politike në fletëvotimet e zgjedhjeve parlamentar...
justin trudeau KANADA- Kreyministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka njoftuar në një konferencë për mediat dorëheqjen nga posti ...
justin trudeau KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka thënë se parlamenti i vendit do të shpërndahet deri më 24 mars, deri...