Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
KOSOVË- Parlamenti Evropian (PE) nuk është sikur parlamentet kombëtare, por, megjithatë, duhet ta ketë një shumicë të nevojshme për të miratuar vendime. Zgjedhjet për këtë institucion me seli në Strasburg nisën më 6 qershor dhe do të mbarojnë më 9 qershor.
Ato zhvillohen në të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Shumica në PE që do të formohet pas tyre, do ta konfirmojë presidentin apo presidenten e Komisionit Evropian. Pastaj, për secilin komisionar veç e veç do të duhet të organizohet seanca dëgjimore, ku do t’i jepet besimi.
Grupet politike në Parlamentin Evropian formohen sipas ideologjisë së prioriteteve që i kanë. Ato reflektojnë, pak a shumë, qëndrimet e partive nacionale në një familje të përbashkët politike, në nivel evropian. Pos grupeve politike në PE, ekzistojnë edhe partitë politike në nivel të BE-së, që po ashtu bashkohen me programet e tyre.
Edhe tri partitë më të mëdha nga Kosova janë të angazhuara në mënyra të ndryshme - sipas statuteve të tyre - me partitë e orientimit të njëjtë evropian. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, është afruar me Partinë Socialiste Evropiane - parti e qendrës së majtë që në Parlamentin Evropian përfaqësohet nga grupi Socialistët dhe Demokratët (S&D).
Ky ishte grupi i dytë më i madh në përbërjen e deritashme të PE-së - me 139 deputetë. Në grupimin më të madh politik në Parlamentin Evropian, që është Partia Popullore Evropiane (PPE) - anëtare e asocuar është prej vitesh Lidhja Demokratike e Kosovës.
PPE kishte 176 deputetë në përbërjen e deritashme të PE-së. Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq, është anëtare e grupit liberal evropian, ALDE, i cili në PE përfaqësohet nga grupi Renew.
Në përbërjen e deritashme të PE-së, ky ishte grupimi i tretë më i madh me 102 deputetë. Mbështetja e partive dhe liderëve politikë nga një vend për partitë politike në vendet tjera në zgjedhje, nuk shihet si ndërhyrje në punët e brendshme.
Ky solidaritet partiak konsiderohet legjitim, por nuk duhet të përzihet me institucionet shtetërore. Kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e Partisë Socialiste Evropiane në Berlin bëri ftesë që të votohet për kandidatët e këtij grupi në zgjedhjet evropiane, ai e bëri këtë jo si kryeministër, por si lider i partisë, pra Lëvizjes Vetëvendosje, që është pjesë e asaj familjeje.
“Ishim në Berlin, në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë, ku, përkrah edhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, shprehëm mbështetjen për kandidatët socialdemokratë, Katarina Barley dhe Nicolas Schmit”, shkroi Kurti në rrjetet sociale pas kësaj konference.
“Vota për ta është e domosdoshme për mbrojtjen e vlerave e parimeve demokratike, të solidaritetit e të gjithë përfshirjes, të të drejtave të njeriut e sundimit të ligjit, të drejtësisë sociale e të pluralizmit politik. Këto janë të kërcënuara çdo ditë e më shumë nga rrymat e djathta radikale që tentojnë të na rikthejnë në periudhat e zymta dhe të errëta të shekullit të kaluar, por edhe nga parti të djathta që në vend se të distancohen, koketojnë me to”, tha po ashtu Kurti.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u përfshi po ashtu në fushatën për zgjedhjet evropiane nëpër vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani dhe Austri, ku kërkoi nga diaspora e Kosovës që t’i votojë kandidatët e PPE-së.
Ai tha se fitorja e qendrës së djathtë në zgjedhjet evropiane do të krijojë siguri edhe për Kosovën. Aktivë ishin edhe disa anëtarë të PDK-së, duke marrë pjesë në takimet e liberalëve evropianë. Angazhimi i politikanëve nga Kosova në fushatën zgjedhore për zgjedhjet evropiane shihet si i rëndësishëm edhe për shkak të rritjes së numrit të shqiptarëve nga vende të ndryshme në vendet e Bashkimit Evropian.
Vota e tyre në disa raste, madje, mund të jetë vendimtare. Partitë politike të Kosovës, sikur edhe ato nga vendet e tjera të rajonit, i shfrytëzojnë lidhjet me partitë e orientimit të njëjtë në Evropë edhe për mbrojtjen e interesave të vendeve të tyre.
Kjo ka ndihmuar që në Parlamentin Evropian, që nga përfundimi i luftës në Kosovë më 1999, të ketë mbështetje të madhe për të, si për liberalizimin e vizave, dialogun me Serbinë apo njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet mosnjohëse të BE-së: Greqia, Spanja, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia.
Në Parlamentin Evropian, rezolutat dhe raportet miratohen me shumicën e votave, andaj ky institucion i BE-së ka mundur të jetë më i favorshëm ndaj Kosovës sesa që është Këshilli i BE-së. Në këtë të fundit, për çështje të jashtme dhe të zgjerimit vendoset me konsensus të të gjitha vendeve anëtare.
Marre nga REL
FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron do të presë sot Volodymyyr Zelenskyy në Pallatin Élysée. Siç raporto...
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Kur...
Darien KOLUMBI- Pak më shumë se 170,000 emigrantë kaluan xhunglën e rrezikshme të Darien në kufirin natyror mes Kolumbis...
SHËN PETERSBURG- Presidenti i Republikës Serbe të Bosnje Hercegovinës u takua dje më 6 qershor, me presidentin rus Vladimir Putin. Ta...
FRANCË- Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në Francë, për të diskut...
Foto ilustruese KORE- Punëtorët e gjigantit teknologjik, Samsung Electronics, në Korenë e Jugut, e kanë nisur të premten grev...
Kurti KOSOVË- Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë së fundmi kanë zhvilluar një intervistë në nj&...
FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron njoftoi se do të dërgojë aeroplanë luftarakë Mirage në Ukrainë, si ...
SHAB- Presidenti amerikan Joe Biden tha se demokracia është më e kërcënuar tani se në çdo kohë në tetë dek...
Foto ilustruese GJERMANI- Misioni i ushtrisë gjermane në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë duhet të vazhdojë. Me rënd&e...