VIDEO/ Protestuesit ‘zënë mat’ Taulant Ballën: O hajdut, o kriminel
Qytetarët në protestë kanë ‘zënë mat’ kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ishte n&...
Qytetarët në protestë kanë ‘zënë mat’ kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ishte n&...
Arabia Saudite ka anuluar disa dërgesa të naftës së papërpunuar për klientët evropianë, të planifikuara për fu...
Vetëm një javë më parë, në kuadër të “Pranisë Besnike”, kryeministri Edi Rama u përcolli deputet&e...
Pesë interpelanca me ministra të qeverisë, disa projektligje dhe ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare pritet të ...
‘Përmes kompanive të kontrolluara nga Roni Efeti, ushtria shqiptare sot furnizohet me pajisje, teknologji dhe lëndë të parë ...
Pas shtrenjtimit të naftës në tregun me shumicë dhe pakicë, Partia Demokratike kërkon nga qeveria që të lehtësoj&...
Tom Holland ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke u ngjitur në krye të listës s...
Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi ësh...
Një grup turistësht raportohet se janë helmuar gjatë qëndrimit në ambientet e 'Premium Beach Hotel' në Golem. Ngjarja ka nd...
Luis de La Fuente është shumë pranë nënshkrimit të kontrarës së re me Federatën Spanjolle të futbollit. Traj...
Pas shqiptarit Luftar Hysa, SHBA ka vendosur sanksione edhe ndaj një trafikanti të njohur të kartelit të Sinaloas. Kështu raportojnë mediat meksikane. Bëhet fjalë për Ryan Wedding, një shtetas kanadez, që mendohet se trafikonte deri në 60 ton kokainë në vit. Në listën e sanksioneve bashkë me të janë edhe biznesmenë, ish-agjentë dhe gruaja e tij. Sipas FBI-së, Ryan Wedding ishte versioni modern i Escobar. FBI ka rritur edhe çmimin për kokën e tij nga 10 në 15 milionë dollarë.
Ryan Wedding, ish-atlet olimpik kanadez, i akuzuar për drejtimin e një prej rrjeteve më të mëdha të kokainës në botë, ka tani një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për kapjen e tij.
Zyrtarët federalë thanë se Ryan James Wedding, i cili ishte garues ‘snowboarder’ në Lojërat Olimpike Dimërore 2002 në Salt Lake City, ndërtoi një organizatë shumë-milionëshe të trafikut të drogës me Kartelin e Sinaloas dhe urdhëroi vrasjen e një dëshmitari në Kolumbi.
Wedding, 43 vjeç, figuron në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI-së që nga marsi. Të mërkurën, Departamenti i Shtetit rriti shpërblimin për kapjen e tij nga 10 në 15 milionë dollarë. Qeveria amerikane gjithashtu ofroi 2 milionë dollarë për informacione që çojnë në arrestimin e personave të përfshirë në vrasjen e dëshmitarit.
Ryan Wedding urdhëroi vrasjen e një dëshmitari bashkëpunues
Departamenti i Drejtësisë deklaroi se organizata e Wedding importonte rreth 60 tonë metrikë kokainë në vit në Los Angeles me kamionë gjysmë-rimorkio nga Meksika — afërsisht sa pesha e dyzet makinave standarde — përpara se ta dërgonte më pas edhe në veri, drejt Kanadasë.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Uashington, prokurorja e përgjithshme, Pamela Bondi, e quajti atë “shpërndarësin më të madh të kokainës në Kanada” dhe deklaroi se rrjeti i tij punonte “për të përmbytur komunitetet amerikane dhe kanadeze me kokainë të ardhur nga Kolumbia”.
Një aktakuzë e re, e paraqitur të mërkurën në Uashington dhe Los Angeles, shton akuza për manipulim dëshmitarësh, frikësim, vrasje, pastrim parash dhe trafik droge në një çështje që tashmë përfshin më shumë se 35 të pandehur.
Prokurorët thanë se, pas aktakuzës ndaj tij në vitin 2024, Wedding përdori një faqe kanadeze të quajtur The Dirty News për të publikuar fotografi të një dëshmitari bashkëpunues dhe të bashkëshortes së tij, me qëllim që t’i gjente. Në janarin e vitit pasues, dëshmitari, i cili pritej të dëshmonte kundër tij, u qëllua pesë herë në kokë ndërsa po hante në një restorant në Medellín. Gruaja e tij mbijetoi.
Bill Essayli, zëvendësprokurori i parë i Shteteve të Bashkuara për Distriktin Qendror të Kalifornisë, deklaroi se Wedding kishte ofruar një shpërblim për kokën e viktimës, duke besuar se vrasja do të rrëzonte çështjen dhe do të pengonte ekstradimin e tij në SHBA. Në vend të kësaj, sipas Essayli, ajo u shndërrua në një nga akuzat kryesore kundër tij.
FBI: Wedding është “një version modern i Pablo Escobar”
Autoritetet policore e përshkruan Wedding si të dhunshëm dhe të mbrojtur nga mercenarët e kartelit në Meksikë. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, e quajti atë “një version modern i Pablo Escobar”, dhe deklaroi se rasti pasqyronte “madhësinë dhe brutalitetin e një organizate globale të trafikut të drogës”.
Departamenti i Thesarit shpalli masa sanksionuese kundër Wedding, gruas së tij dhe 17 personave të tjerë — një grup individësh dhe entitetesh në Kanada, Meksikë dhe Kolumbi — të akuzuar për pastrim parash të ardhura nga trafiku i drogës dhe për fshehjen e operacioneve të tyre.
John K. Hurley, nënsekretar për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, deklaroi se masa kishte për qëllim “zbulimin e rrjetit të partnerëve dhe lehtësuesve pas Ryan Wedding” dhe pengimin e trafikantëve që të përfitojnë “duke helmuar komunitetet tona”.
Bondi theksoi se rasti pasqyron një përpjekje më të gjerë për të shkatërruar rrjetet transnacionale të trafikut të drogës. Në bashkëpunim me partnerët në Kanada, Meksikë dhe Kolumbi, autoritetet kanë sekuestruar më shumë se 13 milionë dollarë në pasuri dhe 3.2 milionë dollarë në kriptomonedha.
Gjykata e Bolonjës dënoi Giampiero Gualandi-n, 64 vjeç, ish-komandant i policisë lokale të Anzola nell'Emilia (Bologna), me burgim t&...
Bisedimet në samitin e klimës COP30 në Brazil u ndërprenë të enjten (20 nëntor) pasi një zjarr shpërtheu në ve...
Një ish-police e Bostonit në SHBA, e cila pretendonte se ishte shkarkuar padrejtësisht pasi kolegët e saj bënin shaka të pa...
Anija ruse e mbledhjes së inteligjencës "Yandar " (një emër që do të thotë "Qelibar") është gjetur përsër...
Volodymyr Zelensky ka marrë zyrtarisht një plan nga pala amerikane që mund të përshpejtojë përpjekjet diplomatike për t'...
Një ndërprerje e energjisë elektrike ndodhi këtë mëngjes në disa zona të Parisit, njoftoi në faqen e saj të ...
Ukraina përballet me sulme të ashpra ruse. Ndërkohë vijnë raportime nga mediat amerikane, se SHBA ka negociuar një plan paqeje m...
Mbrojtja Civile në Rripin e Gazës njoftoi sot se tre persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pas granatimev...
Rreth orëve të para të mëngjesit së hënës, më 20 nëntor 1979, me diellin që sapo ngrihej, Juhajman Al Otaibi...
Muzeu i Luvrit në Francë do të instalojë 100 kamera të jashtme deri në fund të vitit 2026, si pjesë e masave për ...